Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Vdekja është shumë e rëndë
Të vdekurit janë shenjt kurse te gjallet janë në vend

Të vdekurit i duam e respektojme
Kujtimi i tyre është arsyeja qe jetojme

Jeta jonë një ditë do perfundoje
Por do jenë te gjallet qe do na kujtojnë

Ky është zinxhiri i jetës e i vdekjes
Bashkimi i hallkave bën vazhdimesine e jetës.
 

Senseo

.
Staf në FV.AL
Bob Dylan: QË TË NDJESH DASHURINË TIME
Kur shiu tërsëllin në fytyrën tënde,
Dhe e gjithë bota të është qepur pas,
Mund të të ofroj një përqafim të ngrohtë
Që të ndjesh dashurinë time.
Kur shfaqen hijet e mbrëmjes dhe yjet
E kur askend nuk ke të të fshije lotët,
Mund të të shtrëngoj për një milion vjet
Që të ndjesh dashurinë time.
E di që mendjen nuk e ke mbledhur ende
Por unë kurrë nuk do të të bëja keq,
Këtë e kam ditur qysh prej çastit që u takuam
Dhe në mendjen time s’ka asnje dyshim, vendin ku e ke.
Do të vuaja urie, në blu dhe në zi do të nxihesha,
Do të zvarritesha për ty, përgjatë rrugës,
Nuk ka asgjë të cilën nuk do ta bëja për ty,
Që të ndjesh dashurinë time.
Stuhitë po trufullojnë mbi detin zemërak,
Dhe mbi rrugën e pendesës,
Erërat e ndryshimit po fryjnë të egra dhe të lira,
Dhe ti ende nuk ke parë askënd si unë, kurrë!
Mund të të beja të lumtur, ëndrrat t’i përmbushja,
Nuk ka asgjë për ty qe s’do ta bëja.
Per ty do të shkoja deri në fund të botës,
Që të ndjesh dashurinë time.
(Përktheu: Edvin Shvarc)
 
Tri shkrepëse të ndezura një nga një në erresire

E para për të parë fytyrën tënde
E dyta për të parë sytë e tu
E fundit për të parë gojën tënde
Dhe errësira e plotë për të m`i kujtuar përsëri Duke të shtrënguar në krahët e mi...

Paris at Night - Jacques Prévert
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
“Zgjodha të të dua në heshtje…
Sepse në heshtje nuk gjej asnjë pengesë,

Zgjodha të të dua në vetmi…
Sepse në vetmi askush nuk të ka veç meje,

Zgjodha të të adhuroj prej një farë largësie…
Sepse largësia më ruan nga dhimbja,

Zgjedh të të puth përmes erës…
Sepse ajo është më e lehtë se buzët e mia,

Zgjedh të të mbaj nëpër ëndrra…
Sepse atje ti dashni je e pafundme.”

~ Rumi ~
 

AnaVie

Undisputed worman
Staf në FV.AL
Ti, vetëm ti !

Nuk mund të them si ndjehem mbrëmjeve pa ty
Ku dielli braktis bukur, atë të fundit ngjyrë
Kur dhe neonët ndizen, si njerëz ngjajnë pa sy
Dhe pemët gjysëm-duken, si njerëz pa fytyrë!

Më pyet ka njerëz rruga? Ka si jo, gjithmonë
Rendin, i tremb nata dhe zënë folenë e tyre
Unë që endem rrugëve, pres të bëhet vonë
Më pëlqejnë të gjitha, nuancat e kësaj ngjyre!

Kur hëna nxjerr fytyrën në qiell si medaljon
Neonët e venitur, më shumë marrin fuqi
Letra përmes këmbësh, më tepër zbardhëllonë
Atëherë me gërma-shpirti, atë filloj të nxi' ...

Personazhi i letrave, i gërmave nën neonë
Monologon prej vitesh, ti dhe vetëm ti!
Dashuri e vjetër, por që nuk harron
Ndaj dhe unë të shkruaj e vjetër dashuri !

Bledi Ylli
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Si mund ta mbaj shpirtin tim?

Si mund ta mbaj, pra, shpirtin tim
që mos e preke tëndin? Vallë si
ta ngre mbi ty të gjej gjë më të mirë?
Ah, do ta fshihja shpirtin pa ngurrim
pranë diçkaje të humbur në erresirë,
a në vend të huaj në qetësi,
që të mos dridhet, kur ti dridhesh në thellësirë.
Porse gjithçka që ne na prek, mua dhe ty,
si ndonjë hark lodron me ne të dy
dhe nga dy tela nxjerr një zë ai.
Në ç’instrument jemi tendosur ne?
Ç’artist na mban në dore dhe i bje?
o këngë e ëmbël, ti.


