“Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë”

Vilma Dule punonte si menaxhere burimesh njerëzore katër vite më parë kur u sulmua me acid nga një burrë. Ngjarja e 27 gushtit 2013 i la asaj dëme të pariparueshme, por Vilma ka vendosur që të mos mposhtet nga fatkeqësia dhe të luftojë për jetën.
vilma-dule-scaled.jpg


Ajo thotë se sot është një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet sepse nuk ka më frikë.


“4 vjet më parë, më 27 gusht 2013, një burrë më sulmoi me acid teksa po dilja nga shtëpia për të vajtur në punë. Ishin të shumtë ata që mendonin se s’do t’ia dilja të ringrihesha pas kësaj goditjeje të rëndë. Nuk e mohoj, e kam menduar dhe vetë ndonjëherë këtë gjë. Por, sa herë që isha gati të dorëzohesha, i kujtoja vetes se sa e bukur ishte dhurata e të rilindurit për herë të dytë dhe që nuk duhej ta ‘shpërdoroja’ duke u ankuar e duke qarë për fatin tim të hidhur. Përkundrazi, duhej të luftoja për të ndryshuar pikërisht atë, rrjedhën e Fatit. Sot, pas 4 vitesh, jam një Grua e vetëdijshme për forcën e saj, sepse e di që limitet e vërteta janë ata që ne i vendosim vetë vetes. Sot, jam një grua që nuk ka më dëshirë të fshihet, sepse nuk ka më frikë. Sot, jam një Grua që ka zgjedhur të mos frikësohet nga stereotipet e bukurisë, sepse e di se bukuria e vërtetë i përket atij që ka një shpirt të pastër dhe që është në paqe me ndërgjegjen e vet. Sot, jam një grua që i dashuron vragat në fytyrë sikur të ishin rrënjët e saj. Unë jam Vilma Dule dhe kjo është historia e një gruaje që nuk u dorëzua kurrë”.

burimi:://politiko.al/
 
Duhet te vrasim demonet qe kemi ne brendi ...e pastaj nuk ke frik nga askush e asgje .
Dhimbja na ben plagosshem por sherimi na ben te pamposhtur.
 
Oh sa dhimbje kam djere per Vilmen ne momentin qe i ndodhi ajo qe i ndodhi.
Ka ndricuar gjithmone dhe vazhdon te ndricoj me plot besim dhe kembengulje ne gjerat qe ben.
E bukura ngelet e bukur🥰
 
Top