• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vaji i peshkut permireson te folurit dhe sjelljet e femijeve

arber b_fier

Anëtar i ri
Sipas një studimi të vogël në Anglinë Verilindore, suplementët e vajit të peshkut munden dramatikisht të përmirësojnë sjelljen e fëmijëve të padisiplinuar dhe t'i ndihmojë ata për të zhvilluar aftësitë e të folurit.
Ekspertët nga autoritetet lokale kanë përcjellë 65 të rinj në tri qendra të fëmijëve, të cilët kishin marrë suplementët për pesë muaj - një kombinim omega-3 nga vaji i peshkut dhe omega-6 nga vaji i Oenothera fructicosa (një lloj aguliçeje). Rezultati i studimi ka indikuar që 47 % të fëmijëve kishin filluar me sjellje të dobët, por vetëm 4% kishin treguar sjellje të dobët në fund të studimit. Hulumtuesit gjithashtu kishin pohuar që suplementët kishin ndihmuar fëmijët për t'u përqendruar dhe për t'u lidhur me prindërit e tyre.
Psikologja edukative e autoritetit dhe hulumtuesja kryesore, është cituar të ketë thënë që ndikimi në aftësitë e të folurit ka qenë gjithashtu signifikant. Ajo tha: “Disa prej dyvjeçarëve filluan nga një fjalor prej diku rreth 25 fjalëve deri të aftësia që të përdorin fjali të plota. Të tjerët ishin në gjendje të ulen dhe të përqendrohen për herë të parë në jetën e tyre”. Sqarimi i bërë ishte që përmirësimi në sjellje dhe koncentrimi, ndihmonte lidhjen më të fortë ndërmjet prindërve dhe fëmijëve se sa më parë, dhe përdorimi i tyre ishte përgjegjës për zhvillimin e aftësive komunikuese.
Për të verifikuar zhvillimet e të folurit, ekipi i hulumtuesve ka vlerësuar fëmijët që kanë marrë suplemente kundrejt grupit kontrollues, i cili nuk kishte marrë fare. Pas pesë muajsh, fëmijët të cilët kishin marrë suplementë kishin bërë përparim në të folur që i përgjigjej ekuivalentit prej nëntë muajsh. Ata të grupit kontrollues kishin bërë përparim që i përgjigjej pesë muajve të pritur
 
Top