Van Gogh dhe piktura e tij e rralle qe vlerësohet nga 5-8 milionë euro. (i edituar)

Frank

Anëtarë i respektuar.
2c0392cd7257f4afcabcbe60c42e15e7.jpg

Një pikturë e rrallë e van Gogh, nga një koleksion privat francez do të dalë në ankand në fund tëmarsit në Paris, nga Sotheby’s.
Lajmin e ka dhënë shtëpia e ankandit, duke specifikuar se është një kanavacë e periudhës pariziene me pamje rruge në Montmartre, pikturuar në vitin 1887.
Piktura në vaj ka përmasa 46 cm me 61 dhe vlerësimi i ankandit varion midis 5 dhe 8 milionë euro.
Kjo është një temë mjaft e rrallë për Van Gogh. Piktura përmendet në katalogë, por asnjëherë nuk është ekspozuar për publikun që nga viti 1920, kur u ble nga një familje franceze, e cila tani po e shet atë.

Para se të dalë në ankand në Paris, vepra do të ekspozohet në Amsterdam dhe Hong Kong.

Balkanweb.com
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Nuk paska shume ngjyra. Me pelqejne pikturat e tjera te Van Goghut qe kane plot ngjyra te theksuara.
 
Top