Vargjet ku gjeni veten ne keto momente!

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
.....


S’më vjen keq për vargjet që të dedikova
Në këngë malli, dashurie por dhe lot!
Sot, si Dielli që ditës i jep dritë,
Unë qesh me cinizëm pa të falur dot…

Ka një natë të errët pa dritë, pus të zezë
Ka dhe një me yje që rreth Hënës vallzojnë
Pastaj mbyllet cikli me rrezatimin e bukur jetësor
Ku drita i zë vendin errësirës,
Hëna fle, yjet shuhen, Dielli ndriçon i vërtetë, përrallor…!
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Pritja

Ka kaq ditë që për ty më merr malli,
Jam vetëm e sërish, zërin tënd dëgjoj.
Se ishe ti ai , që ndjenjat m'i ngjalli,
Pyes veten... tani vallë të mungoj?!

Jetoj me bisedat që ne bëmë dikur,
Me kujtimet që padashur i krijuam.
Thjesht miq s'ishim, por bëmë sikur,
Fillimisht as vetes, dot s'ia pranuam.

T'largohesha tentova sa e sa herë,
U grricëm të dy , edhe kot , pa shkak.
Arsyet e logjika s'patën asnjë vlerë,
Të doja më shumë, kur ikja veç pak.

Mendimet sot më vërshuan si lumë,
Pritja tashmë, e vetmja zgjedhje mbeti.
Pres dhe një çast, të duhemi më shumë,
Se tek ti shpirti , buzëqeshjen e gjeti.

Pres një çast për buzën mbi buzë...
Nën prekjen tonë gjithë bota heshti!
 

Desa

Felix - Culpa
Jeg er jo din, det' alt jeg er
Jeg kan prøve, men jeg kan ikk' la' vær
Og hvis jeg går og siger farvel
Så ved jeg du finder mig alligevel
Som en storm ta'r du mig
Og sletter alt du møder på din vej
Og når jeg vågner, så ved jeg godt
At jeg er din for evigt
For evigt, for evigt

B. G. Din for Evigt
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Jeg er jo din, det' alt jeg er
Jeg kan prøve, men jeg kan ikk' la' vær
Og hvis jeg går og siger farvel
Så ved jeg du finder mig alligevel
Som en storm ta'r du mig
Og sletter alt du møder på din vej
Og når jeg vågner, så ved jeg godt
At jeg er din for evigt
For evigt, for evigt

B. G. Din for Evigt
Ta perkthej e kte?😂😂😂😂
Shqip se do hash dru Po te them.🤪
 

Hera

Banned
Eshte nate dhe dhoma u fundos ne erresire,
E vetmja dritez u venit dhe u shua;
Tani per asgje s’kam deshire,
U drodh cka ishte e shenjte per mua.
Vecse ka mbetur si mall e kujtim I hershem
Dhimbja per hirin e te dashurve ne varret,
Ndaj ne germadhat e shpirtit tim te djeshem
Ende digjen e tymojne zjarret…
- poezi nga Dritero Agolli
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Kur ikën ti ;
gjethet bien ,
nuk ndërrohen stinët ,
vetmit çelin ,
heshtja çjerrë,
pritjet vrasin ,
durimi tretet ,
agimi perëndon,
dëshira s'ka ndjenjë,
ngjyrat humbin nuancat ,
nata nuk mbaron,
dita tjerrë mungesa...
Kur iken ti ,
mrekullit më bëhen vetmi .


D.Llogone
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
A mund te te harroj ndonjehere?! - Fridrih Volf

A mund të të harroj, më thua?
Ah, e dashur, për këtë pyetje që bën ngahera.
Do të të bëj plot kundërpyetje të tjera
Dhe ti pastaj përgjigjmu mua!

Drurët e pyllit, më thuaj pra,
E harrojnë diellin që i zgjon në pranverë?
Dhe në dimër, kur bora sipër do t’u bjerë,
S’e shohin diellin në ëndërr ata?

Dhe përroi që rrjedh ledh më ledh me furi
E harron dot burimin e vet,
Që nga thellësi e shkembinjve buçet
Dhe rrugën i çel atij në liri?

