Universet paralele,teori a po nje realitet i pazbuluar..?

Me kalimin e kohes, duke jetuar ne planetin Toke, ne vazhdimisht zbulojme me shume gjera ne lidhje me universin. Shume kohe me pare mendohej se Toka ishte e sheshte.

r9800157-parallel_universe-spl-300x256.jpg


Po te lundroje shume larg do te bije ne hapesire. Nderkohe qe etja jone per njohuri arriti kulmin, mbizoteronte mendimi qe ne ishim qendra e universit. Megjithate, sa me shume qe mesojme, aq me shume e kuptojme se sa pak dime. Shume shkencetare besojne ne teorine e Big Bang, qe do te thote qe universi u krijua nga reaksioni i gjerave te cilat kane levizur me drejtim per jashte pas nje shperthimi gjigand. Pra, teknikisht, Big Bang nenkupton veprimet qe vijne si pasoje e nje ngjarjeje te ndodhur menjehere perpara tij.

Teoria e Universit Paralel dhe Shkenca


Nje fizikant me emrin Alan Guth, u shfaq me nje teori per universe paralele, te bazuar ne shume vezhgime. Referencat e teorise se tij jane quajtur universi inflacionist ose teoria inflacioniste e kozmologjise. Profesori Guth eshte aktualisht Profesor ne Institutin e Teknologjise ne Massachusetts. Shume prej kolegeve te Profesorit Guth mendojne qe teoria e tij eshte e sakte. Guth beson se qe kur universi filloi, ne vend te terheqjes gravitacionale per te mbajtur gjerat te bashkuara, ndodhi lloj i kundert graviteti qe i shtynte ato larg njera tjetres, duke krijuar nje “vakuum fals”. Duke qene se shkencetaret kane arritur ne rezultatin qe bota jone eshte duke u zgjeruar vazhdimisht, kjo teori duket shume bindese.

Nje pjese tjeter e teorise eshte se Guth pretendon qe ne kohen e Big Bang, “vakumi fals” filloi te prishej duke krijuar sasi te jashtezakonshme grimcash. Keto grimca jane te njejta si ato qe krijuan universin tone. Sipas kesaj teorie, universi eshte shume me i gjere nga sa mund ta kishim parashikuar. Nese kjo teori eshte e vertete, keto grimca u bene ‘flluska’, pikerisht ashtu si flluska qe Guth mendon qe ishte pikenisja e universit tone. Sa me shume te prishet “vakumi fals”, aq me shume flluska krijohen. Nese kjo teori mahnitese eshte e vertete, do te provohej ekzistenca e shume universeve, te cilet te gjithe do te kene te njejtat karakteristika dhe do t’u binden te njejtave ligje fizike si universi jone. Por, duke qene se kjo teori nuk mund te vertetohet plotesisht, ka shume spekullime mbi permbajtjen e ketyre universeve te tjere.

Ka dy ide te ndryshme mbi permbajtjen e ketyre universeve te ndryshem.

1- Ideja e pare eshte qe keto universe jane te njejta ne materie dhe ne ligjet fizike si universi jone. Megjithate, per shkak te ndryshimit te gradeve ne te cilat ato jane krijuar, keto bote te tjera mund te kene cdo kombinim te mundshem te grimcave. Me fjale te tjera, keto bote do te operonin me te njejtat parime, por do te kishin cdo kombinim te mundeshme qe ekziston. Per shembull, oqeanet do te ishin atje ku jane kontinentet tona ose e kunderta, etj.

2- Ideja e dyte eshte qe botet e tjera do te ishin potencialisht te ndryshme pasi ato mund te mos operojne ne te njejten menyre me boten tone.

Nderkohe qe te dyja keto ide jane bindese, ideja e pare lejon besimin ne universet paralele, dhe ne idene qe cdo njeri mund te ekzistoje ne te njejten kohe ne me shume se nje vend. Nese ne do te kishim fuqine qe te udhetonim ne keto univese te tjera, do te ishim te afte qe te takonim vetvetet e tjere. Megjithese kjo eshte nje gje vertet e cuditshme per tu menduar, ju mund te imagjinoni edhe vete mundesite qe do te krijoheshin nese nje udhetim i tille do te ishte i mundur. Nese qeniet tuaja do te takoheshin me njera tjetren dhe do te ndanin eksperiencat, mendoni per inteligjencen dhe njohurite qe do te mund te merrnit. Secili do te kishte eksperienca te ndryshme dhe rezultate te ndryshme. Ne nje bote ju mund te ishit nje doktor, ne nje bote tjeret nje politikan, ne nje tjeter nje person i varur nga droga. Mundesite do te ishin virtualisht te pafundme.

Edhe pse ka njerez qe pretendojne se mund te kapercejne nga nje univers ne tjetrin, nuk ka asgje te verifikuar dhe keta njerez nuk mund te paraqesin prova. Por ndoshta ne te ardhmen keto pikepyetje nuk do te ekzistojne me.
kuriozitete-enigma
 
Top