Unë jam Instagrami, po ti kush je?

Shej

Sirius

Monolog nga Robert Aliaj​


Unë jam instagrami. Jam facebook-u. Dal nga ty kur dua.
Unë.

Po ti? kush je ti?

Sa herë ke fshire një postim në instagram sepse nuk mori shumë likes? Sa here ke postuar një foto me shpresën që do e shohë një person i caktuar? Sa herë e hap Facebook-un për të kontrolluar a të është shtuar ndonjë friend?

Ndoshta nuk e ke kuptuar akoma, por, si gjithë brezi yt, ti je skllav i mediave sociale. Sepse rrjetet sociale mund të të ngrenë në piedestal, ose të të hedhin poshtë.
Në rrjetet sociale ti gjykohesh, paragjykohesh, tallesh, ekzaminohesh, përjashtohesh, ekzekutohesh, masakrohesh.

Pastaj është radha jote të gjykosh, paragjykosh, ekzaminosh e masakrosh dikë tjetër.

Pëlqimet dhe ndjekësit janë bërë më të rëndësishme se bisedat, ndjenjat dhe emocionet, sepse në epokën e rrjeteve sociale performanca, matet vetëm me pëlqime e like. kjo vlen njëlloj si për ty që je një adoleshent në një qytezë të humbur të Shqipërisë si dhe për atë që është kryeministër i Shqipërisë.

Sa më shumë kohë që kalojmë duke parë postime pa fund në ekranin e celularit, aq më shumë na pakësohet koha për të ndenjur me njeri tjetrin.
Tani nuk shihemi më në sy… sepse shihemi ne whatsapp… dhe në instagram. Rrjetet sociale janë gjëja më e rëndësishme që i ka ndodhur brezit të sotëm. Por dhe gjëja më e rrezikshme.

Sepse akoma nuk e dimë… do bëhemi ne Zoti i tyre, apo ato, Zoti jonë?!
1608280173564.png
 
Last edited by a moderator:

Jetmira

Antarë i Respektuar
E cme kujtove,sa here zihesha me dike shkruaja statuse me kunja.lool
E ai qe me shkruante ne inbox nese e kisha me te :p.
E une qe beja te ndershmen e te veshtiren.
loollool
Sa cerre :):)
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Une instagrami jam, i preferuari im nga te gjitha rrjeter sociale, por pa kto sjelljet qesharake dhe delirante (manine e lajkeve dhe postimeve te targetuara ndaj dikujt).
 

Desa

“The truth can be a bad choice for a wise man”
Unë jam fb i mbyllur dhe rihapur sa për të mbaj kontakte me njerëz që i kam vetëm aty. Jam insta që rrall e frekuentoj. Snap që nuk e di pse e kam hapur (mbase gënjej veten se jam e modës)😁. E do tjera që janë thjeshtë për të qenë afër me dikë, jo larg tyre.

p.s. të gjilla app i kam pa zë dhe pa lajmërime, mos i tregoni kuj 😬
Sa për forumin, s’kam ç’të shtoj. Shihet vet.
 
  • Puç
Reactions: MEe

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Une jam Kresha
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Kta personat qe jetojne per vemendje virtuale si honeps dot.
Ok te gjithe kemi nevoje per pak afeksion ama te harrosh jeten reale per kto lloj idiotsirash, qofshin ata qe jane.
Megjithate kjo eshte e keqja me e vogel se njerezit ca nuk shpikin per vemendje.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Kta personat qe jetojne per vemendje virtuale si honeps dot.
Ok te gjithe kemi nevoje per pak afeksion ama te harrosh jeten reale per kto lloj idiotsirash, qofshin ata qe jane.
Megjithate kjo eshte e keqja me e vogel se njerezit ca nuk shpikin per vemendje.
Po kur s’kerkon vemendje dhe prape ta japin, si i behet?
Nga nje kolege ne hall 😛🤣🤣
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Hem.se shoh aspak ne kete shkalle varesie.
Mjafton ti perdoresh jo ne forme paresore gjate dites.
Dhe duhet te jetojme per vete ,jo per hijet virtuale.
Por dua te cilsoj edhe dicka tjeter,ne jemi brezi qe do pargjykoje kete ndryshim,Per brezin qe po rritet dhe pas-ardhesin do jete nje forme pune,njohje,jete sociale etj etj.
Por sigurisht kur perdoret per gjera me vlere,jo per te vendosur foto duke ngrene makarona tere diten.
 

Sensual

Antarë i Respektuar
Instagrami jam kryesisht, por e perdor per te ndjekur faqe qe reklamojne e shesin artikuj te ndryshem. Jam pak facebook sa per te mos humbur lidhjet dhe forum jo aq intensivisht sa mos kem jete timen 😆😀
 

Baboon

Relax
Ne momentin qe nusja e axhes hapi fb 😒.. iku interesi.
Insta ishte interesant sa ishte i hapur .. per # Tag.. po ne momentin qe te zbulon po prap fisi .. sduhet gje .. e kshu . Ju rikthyem fv 🤨
Dy gjona :
a)
Shyqyr jom moshkËll (dmth s'pjell)
pa u çiftu...
b)
Shqyr prap moshkell dhe kur pi....
Forget about it 😜
P.S Shyqyr që menja osht në gjini femërore 🤣
 
Top