Uria për gazin rus, Greqia firmos projektin 10 miliardë euro

Bilderberg

Anëtar i ri
Uria për gazin rus, Greqia firmos projektin 10 miliardë euro


“Greqia kthehet në kryqëzimin më të rëndësishëm të transportit të lëndëve djegëse dhe energjisë botërore”. Këtë deklaratë e ka bërë kreu i qeverisë greke, Kostas Karamanlis, pak përpara se të nisej në drejtim të Moskës, ku Greqia ka firmosur dy ditë më parë me Rusinë ndërtimin e një gazsjellësi me një vlerë totale prej 10 miliardë eurosh.
Kryeministri grek Karamanlis dhe presidenti rus, Vladimir Putin, firmosën kështu marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit "South Stream". Bëhet fjalë për një ndër marrëveshjet më të mëdha në fushën energjetike që është firmosur vitet e fundit. Ceremonia u zhvillua në Kremlin, në praninë e ministrave të Jashtëm dhe Energjetikës të dy vendeve. Në marrëveshjen me rusët, grekët presin që të përfitojnë gaz me çmim të ulët, ndërsa përfitimet janë edhe në taksat e transitit për gazin që kalon në territorin e tyre për në pjesën tjetër të BE-së. Gazsjellësi "South Stream" (Rruga e Jugut) do të ketë dy degëzime. Ai fillon në Kaspik, kalon nën detin me të njëjtin emër, hyn në territorin bullgar dhe degëzohet në dy drejtime. Njëra degë e tij do të fillojë në Bullgari, kalon në veriun e Greqisë dhe nën det do të transportojë gaz në Itali. Dega tjetër e tij, nëpërmjet Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë përfundon në Austri. Pala ruse njoftoi se ka firmosur marrëveshje me të gjitha vendet në të cilat do të kalojnë tubacionet e gazsjellësit. Marrëveshja do të zgjatë 30 vjet, ndërsa sasia e gazit të transportuar llogaritet të jetë 10 miliardë metër/kub në vit. Sipas ministrit grek të Energjisë, Kristos Folias, kjo është një ndër kontratat më fitimprurëse që janë nënshkruar ndonjëherë. Përfitimet për palën greke llogariten në disa miliardë euro. Kompanitë ruse "Gazprom" dhe ajo italiane "Eni" do të jenë edhe ndërtuesit e kësaj vepre që kap një investim kolosal dhe ka një rëndësi të madhe ekonomike për të gjithë Evropën. Mësohet se pala ruse ka propozuar që në krye të konsorciumit që do të administrojë këtë gazsjellës të jetë ish-kryeministri italian, Romano Prodi. Projekti "South Stream" shihet nga ana e specialistëve si rival i drejtpërdrejtë i projektit tjetër për ndërtimin e gazsjellësit "Nabuço". Sipas projektit "Nabuço" që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa dërrmuese e vendeve të BE-së, gazi do të vinte nga Azerbajxhani nëpërmjet Turqisë, për në jug të Europës, duke pasur një diversifikim të lëndëve të para nga Rusia.


1 Maj 2008 GAZETA ALBANIA
 
Redaktimi i fundit:
Top