Ushtaraku francez: Unë e ndava Mitrovicën, Serbia e pafajshme

Arfenilla

Themelues i Forumit
timthumb.jpgIsh-komandanti i forcave speciale franceze, Zhak Hogar, ka pranuar se ndarja e Mitrovicës në veri dhe jug nga trupat franceze në vitin 1999 është bërë me urdhër të tij.


Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti” francezi ka evokuar kujtimet nga angazhimi i tij ushtarak në Kosovë, kur shërbente si komandant i forcave speciale franceze. Ai kishte qëndruar në Kosovë vetëm 15 ditë, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës deri në hyrjen e trupave të NATO-s.


Së fundit, Zhak Hogar, ka publikuar një libër me titulli “Evropa vdiq në Prishtinë” dhe për prezantimin e tij zgjodhi pikërisht Beogradin dhe 15-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë.



Në këtë libër, me një gjuhë të rëndë anti-shqiptare dhe akuzuese ndaj UاK-së, ai pranon se ka qenë vendimi i tij personal për të ndarë qytetin shqiptar të Mitrovicës, në veri (serbët) dhe jug (shqiptarët vendas).


“Detyra jonë ishte të vendosnim një vijë ndarëse mes shqiptarëve dhe serbëve. Këtë e bëmë në lumin Ibër”, thotë ai.“Në fund të vitit 1988 kishim filluar të shqyrtonim operacionin ushtarak kundër Serbisë, që do të thotë se gjithçka ishte e planifikuar më herët. Në mediet franceze në atë kohë dëgjonim se si serbët e këqij po i dëbojnë shqiptarët e mirë. Nuk e njihja Ballkanin, prandaj unë doja t’i takoja këta serbë të ligë që po kryenin spastrim etnik, siç thoshte e ‘vërteta zyrtare’. Zbuluam se në fakt ishte krejt e kundërta”, ka thënë Hogar për gazetën “Novosti”.


Intervista Hogarit me gazetën serbe:


Me çfarë përshtypjesh po shkonit në mision?


Faktet e para m’i tregoi babai, që ishte gjeneral në ushtrinë franceze. Në familjen time ka ekzistuar një traditë miqësie mes Francës dhe Serbisë, e cila më kishte mbetur në kujtime si e mjegullt nga fëmijëria, por babai ma përkujtoi. Ma tërhoqi vërejtjen se nuk është gjithçka ashtu siç shkruhej në media dhe më këshilloi të mos jem i ashpër me serbët.



اfarë zbuluat në terren?


Kam negociuar me oficerët serbë futjen e trupave franceze. Pritja, natyrisht ishte e ftohtë, por njerëzore. Ju thash që nuk po vij si armik, por si një ushtar që po zbaton detyrat. Shumë shpejt në terren e kam zbuluar se serbët janë profesionistë dhe e mbajnë fjalën, ndërsa shqiptarët vazhdimisht përpiqen të thyejnë marrëveshjet.


Si sillej UاK-ja?


Grabisnin pronat, zbraznin qytete të tëra për një natë, si p.sh. në Vushtrri. Vrisnin, më shumicë dhe pakicë. Shpresoj se udhëheqësit e tyre së shpejti do të përgjigjen para drejtësisë. Zbuluam lista me urdhra për likuidim të serbëve dhe shqiptarëve të pavendosur me vulë të UاK-së. I kemi dorëzuar këto dokumente te shefat, por kurrë s’kemi dëgjuar më për to. UاK-ja ka qenë palë e privilegjuar e BE-së, dhe përbën shtrembërim të historisë, shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kthim prapa të botës së civilizuar.


Ju vetë keni vizatuar një hartë të re në këtë pjesë të Ballkanit?


Kur arritëm në Mitrovicë, ekzistonte një rrezik i madh për luftë. Tensionet ishin të mëdha, situata emergjente. Detyra ime ishte t’i ndaja palët e konfrontuara dhe ndarja përmes lumit Ibër m’u duk si zgjidhja më e drejtë. Vendosa t’i ndaj dy komunitetet në urë.


A ua sugjeroi kush këtë ide?


Jo! Vendimin e kam marrë vetë, në bazë të vlerësimit. Nganjëherë disa gjëra në terren realizohen më lehtë sesa kur i mendon.


Keni shkruar raporte, të cilat nuk u kanë pëlqyer eprorëve tuaj?


Kam shkruar vetëm të vërtetën. Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë problem për këtë, por kam kuptuar se ajo çfarë po thosha ishte në kundërshtim me politikën zyrtare franceze. Shpejt e kam kuptuar se detyra ime kryesore ishte të ruaja jetët njerëzore. Ushtria franceze është profesionale, me vlera të larta morale. Kur ata që e quajnë veten ushtarë, sulmojnë murgët e pambrojtur, siç ka bërë UاK-ja, çfarë iu mbetet tjetër veçse të mbroni të pafuqishmit dhe të përlesheni me sulmuesit? Këtë kemi bërë që në fillim.


اfarë do të ndodhë me Kosovën?


E vetme nuk do të mund të mbijetojë. Ose do t’i kthehet Serbisë, ose do t’i bashkëngjitet ‘Shqipërisë së madhe’, asaj që e pamë në hartë gjatë ndeshjes së fundit në Beograd. Por një Shqipëri e tillë do të ishte jetëshkurtër. Pavarësisht politikës ditore, serbët kurrë nuk do të pajtohen me humbjen e përhershme të djepit të tyre historik dhe kulturor. Nëse diku keni një popullsi shumicë, nuk do të thotë se ai është territori juaj.


Pas baltosjes së historisë, ushtaraku Zhak Hogar thotë se Kosova u bë shkak që ai të braktiste ushtrinë në vitin 2000.


“Më ka lënduar shumë fakti që ishim në anën e gabuar”, thotë Hogar.


/Shekulli Online
 
Top