Urdhëroi përdorimin e armëve kimike në Mariupol, zhduket komandanti i lartë rus

Urdhëroi përdorimin e armëve kimike në Mariupol, zhduket komandanti i lartë rus​

1650131335829.png
Zyra e Inteligjencës së Ministrisë të Mbrojtjes së Ukrainës njoftoi se është zhdukur komandanti i lartë rus, Eduard Basurin.

Sipas Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Basurina ishte komandanti që urdhëroi shfrytëzimin e armëve kimike në Mariupol.

“Ky është vetëm një vazhdim i represionit kundër komandantëve të ushtrisë ruse, të cilët nuk arritën të zhvillonin planin origjinal për pushtimin e Ukrainës.Fati i mëtejshëm i ish-komandantit nuk dihet”, shkruan më tutje në njoftimin e autoriteteve ukrainase.

Ky nuk është rasti i vetëm i fatit të komandantëve që nuk sjellin rezultatet e kërkuar prej Rusisë.

Basurina është zëvendëskomandanti i Korpusit të Mbrojtjes të ashtuquajturës Republikës Popullore të Donetskut.

Top Channel
 
Top