Rajner Maria Rilke
 

Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
But you will understand me anyways, even without words. Everything is so new to me that I cannot express it; I didn’t know that my breathe could love, that my nails could love, that even my death could love. And I don’t care how much it will last, or whether I can hold it or not, or whether I will be able to express it properly. ― Erich Maria Remarque, The Black Obelisk


Screenshot_20200806-204920~2.png
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
BERTOLT BREHT: KUR DESHA PRAPË TA SHOH…

Në atë ditë të muajit blu shtator,
Nën atë peme kumbulle të re,
E mbaja atë, të zbehtën dashuri, të qetë,
Në krahët e mi si ëndërr plot hare.
Dhe sipër nesh, n’atë qiell të bukur vere
Qëndroi një re, që e pashë gjatë atje,
E bardhë, e bardhë ish, dhe tepër lart ish ngritur
Kur desha prapë ta shoh, në atë vend më s’qe.

Prej asaj dite shumë e shumë muaj
Kaluan e u shuan s’di se si.
Dhe vetë kumbulla do jetë prerë,
E po më pyete ç’u bë kjo dashuri?
Ja ku të them: Tani nuk më kujtohet,
E di, megjithatë, ç’mendon dhe ti qyshkur,
Po unë fytyrën vërtet e kam harruar,
Veç një gjë di: E putha atë dikur.

Dhe puthja vetë krejt do të ish harruar
Po të mos kishte qenë ajo re,
Atë kujtoj dhe kam për ta kujtuar
E bardhë qe dhe erdh që lart te ne.
Sot, ndoshta, prapë kumbulla ka çelur,
Ajo sot ndoshta ka të shtatin kalama;
Por reja atje u shfaq veç ca minuta,
Kur ngrita sytë ta shoh, nga era u shpërnda.
 

jana80

Super Moderator
Felice chi è diverso
Essendo egli diverso
Ma guai a chi è diverso
Essendo egli comune


Sandro Penna

I lumtur kush eshte ndryshe
Duke qene ata te ndryshem
Por problem per ate te ndryshmin
Kur jane ato te zakonshem
 

sofia

Antarë i Respektuar
............Mendje! Merr fushat e kodrat,
Larg, larg nga qyteti!
Nga brengat, nga merzija
Nga rremuja, nga rremeti!

Naim Frasheri---Bageti e Bujqesi.......................

Ali Asllani---Hakerrim


......Dhe kolltuku ku ke hipur
duke hequr kemben zvarre
Eshte trikembeshi qe perdita
Varet populli ne litar......
 

sofia

Antarë i Respektuar
Agolli
Enderr e prere

Eja, se pas shirave aren e mbushi bari
Ka rene ne ulllishte mize e ullirit
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit.

Ne enderronim te ndertonim nje anije,
Kurrkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim.
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela t'i vinim.

Eja se ne oborr Dielli ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha.
Te gjitha ato qe ti i quaje Sorkadhe
Kur grisnin fustanet ne driza.
............................ Strofa e fundit nuk me kujtohet per momentin..........................
 
"Të desha kur syrin tim mbulesë kisha,
kur syrin çlirova, me kritika veten e mbusha."
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Një ditë do të kërkosh për mua në të gjithë ato që do të takosh, por nuk do të më gjesh.”

Nuk e di kur do të vijë dita. Ndoshta do të mbaj dorën e dikujt, kaq e përfshirë kështu nga vëmendja e një tjetri. Nuk do të vërehet madje edhe kur të shkëmbehemi në rrugë. Kjo derisa ti të thuash emrin tim.

Unë do të kthehem në kujtesën tënde dhe në të gjithë atë që ne ishim, por më shumë në atë që nuk ishim. Sepse nuk më ke dhënë asnjëherë dritën e diellit. Ti më dhënë copa dhe pjesë të një historie dashurie me gjysmë zemre që nuk më lanë asgjë, përveçse konfuzion.

Disa copëza dashurie ku kam dashur dikë që nuk diti të ma kthejë mbrapsht asnjëherë.

Por një ditë emri im do të dalë dhe ti do të kuptosh se sa të mungoj.

Do të të mungojnë bisedat e vogla ku flisnim vetëm për ne. Ti do të ridëgjosh mesazhet zanore vetëm për të dëgjuar tingullin e zërit tim. Do ta gjesh veten duke shikuar fotot e mia, duke kujtuar kohën kur ke qenë një personazh kryesor në jetën time ose të paktën ashtu unë kam kërkuar që ti të jesh.

