Varësia nga bixhozi: Simptomat dhe trajtimi.

D1F13171-7EC2-4DBE-B2BC-832D3518377B.jpeg


Për pjesën më të madhe, bixhozi i moderuar është një sjellje deri-diku e pranueshme në shoqëri. Varësia nga bixhozi është një histori tjetër. Nëse nuk trajtohet, një varësi e lojërave të fatit mund të ndikojë negativisht në situatën financiare, marrëdhëniet dhe aspekte të tjera të jetës.

Shumica e njerëzve me varësi nga bixhozi janë burra, por kjo lloj varësie mund të prekë edhe gratë.


Cilat janë simptomat e varësisë nga bixhozi?


Njerëzit me këtë varësi shpesh përpiqen ta fshehin gjendjen e tyre, por një varësi ndaj lojërave të fatit mund të jetë e vështirë të fshihet. Ata mund të kenë nevojë për qasje të shpeshtë në kazinotë ose lojërat e fatit në internet. Disa prej simptomave:

- fiksim mbi çdo lloj bixhozi
- bixhozi si mënyrë për t’u ndjerë më mirë në lidhje me jetën
- dështim për të kontrolluar bixhozin
- shmangia e punës ose angazhimeve të tjera për të luajtur bixhoz
- neglizhimi i faturave dhe shpenzimeve të tjera dhe përdorimi i parave për bixhoz
- shitja e pasurive për të luajtur bixhoz
- vjedhja e parave për të luajtur bixhoz
- marrja e rreziqeve gjithnjë e më të mëdha gjatë lojërave të fatit.

Gjithashtu mund të përjetohen:

- prishja e marrëdhënieve dhe miqësive
- humbja e punës, shkollës, makinës e sendeve të tjera personale.


Njerëzit me varësi nga lojërat e fatit jo gjithmonë luajnë bixhoz shpesh, por kur fillojnë luajnë, mund të mos jenë në gjendje të ndalen.

Çfarë e shkakton varësinë nga lojërat e fatit?

Dikush që ka varësi ndaj lojërave të fatit, një zonë e trurit të quajtur insula mund të jetë tepër aktive. Ky rajon hiperaktiv mund të çojë në të menduarit e shtrembëruar. Truri i përgjigjet aktit të bixhozit në të njëjtën mënyrë si truri i një alkoolisti i përgjigjet alkoolit. Sa më shumë “ushqehet” zakoni, aq më keq do të bëhet.


Si trajtohet varësia nga bixhozi?

Me trajtimin e duhur, varësia nga bixhozi është e menaxhueshme. Ndryshe nga dikush me një varësi nga ushqimi, bizhozi nuk është i nevojshëm për të jetuar. Thjesht duhet që këta njerëz të mësojnë të krijojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ekuilibruar me paratë. Ka tepër rëndësi që ata ta lënë kumarin plotësisht, pasi edhe bixhozi i rastit mund të shkaktojë rikthim te varësia.

Trajtimi mund të realizohet me:

- program rehabilitimi spitalor
- program rehabilitimi ambulator
- programet me dymbëdhjetë hapa
- psikoterapi ose terapi njohëse e sjelljes
- medikamente
- ndryshime të stilit të jetesës

Ku mund të trajtohet në Shqipëri

- Terapi me psikolog

- Këshilli Shqiptar për Problemet e Lojërave të Fatit – ACPG

- Komuniteti Emanuel (përkohësisht i mbyllur)

Shtojcë: Në ligjin “Për lojërat e fatit” shkruhet se “Organizatori merr masa të ndalojë të luajë në mjediset e lojërave të fatit një person mbi 18 vjeç, për të cilin ka një kërkesë me shkrim, të paktën prej njërit nga familjarët, i cili, për shkak të gjendjes ekonomike familjare, kërkon moslejimin e këtij personi të hyjë në mjediset e lojërave të fatit”.

anabelmagazine.com
 
Dola me u mbush frym se kur humbi kusherini 10000 $ per ate nate.. pa permend hotelin.. partyn.. pijet e limuzinen... eh medet .. pare e hedhun kot ?
 
Kom një shok që kur lozsha dhe i lija më thosh gjithmonë : sa i shëmtut osh robi kur s'ka lek! Më vinte ta grija lool lool.

Nuk e kom ves shyqyr, por ka raste kur ma jep truni (rrallë sh rrallë) e ndaj menjen do le kaq lek, dhe shpesh ndodh që fitoj. Por nuk e grric më shumë...
 
Top