Vajza e Millosheviçit: "Shqipëria e Madhe" po bëhet e arritshme

Love

βeℓℓe â๓e
Vajza e ish liderit famëkeq të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, thotë se babai i saj nuk është përgjegjës për luftën dhe akuzon për këtë Tuxhmanin dhe Izetbegoviçin.
“Ai nuk kishte asgjë të përbashkët me ata”, thotë Marija duke shtuar se “babai im është vrarë nga Rendi i Ri Botëror” dhe se kjo ishte parashikuar që në vitin 2000.

timthumb.php


Marija në një intervistë për gazetën serbe “Novi Standard”, Marija thotë për babain e saj se ai çdo punë që bënte, si student, si banakier, si president, si baba, i kryente me përsosmëri. Ajo cilëson “fatkeqësi” personalitetin e tij superior pasi kjo provokoi zili dhe urrejtje tek të tjerët.

Marija lidhur me luftën me ish-republikat e Jugosllavisë, thotë se ajo u nxit nga vetë ato dhe jo Serbia. “Kryetar i Presidiumit ishte Stjepan Mesiç, i cili si president i parlamentit kroat tha ne 5 dhjetor 1991: "Unë mendoj se e kam kryer detyrën, Jugosllavia nuk është më.". Në të njëjtin vit, me 23 dhjetor, Gjermania njohu pavarësinë e Kroacisë dhe filloi një luftë civile. Disa muaj më vonë, Tuxhman në Zagreb ka thënë: "Lufta do të ketë nëse nuk e duan Kroacinë. Ndërkohë që po zhvilloheshin negociata, formuan njësitë e e armatosura. "Dhjetor 1991. Alija Izetbegoviç, tha: "Bosnja dhe Hercegovina e pavarur, unë jam i gatshëm të sakrifikojë për paqe". Në Bosnje erdhën luftëtarëve të shenjtë nga shumë vende islamike për të krijuar shtetin e parë islamik në Evropë”, shprehet vajza e Millosheviçit.

Marija nënvizon se lufta për shpërbërjen e Jugosllavisë nuk ka përfunduar ende, duke thënë se janë Sanxhaku (Kosova) dhe Vojvodina. “Pas marrëveshjes së Dejtonit, ka pasur një takim të vendeve të Evropës Juglindore në Kretë në vitin 1997. Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, tha publikisht se Kosova është një problem i brendshëm e Jugosllavisë. Pastaj babai nënshkroi një marrëveshje me Rugovën”, thotë ajo për “Novi Standard”.

Ajo thotë se “SHBA-të po përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët në favor të interesave të tyre ndërsa Millosheviçi u përpoq për të gjetur gjuhën e përbashkët me ta në favor të interesave serbe".

Në fund ajo flet edhe për Shqipërinë e Madhe, gjë e cila thotë ajo po bëhet e arritshme. “Një hartë e Shqipërisë së Madhe po bëhet më e arritshme për të gjithë sllavët e jugut të Ballkanit. Të gjithë duhet ta kuptojnë se rregullat nuk janë për një Serbi të Madhe por po bëhet Shqipëria e Madhe”.
Burimi: shekulli
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Vajza e Millosheviçit: "Shqipëria e Madhe" po bëhet e arritshme

Po pra, ndersa une jam Angelina Jolie :D
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Vajza e Millosheviçit: "Shqipëria e Madhe" po bëhet e arritshme

Sipas kesaj zonje apo zonjushe, Sllobodan Miloshevici paska qene nje engjull per te gjithe dhe fatkeqesisht qe ne nuk e paskemi ditur. E vereni gje se asnje fjale nuk flitet per veprimet e tij ne Kosove...por eshte normale, sepse kjo eshte vajza e dikatatorit.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Vajza e Millosheviçit: "Shqipëria e Madhe" po bëhet e arritshme


Ne Kosovaret e dijm kush ka qene babai yt:

Kemi marr mir mesim nga e kaluara e hidhur...


Pritni librat tona kur te shfaqen mbi ju kush keni qene ???

Ua shkruajm nga pervoja...

 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Vajza e Millosheviçit: "Shqipëria e Madhe" po bëhet e arritshme

Paramendoni se sa komentet do te ishin po te shkruante dikush dicka per ti akuzuar serbet dhe per te mbrojtur UاK-ne,,,edhepse ka shkije qe e dijne gjuhen shqipe, ketu do te postonin edhe ata qe nuk e dijne duke e shfrytezuar google translate...vec per te reaguar...derisa ketu si duket per te gjithe eshte njesoj...as qe iu ben pershtypjne as me te vogel...derisa nje pushtet i ngjajshem eshte instaluar tash ne serbi. Qudi!
 
Top