Do të kujtosh se si të tregoja çdo detaj të asaj që ndodhte në përditshmërinë time. Dhe do të të mungojë që dikush të t’i tregojë këto gjëra. Dikush që kujdeset sinqerisht për mirëqenien dhe lumturinë tënde.

Aq shumë, saqë e kam vënë lumturinë tënde para times. Do të të mungojnë mesazhet që të dërgoja gjatë një ditë të zënë. Do të të mungojnë përkujdesja, edhe pse nuk ishte reciproke.

Ty thjesht do të të mungojë dikush përreth teje, dashurinë e të cilit e more për të mirëqenë. Dhe kur ato momente të të munguarit të të godasin fort, do të pendohesh që nuk e ke kuputar që ke patur atë që të gjithë do të dëshironin ta kishin. Që nuk më ke dhënë mundësinë që ndoshta e meritoja.

Të të mungojnë njerëzit kur nuk i ke, është mënyra më e keqe për të të marrë malli për dikë. Të përndjek me të vërtetë.

Ç’të të them nëse ngrihesh natën, kur po shtrihesh në një shtrat vetëm ose më keq duke u shtrirë afër një njeriu që të bën të ndihesh i vetmuar, dikush që të trajton në mënyrën si ti më trajtove mua.

Dhe ndoshta ti do të më shkruash vetëm për të pyetur se si jam unë. Ndoshta ti je thjesht kurioz nëse ende dua t’ia di për ty. Unë ndoshta gjithmonë do të dua t’ia di për ty.

Dallimi mes të dyve ishte se unë gjithçka që të thosha i kisha të vërtetë ndërkohë që ti ishe zhytyr në konfuzion duke u përpjekur të kuptosh se si ndihesh për mua. Ti nuk doje t’ia dije, por e ke bërë. Mund ta shihja.

Unë kurrë nuk kam patur përse të pyesja veten për ty. Nuk i vija në dyshim ndjenjat e mia për ty. Dhe nuk të krijova asnjëherë dyshime për mënyrën se si ndihesha. Unë të shikoja ty me të njëjtin besim që shpresoja se do të më kthehej.

Por unë nuk mund të vazhdoj të pres më gjatë. Unë nuk mund të vazhdoja të shpresoja dhe të doja, të dëshiroja dhe të investoja në diçka që nuk po e merrja mbrapsht. Edhe njerëzit më të mirë lodhen duke u përpjekur.

Dhe ti mund të më kesh dëmtuar fillimisht, por në afat të gjatë, do të vazhdoj përpara dhe do ta kaloj të gjithë këtë vuajtje. Por unë jam lloji i personave që njerëzve u mungojnë edhe nëse kërkon një kohë të gjatë për të arritur deri atje.

Unë jam tipi i personit që njerëzit nuk e harrojnë aq kollaj!

Një ditë, të betohem që do të të mungoj dhe kur të vijë ajo ditë unë do të jem zhdukur…/filozofia
 

Baboon

Ignorance is voluntary misfortune.
I cannot really play. Either at piano or at life; never, never have I been able to. I have always been too hasty, too impatient; something always intervenes and breaks it up. But who really knows how to play, and if he does know, what good is it to him? Is the great dark less dark for that, are the unanswerable questions less inscrutable, does the pain of despair at eternal inadequacy burn less fiercely, and can life ever be explained and seized and ridden like a tamed horse or is it always a mighty sail that carries us in the storm and, when we try to seize it, sweep us into the deep? Sometimes there is a hole in me that seems to extend to the center of the earth. What could fill it? Yearning? Dispair? Happiness? What happiness? Fatigue? Resignation? Death? What am I alive for? Yes, for what am I alive?

Erich Maria Remarque, the black oblelisc[/QUOTE]
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Nuk je kurrkund

Nuk je kurrkund. Kjo ditë e nxehtë e gjatë
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund.
Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time,
pastaj këmishën e rënduar shkund,
Nga pluhuri përdhe rrëzohen thërrime,
po ti nuk je kurrkund.

Jam gati të kërkoj çdo kokërr pluhuri
Dhe në kërkim si arkeolog të humb,
Veç të të gjej, e humbura qëkuri,
Po ti nuk je kurrkund.

Dritero Agolli
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afer ikja larg
per dreq me trembte largesia
dhe afersija behej cark

as e kuptoja si te desha
nje mjegull pus nje cmenduri
si nje poet qe shkruan vjersha
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu...........
per dreq me trembte largesia
dhe afersa gjithashtu

- poezi nga Dritero Agolli
 
Top