• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ushqimi, këshilla mbi efektet dhe përdorimin e akullit

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ushqimi, këshilla mbi efektet dhe përdorimin e akullit

E dinit që jo gjithmonë kubet e akullit janë të ushqyeshme? Që edhe këto produkte në shtëpi kërkojnë kujdes të veçantë?



Në pamje të parë është diçka shumë e thjeshtë: akulli është ujë i ftohur nën 0 gradë, deri në pikën që kalon në gjendje të ngurtë. Ndonjë kub akulli i shtuar në një pije, sjell freski në ditët e nxehta; i copëtuar dhe i vënë në një enë, mund ta rrethojë dhe ta mbështesë pjatën dhe ta mbajë të freskët një pjatancë ose një sallatë. Por akulli nuk është i njëjtë dhe mund të fshehë shumë gracka: për këtë ekziston një dallim shumë i qartë mes akullit ushqyes dhe atij që nuk është i tillë.

Ja disa informacione në lidhje me këtë, disa besime të rreme për t’i larguar dhe praktikat e mira për të prodhuar në shtëpi një akull ushqyes të sigurtë.

Disa koncepte themelore, mbi të gjitha. Akulli ushqyes është ai i përgatitur me ujë të cilësuar të pijshëm nga Zyrat e Shëndetit dhe që në fund del në ujë njëlloj të pijshëm. Kuptohet që akulli që nuk i plotëson këto kërkesa përcaktohet akull jo furnizues ose jo i ushqyeshëm. Përdorimi i këtij lloji të dytë të akullit është lejuar vetëm në rastet kur nuk përdoret drejpërdrejt në ushqime. Nuk pranohet përdorimi i tij as për të ftohur një ushqim, në qoftë se kjo prek direkt ushqimin: në këtë rast, në fakt mund të verifikohet ndonjë ndotje. Rreziku bëhet më i madh në qoftë se një akull jo i sigurtë përdoret në formë kubesh, i shtuar në pije dhe gëlltitet.

Për të bërë të qartë karakteristikat e akullit të mirë dhe rreziqet e atyre që pamë, Instituti Kombëtar i Akullit Ushqyes, organizatë jo fitim-prurëse, vendos objektiv kryesor të studios, të promovimit dhe shpërndarjes, një informacion të saktë për akullin ushqyes, duke propozuar një manual të shkurtër me 4 “E di” për të hequr ndonjë dyshim për akullin që konsumojmë

1- E dini që akulli duhet konsideruar në të gjitha efektet si një ushqim? Duhet të jetë prodhuar duke u nisur nga një ujë i përshtatshëm për konsumim njerëzor sipas legjislacionit aktual.

2- E dini që akulli nuk ka efekt baktericid absolut në organizëm? Ngrirja shkakton vdekjen e një pjese të mikroorganizmave, por jo të gjithëve. Disa thjesht mbeten të palëvizshëm nga i ftohti, por është mundësia që rizgjohen pas shkrirjes dhe bëhen aktivë e marrin jetë.

3- E dini që akulli është një nga shkaqet e infeksionit dhe gastroenteritit të marra gjatë udhëtimeve në disa vende të botës. Mikroorganizmat mund të jenë prezent si shkak i cilësisë së keqe të ujit të ngrirë, ose për shkak të funksionimit të keq ose mirëmbajtjes jo të mirë të makinerive të përdorura për t’i prodhuar.

4- E dini që akulli i vetëprodhuar nga lokalet dhe shërbimet publike duhet të jetë subjekt mbikëqyrjeje dhe objekt kujdesi në prodhim dhe në trajtim , sipas rregullores legjislative?

Në fund disa këshilla për të shmangur ndotjet në frigoriferin e shtëpisë

1- Përdorni gjithmonë ujë të pijshëm dhe të “sigurtë”

2- Pastroni shpesh frigoriferin dhe ngrirjen dhe verifikoni efikasitetin e tyre. Periodikisht hiqeni komplet akullin nga pajisja, e lani me kujdes duke përdorur produkte të përshtatshme.

3- I prekni enët dhe kubet e akullit me duar të pastra, siç bëni me çdo lloj ushqimi.

4- Në qoftë se kubet e akullit janë pjesërisht të shkrirë, e zëvendësoni ujin dhe e ngrini të gjithin nga fillimi.

5- Përdorni vetëm enë të certifikuara për përdorim furnizimi.

6- Mos e “ruani” akullin, për shembull duke e transferuar në qese jo të përshtatshme: zgjidhni më shumë qese posacërisht në “topa” që të mbushet me ujë e të përdoret vetëm një herë të vetme.


(gazeta-Shqip.com)
 
Top