United harron makthin e javës së kaluar, fiton bindshëm kundër Tottenham

Manchester United la pas humbjen historike kundër Liverpool të pësuar javën e kaluar (5-0 në Old Trafford), duke fituar bindshëm 3-0 kundër Tottenham në Londër.
Cristiano Ronaldo ishte protagonist me një gol dhe një asist për “Djajtë e Kuq”. Portugezi shënoi golin e parë të ndeshjes në të 39’, me një gjuajtje të bukur brenda zonës, falë edhe një pasimi spektakolar të Fernandes.
Në pjesën e dytë, Ronaldo ishte në rolin e asistuesit, kur nxori të lirë Edinson Cavani-n që me qetësi dyfishoi rezultatin për të tijtë. Marcus Rashord shuajti çdo shpresë të Tottenham katër minuta para fundit të kohës së rregullt, kur u nxor i lirë nga Matic në krah të majtë dhe nuk gaboi para Lloris.
United ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në vend të pestë të renditjes, me vetëm 5 fitore në 10 ndeshje të luajtura deri tani në Premier League.

A2news.com
 

Attachments

  • 1635614788718_lc_galleryImage_Soccer_Football_Premier_L.jpg
    1635614788718_lc_galleryImage_Soccer_Football_Premier_L.jpg
    47.3 KB · Shikime: 0
Top