Vajza që qan me lot gjaku

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Mjekët në Kili kanë mbetur të befasuar nga një vajzë e re, e cila kur qan, nuk nxjerr lot, por gjak.

Yaritza Oliva nisi të qante me lot gjaku më parë gjatë qershorit, pa asnjë paralajmërim për diçka që nuk shkonte në gjendjen e saj shëndetësore.

20-vjeçarja, tashmë loton çdo ditë në mënyrë të pakontrolluar dhe sa herë që kjo ndodh, ajo përfshihet nga dhimbje të papërballueshme.

Deri më tani, mjekët kilenë nuk kanë bërë asgjë për të lehtësuar gjendjen e saj, ndërsa ekzaminimet kanë treguar se nuk vuan nga ndonjë lloj infeksioni, ndaj është dërguar në shtëpi.

Megjithatë, përballë vuajtjes së të bijës, prindërit kanë nisur një fushatë mbledhjesh së parave, për të vizituar Yaritzën në një specialist të huaj.

qanliot-2606.jpg


Dyshohet se ajo mund të vuajë nga një sëmundje e quajtur haemolakria, e cila i shkakton të prekurve që të nxjerrin gjak kur qajnë.

Megjithatë, për këtë sëmundje njihet jashtëzakonisht pak, pasi vetëm tre persona në të gjithë botën njihen që janë prekur prej këtij problemi. / Top Channel
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Vajza që qan me lot gjaku

Cfor spo shohim...prandaj cdo sekond duhet flm Allahu per shendetin qe kemi krahasuar me cfar po shohim
 
Top