Universitetet, kuotat e pranimit për 2010-n

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Rritje e pranimeve me 11%, kërkohet vendosja e internetit në universitete, përkthimi i teksteve

Pas provimeve të maturës, vëmendja kryesore e maturantëve dhe familjarëve të tyre është lidhur me kuotat e pranimeve në universitete. Dje është publikuar numri i kuotave të propozuara dhe të miratuara në vija të trasha në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Janë plot 21725 kuota pranimi në universitetet në të gjithë vendin për vitin akademik 2010-2011. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Arsimit dhe Këshilli i Ministrave, i cili ka miratuar në parim këtë shifër, propozim i dekanateve në universitetet shqiptare. Sipas bilancit, duke krahasuar kuotat e pranimeve nga viti në vit, për 2010-n kemi një rritje të pranimeve me rreth 11 për qind. Mendohet që kuotat do të jenë përfundimtare, megjithatë të drejtën për të bërë shtesa apo për miratimin e të drejtave të tjera të studimit, e ka vetëm ministri i Arsimit apo iniciativat e nisura prej tij. Nga ana tjetër, sipas diskutimeve të bëra dje në mbledhjen e qeverisë, nuk do të ketë ndryshim të tarifës së shkollimit. Ajo do të jetë e njëjtë si vitin që lamë pas dhe nuk do të ketë as ulje dhe as rritje. Projektvendimi i kuotave të pranimit të studentëve në universitete, si dhe i pikave një për një, mendohet se do të miratohet nga qeveria javën e ardhshme.
Degët me më shumë kuota

Për vitin e ri akademik, dega e Gjuhë Letërsisë do të ketë 550 kuota, Anglishtja 680 kuota, 790 kuota në degën e Drejtësisë, 710 në Teknologjinë e Informacionit, 980 në Financë dhe Kontabilitet.
Ashtu siç ka theksuar në mbledhjen e qeverisë edhe Kryeministri, ka një rritje të kuotave në degën e Anglishtes dhe Teknologjisë së Informacionit. Po ashtu, më shumë kuota këtë vit janë propozuar në degën Financë-Kontabilitet, në Drejtësi, Gjuhë Letërsi, por edhe në degën e Fizikës, me plot 300 pranime. 190 të drejta studimi janë shpërndarë në degën e Historisë, Gjeografisë dhe Histori-Gjeografisë.
Detyrat

Para nisjes së vitit të ri akademik dhe para miratimit nen për nen të projektvendimit për kuotat, pranimet dhe tarifat në arsimin e lartë, Kryeministri Sali Berisha ka lënë disa detyra për t’u parë me vëmendje nga ana e dikasterit të arsimit. Konkretisht kërkohet nga Ministria e Arsimit të gjejë mundësitë si dhe të japë të gjithë asistencën e nevojshme për krijimin e infrastrukturës me internet në të gjitha institucionet e arsimit të lartë. Po ashtu kërkohet nga Ministria e Arsimit të marrë të gjitha masat për nisjen e punës për përkthimin e botimeve dhe hapjes së tregut të teksteve me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë.

Të gjitha këto detyra janë për t’u plotësuar para nisjes së vitit akademik, ndërkohë që Ministria e Arsimit do të jetë edhe më e angazhuara në këto muaj të verës, kur po kujdeset si për rezultatet e maturës shtetërore, ashtu edhe reformën në arsim, verifikimet e mësuesve të arsimit parauniversitar, si dhe realizimin e ndryshimeve e sjelljen e risive deri në muajin shtator.
Shqip
 
Top