Vaj medet për ne!

Nga Jerida Kulla

Para pak ditësh ishte koncerti i Dua Lipës. Bileta, edhe pse ishte shumë e shtrenjtë për xhepat e popullatës, sa gjysma e rrogës së një buxhetori, sheshi u mbush plot. Kërciti dixheji deri në 3 të mëngjesit, sa unë që e kam shtëpinë poshtë Sanatoriumit, e dëgjova koncertin "falas", nuk munda të vë gjumë në sy, deri sa kënduan gjelat e parë.
Nuk është këtu çështja. Ajo biletë dhe gjithë ato shpenzime për këtë koncert e tjetrin pas tij, do të rëndojnë në xhepat tanë, do të jemi më të varfër. Na u rritën çmimet e sheshi nuk u mbush kaq plot.
Kaq qeflinj jemi ne, sa për koncerte mbushim sheshet e kur na ka vajtur thika në kockë, nuk guxojmë të ngremë zërin?!
Pa u shuar jehona e këtij koncerti, dje bëri koncert Rita Ora. Hyrja ishte falas. U shkul i madh dhe i vogël në koncert, sa sipas shifrave të dhëna, ishin 400000 pjesëmarrës. Edhe këtë herë u gëzuam e u dëfryem sa më ska!
Nuk kam asgjë të keqe për dëfrimin, se njeriu ka të drejtë dhe duhet të dëfrehet, të gëzohet, por pa shkelur në veten e tij.
Sot lajmet nëpër portale po i bëjnë jehonë "patriotizmit" të Ritës, me simbolet tona të shenjta. Për yllin te flamuri i Duas folën e përfolën për yll komunist.
Ndërsa për flamurin kuq e zi që shkelet e tërhiqet zvarrë nga b... nuk po ndihet askush.
Kaq të verbër jemi, sa nuk arrijmë të shohim se çfarë u bë dje?
Në asnjë shtet të botës simbolet kombëtare nuk janë në funksion të skenografisë së kësaj natyre.
Nuk pashë asgjë kombëtare, që të ngrihet lart, përveç zhveshjes e lakuriqësisë, që e përdhosën atë flamur.
Më dhemb çdo gjë që përdhoset në vendin tim. Më dhemb dhe ndihem e fyer që ai flamur u përdhos ashtu dje.
Kaq pak vlerë kemi ne, sa patriotizmin e shfaqim në këtë shkallë?
Flamuri i Kastriotit udhëtoi i fshehur në gji, ngjitur me lëkurën, që të ngrihej në Vlorë, më 1912, ndërsa sot, me të mbulohet b... e fshihet skena. Pastaj kërkojmë nga të tjerët të na respektojnë.
Vaj medet për ne!
Më vjen turp!

-640-0-th-1662501586.jpg
 
Populli budalla mbeti😂
Me ca mereni dhe ju, he se sjemi me ndryshe ne te fv lol
Deri dje benin protesta per ata monstrat! Sot dolen dhe festuan :d
Kaq pra sduhet shume tru per kte pune.
E sa pr flamura e gjesende e kemi pare sa luftetar e patriota kena😁
 
Top