Ura Vajgurore bën revolucion me emrin

Abisi

Larguar✌


nor7_orig.jpg
kalaja-e-dimalit-foto-e-azizolli_orig.jpg


Ura Vajgurore finalizoi të gjitha proçedurat për të pasur një emër antik.
Tashmë quhet Dimal si ish qyteza e famshme ilire që gjendet në njësinë e sotme administrative.

Dimali ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake. Simboli i qytetit ka qënë djaloshi Dimal, i cili ishte kampion i lojrave të organizuara. Fiset që e kanë banuar më shumë kanë qënë Taulantet , Parthinët e më tej Ardianët gjatë regjimit të Teutës derisa u bë pjesë e protektoratit Romak. Sot është një sit arkeologjik i rrënuar por që thith gjithmonë turistë vendas edhe të huaj.

Nisma për ndryshimin e emrit mund të shërbejë si shembull për shumë zona të tjera me të njëjtën situatë historike.


GNA-George News Albania
 
Top