Unë jam një njeri si ju, rrotë k*…jam dhe unë



Tomorr Alizoti u prezantua dy ditë më parë me strukturat e PD në Berat dhe mbajti përpara të rinjve një fjalim motivues.

Videon, e bëri publike vetë Alizoti në rrjetet e veta sociale, por ndoshta nga “gafat” e thëna në atë takim, u detyrua shumë shpejt ta fshijë. Neësbomb.al ka siguruar videon e fjalimit të Alizotit përpara të rinjve, ku ai flet për angazhim të të rinjve dhe mbushje të kutive në votime, sepse sipas tij, çdokush do të vlerësohet nga sa vota do marrë në zgjedhje.

Alizoti është munduar të flasë në një gjuhë të thjeshtë, por ka bërë edhe gafa, ndërkohë që po filmohej, në një fjalim që për publikun, nuk do ishte shumë I pranueshëm.

Unë jam një njeri si ju, rrotë k*…jam dhe unë, mirë do ishte të isha milioner por nuk jam” tha ai që në fillim të fjalës së vet.

“Kutitë që do jenë plot, do kenë përparësi në PD” tha Alizoti ndërsa u kujtoi të rinjve dhe mënyrën sesi operonte Jul Cezari që priste tek dera njerëzit në bazë të votave.

Më pas ai deklaroi se nëse Edi Rama do të ishte kryeministër në 26 prill, ai do u turrej të rinjve të PD së bashku me policinë.

Pjesë nga fjalimi i Tomorr Alizotit në prezantim:

Parësore është dilni kapni këdo që njihni, mos humbni kohë nëpër kafene duke bërë analiza a është Alizoti burrë i mirë apo është burrë i keq. Se në fund ju do ngelni pa një pare në xhep.

Dilni, sepse unë jam një njeri si ju, rrotë k*** jam dhe unë, mirë do ishte të isha milioner por nuk jam. Dhe e di në c’fazë jeni ju. Unë ju jap vetëm besën që po fituam, hapësirat tona janë maksimale. Është bërë analiza, ose motoja ime, parrulla ime ka qene: kutitë që do jenë plot, do kenë përparësi në Partinë Demokratike. Kush mbush kutitë…madje po bëjmë pak histori, që në kohën e Jul Cezarit kur ishte perandor, i priste njerëzit tek dera në bazë të votave. Kush kishte më shumë, ishte në rresht të parë. Dilni ju në rresht të parë, që nesër të shkojmë te kryetari i PD që të kërkojmë hapësira për demokratët dhe për shqiptarët.

Nuk ka kohë fare. Kemi ndjenjur të gjithë ne rrugëve. Këto dy muaj ia japim hakun rrugëve për të ardhmen tonë. Mendojeni seriozisht: situata është kritike, Edi Rama është një njeri negativ, por me taktika brilante. Të mos e lejojmë.

Mendojeni veten më 26 prill, do jetë Ed Rama prapë kryeministër. Ca do bëni ju? E di si do ju turret ju kryetari i bashkisë? E di si do ju turret juve ai , policia që vjen vërdallë?

Turruni sot, sot sepse ne kemi shancin, ta thyejmë në mes atë, dhe ta shkrijmë atë, sepse nëse Blendi Klosi do me bë miliona, ne luftojmë për punë.

Ai lufton për të ruajtur milionat e eurove që ne si kemi kemi parë në ëndërr”
.

Marre nga newsbomb.al
 
Besoj qe ka than rrogtar jo rrote k*** por nese ka then ashtu shtrohet pytja grate qe ishin aty ca i bie qe te jene? 🤔🤔🙄🙄😂😂
 
Gje me te neveritshme se gazetaria kur perdoret per dashakeqesi, per manipulime, per degjenerim nuk ka.

Dhe sa i perket fjaleve te tij, qe s'ja kam haberin fare kush eshte ky, ama ka thene rrogtar sigurisht deshmon ca kazani madh plehrash eshte vertet gazetaria.

Vetem se deri diku je e detyruar te dish cpo ndodh rreth e rrotull ama me eshte shpifur cdo gje qe shkruhet ne portalet shqiptare. titujt manipulues, tekste boshe, akuza te rrema pa fakte. (po flas ne pergjithsi tani). na rrofte fjala e lire. Lol
 
Top