Po zogu vallë i harron
Ajrin dhe flatrimin që në qiell e ngrënë?
Po luzma e bletëve kur zë folenë,
Aromën e luleve nuk e kujton?

Dhe një njeri që i gjeti të gjitha te ti,
Burim, flatrim, ajër, aromë dhe diellin e nxehtë,
O, e dashur, ma thuaj vetë,
A mund të të harrojë ndonjëherë ai?​

 

Ber

Antarë i Respektuar
NE MUNDSH ~ R. Kipling. (Perkthyer nga Fan S. Noli.)


Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.
Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
Në durofsh dot thënjet e tua të drejta
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumor, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.
Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë-dije dhe mos ke asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe Burrë do jesh, o biri im!
 
Erdh' tetori me nentor,
Mor 'i mjeri' djalo ti,
Nxirri leket, beji zbor,
Dy akrepa i ke n'shpi🤣
 

Marla

Themelues i Forumit
Nganjëherë paqja është vetëm frikë,
frikë jotja, frikë imja,
frikë e njerëzve që s’e duan natën,
nganjëherë paqja.
Nganjëherë paqja ka shijen e vdekjes,
të të vdekurve përgjithmonë,
të atyre që veç heshtje janë,
nganjëherë paqja.
Nganjëherë paqja është një shkretëtirë,
pa zëra, pa pemë,
si një golle e pamatë ku njerëzit flenë,
nganjëherë paqja.
Nganjëherë paqja i qep gojët
dhe duart i lidh,
vetëm këmbët lë për t'ia mbathur,
nganjëherë paqja.
Nganjëherë paqja është vetëm paqe,
një fjalë e zbrazët që asgjë nuk thotë,
nganjëherë paqja.
Nganjëherë paqja bën më shumë dëm.
Nganjëherë paqja bën më shumë dëm.
Nganjëherë paqja.

122135125_3472157946343057_6775967316363031014_n.jpg
 

Desa

Felix - Culpa
Ta perkthej e kte?😂😂😂😂
Shqip se do hash dru Po te them.🤪

Jam i yti, e gjitha që jam
Mund të provoj, por s’mundem mos
Dhe nëse shkoj dhe them lamtumirë
E di që ti do më gjeje megjithatë

Si një stuhi më rëmben
Dhe fshin të gjitha që të dalin para
Dhe kur zgjohem e di shumë mirë
Që jam i yti përgjithmonë
Përgjithmonë, përgjithmonë

Desa translate 🤣 se mos ha dru 🤣
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Fatmir S. Baçi- E FSHEHTË...

.......Dhe prapë ca gërma,
Ngjiten të na presin diku tjetër,
E ca fjalë pa lidhje
Rrëzohen çorodisë,
Pa shpresë
Dhe me kuptim të tretur.
Drithërimë e pezullt që ngjan
Si e qara në ditën e parë të lindjes,
A ndoshta
Si një kujtesë e humbur.
E gjitha sa mbetet është boshësi,
Mungesë e një fjale,
E ikur prej nesh kaherë,
Dhe që ikjes rrugëton,
Për kthimin e premtuar,
Për të na dhuruar
Mirseardhjen e paqtë
Në mbarim të kohës së shenjuar,
Apo (Zot na ruaj!)
Për na treguar drejtimin e përflakur
Në përtejësinë e hidhur.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Ka ditë të zymta ku gjithçka të trishton.
Nisur nga momenti i zgjimit në mëngjes.
Stacionet e trenit, ku pritja nuk mbaron,
Zymtësia e qiellit që shuan çdo shpresë!

Kafenetë e zhurmshme aq shumë bezdisin,
Boritë e makinave që në sfond dëgjon.
Nuk gjenë më motive lumturinë ta nxisin,
E një ditë e re me hipokrizi fillon...

Çdo çast e më shumë e humbet besimin,
E ndjen brenda teje se mungon diçka.
Teksa shpalos zemrën takon veç trishtimin,
Po një çast të bukur më thuaj sot a ka?

