Vajza lë Greqinë për të, djali i rritur në jetimore: Merrnim sallatë jeshile nga baça e komshiu, nuk kishim ç’të hanim

NeVertiti

~Kohe & Stine~

Vajza lë Greqinë për të, djali i rritur në jetimore: Merrnim sallatë jeshile nga baça e komshiu, nuk kishim ç’të hanim​

1607339453531.png

Emanuela është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i kërkuar falje bashkëjetuesit të saj Semit për problemet që kanë hasur gjatë dy viteve lidhje. Ata janë njohur përmes Facebook dhe ranë në dashuri. Familja e Emanuelës e cila jeton në Greqi nuk janë dakort për këtë lidhje sepse ai është rritur në jetimore dhe se është 10 vite më i ri se ajo. Emanuela është në pritje të ëmbël, por jetën po ia vështirësojnë problemet ekonomike.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri të dashuroheshe me të?

Semi: Ngrohtësia, sjellja, përkushtimi.

Ardit Gjebrea: E do?

Semi: Shumë.

Emanulea i kërkon falje që këtë periudhë kohe nuk kanë qenë aspak të lumtur dhe nuk e kanë përjetuar ende ndjesinë e të ardhurit të jetë të një fëmije për shkak të problemeve.

Semi: Nuk ka pse kërkon falje, unë duhet t’i kërkoj falje asaj që ka lënë një jetë që nuk i mungonte asnjë gjë dhe erdhi tek unë që nuk kisha asnjë gjë, as shtëpi (preket). Nuk dija ku ta çoja erdhi nga Greqia me rrobat e trupit. Ka qenë një farë kohë që nuk kishim se çfarë të hanim. Shkonim tek baça e komshiut dhe merrnim sallatë jeshile dhe e hanim me bukë.

Ardit Gjebrea: Sot ju vazhdoni të jeni në këtë gjendje, si mendoni për ta shtyrë këtë familje përpara sepse ti je babai i një vajzë që do vijë në jetë dhe do jesh dhe kryefamiljar.

Semi: Kemi menduar të shkojmë në Greqi për një jetesë më të mirë. Nusja është me pasaportë greke, kështu është luftë për mbijetesë.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë pune di të bësh?

Semi: Me lyerje, suvatime me këto punë.

Ardit Gjebrea: Nuk mendon se mund të të dalë një punë infermiere dhe të jetoni në Tiranë? Të merrnit fillimisht një shtëpi me qira dhe të filloni të ndërtonit bazat e një familje të lumtur?

Semi: Nuk kam mbështetje, s’kam krahë dhe Emanuela i ka të njerëzit në Greqi.

Ardit Gjebrea: Unë shpresoj shumë që të ndodhë ndonjë gjë.

Pasi Manuela u takua me Semin, Ardit Gjebrea i bën surprizën e bukur çiftit, tek pema e Vitit të Ri ishin disa dhurata, rroba për vajzën e tyre që do vijë së shpejti në jetë. /tvklan.al
 
Hope

◕‿◕
Zoti me falte se ishte dhe 7zane por diferenca moshes binte ne sy shume
Ca lidhje ka diferenca moshes? Plus qe nje femer shtatzane e aq me shume mbas lindjes maturohet/plaket ne fyfyre....

Mua me ben pershtypje situata e prezantuar.
Qe ne diten e sotcme familja ri shikon se burri eshte nga jetimorja, arsyje per te qene kundra. Se kur je emigrant (qofsh ti e ne nje fshat te humbur te Greqise pak rendesi ka) te ritet vlera humane!
Se ky mavria e vendosi vete qe te jete ne jetimore, kur ishte bebe tha "une dua te bej keshtu!".

E po ashtu se kuptoj rolin e ketij emisionit? Bashkon njerez? I ndihmon? Apo thjesht per audjence e thashtheme?
 
Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Storie alla Ardit.. :p
 
Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Shqiptaret jan interesant se ca ka dasht me tregu ky me kyt histori un se di, qoju mor pall ariut jepi vedit djal i ri duhet mw hanger hekrin me dham
 
Endrra

VIP
Seriozisht kuptoj prinderit e saj .. se si cdo prind do ta shoh fmin e vet te zotin e vetes .. por jo se eshte jetim .
Gjithsesi diferenca as po me duket dhe kjo paska ber sevap , se as nga fiziku .. ku e ku ky cuni .
Thjesht ajo femer qenka nje engjell .. e Zoti e ndihmon per rrugen qe ka zgjedh .... pak mbeshtetje i duhet kujtdo ne fillimet e tyre .
 
I shqelm bethve i del boll ?
 
ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Ca ben dashuria eee, sakrifice e madhe te lësh gjithcka dhe te perfundosh ke bacja komshiut duke mbledh sallate per tu ushqyer. Jo t'gjithe e bejne.

Kur lexoj kshu historish (gjithmone duke e marre te mireqene si histori) mduket vetja shume egoist, nuk meritoj dashurine e asnjeres lol
 
A ke komshi me kopesht e sallate.. se po Spate dhe kto ngele ti e vetja jote 4 ever lol
 
Sirius.

Sapiosexual!
Ca ben dashuria eee, sakrifice e madhe te lësh gjithcka dhe te perfundosh ke bacja komshiut duke mbledh sallate per tu ushqyer. Jo t'gjithe e bejne.

Kur lexoj kshu historish (gjithmone duke e marre te mireqene si histori) mduket vetja shume egoist, nuk meritoj dashurine e asnjeres lol
He se max 3 vjet e pastaj shkon kerkon sallaten ne vend tjeter pa merak ???
 
Top