Uta Ibrahimi, shqiptarja e pare ne Everest

legjenda

Tetova
Uta Ibrahimi është shqiptarja e parë që ka prek majën Mount Everest. Kështu ajo është bërë femra e parë shqiptare që prek majën më të lartë në botë.

Ibrahimi ka arritur në Everest në mëngjesit e sotëm në orën 05.05.

Përmes një njoftimi në Facebook thuhet se ajo ka mposhtur sot Everestin që sot mori jetë e alpinistëve.

Ibrahimi ka vendosur flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, si shqiptarja e parë në Everest.

Njoftimi i plotë:



Uta Ibrahimi

Hynejsha qe mposhti Everestin

Miq e dashamirës, alpiniste e bjeshketare të mbare Trevave Shqiptare

Sot ne te gdhire te dt 22 maj 2017 ora 05,05

Ajo e mposhti Everestin, ku sot ai mori jeten e 4 alpinisteve nga bota.

Ajo nuk u terhoq nga moti keq ,por e gjunjëzoi Malin Vrases me mesymjen e dyte.

Ajo per 15 min e ka Boten nen kembet e saj .

Ajo nderoi nje komb, dhe vendosi Flamuri i Kombit tone dhe te Kosovës si shqiptarja e pare

Ajo nderoi vehten dhe miqt e saj.

Ajo nderoi dy prindet e saj ,motrat dhe vellain .

Ajo nderoi alpinizmin e Shqiprise, Kosoves dhe mbare Trevave shqipfolëse.

Ajo nderoi Shoqaten “Dajti Alpino Turistike” dhe gjithë anëtarët e saj si organizuesia dhe menaxhuesia e ekspedites “Femra Shqiptare ne Everest”.

Ajo nderoi Shoqaten Bjeshketare Alpinistike Pashtriku per kontributin dhe financimin e dhene .

Ajo nderoi Familjen Begeja si ideatore ,mbështese dhe financues se saj.

Ajo nderoi te gjithe filantropet e kontribuesit te cilet pa mbeshtetje dhe financimin e tyre nuk mund te shkohej deri ketu .

Ajo me nderoi mua si tranjerin e saj , si dhe drejtues dhe menaxhues i ekspedites.

Ajo nderoi Liderin Tendi Sherpa dhe stafin e comp Tagnepal qe u treguan te jashtzakonshem pergjate kesaj periudhe ne pergatitjen e saj ne Himalaja dhe Bc Everest Nepal

Ajo e beri te sajen , por ky Komb me dy shtetet duhet ta respektoje dhe ta vlersojne ate.

Zoti e bekofte per karakterin dhe virtytet qe ajo tregoi gjate gjithe kesaj periudhe ne Himalaja.

Arinetes dhe Nazit i urojme te njejtin fat.

Mua mu plotesu dhe nje ender tjeter.
Bota Sot
Miqsisht

Xhimi Begeja

Bc Everest
auto_18581665_1553902867953789_9067494712158340215_n1495430864.jpg
 
Last edited by a moderator:

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Urime!
Bravo!
Uroj te zbres shendosh e mire tani !
 
Top