Vajza, këto janë trendet më ‘in’ të grimit për këtë pranverë

Jetmira

Antarë i Respektuar
2db7a5cba69c4f0770d24f12ee2890d5.jpg

Dimri i gjatë e temperaturat e ulëta ndikojnë jo vetëm në psikologjinë, por edhe në mënyrën si makeup-i qëndron në fytyrën tonë. Ne ju sugjerojmë disa këshilla për t'iu ardhur në ndihmë për këtë pranverë, të cilat bëhen të nevojshme me rritjen e temperaturave, në mënyrë që të dukeni më bukur dhe të kujdeseni për lëkurën tuaj.
1).Sytë e sfumuar
Sytë e sfumuar me tone të lehta, do të mbeten IN edhe për këtë pranverë, por kujdes një sfumimi të mirë i duhen tre nuanca të toneve të ngjyrës që ju vendosni të përdorni, në mënyrë që syri të marrë formë perfekte.
e39c46d4fd74ca1dc1fc652057b0a2c7.jpg

2).Buzëkuqët e errët
Me rritjen e temperaturave, ne zakonisht tentojmë të hedhim buzëkuqët tanë më të errët, por këtë pranverë mos e bëni këtë gabim. Ngjyrat e errëta të kumbullës dhe qershisë do të jenë IN, dhe ndoshta më të guximshmet e sezonit.
2b8f3143b0186457d971a758c81649ad.jpg

3).Highlighter
Mania e theksuar e vitit 2017, do të ringjallet edhe këtë vit. Një highlighter perfekt duhet t'i përmbajë nuancat me shkëlqim në gold, pavarësisht nga toni juaj i lëkurës.
ba3308652b1167e1d7f40d45452ea469.jpg
 
Top