Merr një herë frymë thellë nis' i flet vetes,
Është dhimbje e përkohshme, një "qiell me re".
Fundja ç'rëndësi ka, ky është ligji i jetës,
Në këtë botë të përkohshëm jemi dhe vetë ne.

©️LizzBerisha
 

Desa

Felix - Culpa
Unë jam i burgosuri yt.
Rroj me prangat që ti më ke vënë.
Po çudi as qelia s’më mbyt.
Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë.

Kur ti prangat m’i hodhe në mish.
Unë i putha duart e tua.
Është rast i pashembullt ta dish.
Që xhelatin ta puth a ta dua.

I përndjekuri yt erotik.
I përndjekur të mbetet gjithmonë.
Erotim i mirë a i lig.
Hidhmi duart në fyt, torturomë.

Ky burgim sa do zgjasë s’e di.
I përjetshem do kisha dëshire.
Veç ti eja më shih në qeli.
Të përndjekurit tënd i vjen mirë.

F. D.
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Jam i yti, e gjitha që jam
Mund të provoj, por s’mundem mos
Dhe nëse shkoj dhe them lamtumirë
E di që ti do më gjeje megjithatë

Si një stuhi më rëmben
Dhe fshin të gjitha që të dalin para
Dhe kur zgjohem e di shumë mirë
Që jam i yti përgjithmonë
Përgjithmonë, përgjithmonë

Desa translate 🤣 se mos ha dru 🤣
Nuk e kam pas llafin per ate dru-ne qe mendon ti llaçke, isha serio😂😂😂
 

Desa

Felix - Culpa
Nuk e kam pas llafin per ate dru-ne qe mendon ti llaçke, isha serio😂😂😂
Serio e mora de atë dru-në , llaçk vet je 🙄 ndaj shpejt e shpejt translate 🤣🤣🤣
 

Desa

Felix - Culpa
Llaçke=Budallaçke lool
Buda-llaçkë, llaçka e Budës, hmmmm jo keq
🤣🤣

Tema
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Unë ty s’do të harroj,

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgje e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë natë
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tua
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

Kadare
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Kurorё

Lule pёr tё vdekurit,
Sharje pёr tё gjallёt,
Jeta e tredhur,
Vdekja e mbarsur.
 

Desa

Felix - Culpa
Brengen e madhe mbyta ne nji gote;
Si qenkam dehur sonte s`e kuptoj!
Per gjerat me te bukura ne bote
sa me pelqen te rri e t`enderroj......


J.B.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Edhe pse trembet që një ditë mund të ngelë vetëm, ajo prapë flirton me vetminë. Aty gjen qetësi, jo nga bota, sepse me atë ka kohë që i ka prishur punët. Gjen qetësi nga vetja, nga lodhja e të kuptuarit që askush më nuk të kursen, madje edhe ata të cilëve ti u jep gjithçka. Pikërisht këta, çunakë të rritur që krekosen nga dëshira që të duken burra, këta të plagosin më së keqi. Jo nga ligësia, por nga frika, frika që dikush si ajo ua nxjerr zbuluar atë çunin e vogël që di ta dojë vetëm mamin.
Ajo tashmë e ka kuptuar se ne që sinqeritetin e japim falas, pa kërkuar kurrë shpërblim për të vërtetën tonë, që i bëhemi krahë edhe njerëzve që nuk na meritojnë, në fund jemi ne ata që paguajmë faturat e të gjitha mëkateve. Çudi kjo punë! Sa më i vërtetë që je, aq më budalla të konsiderojnë, thuajse sinqeriteti qenka ftesë të ta fusin e të të shkelin.
Por ajo prapëseprapë ëndërron, i beson imagjinatës së vet, beson që atje është dikush tërësisht i paprekur nga shtirësia e botës me të cilën ajo përpiqet të gjejë paqe. Një aventurier mendimtar që nuk ndien nevojë t’i dëshmojë diçka dikujt, një dele e zezë por i vërtetë në çdo gjë. Një që do ta dashuronte për të gjitha nuancat e krenarisë së saj, që do i bëhej krahë, mburojë për brishtësinë që ajo e mban fshehtë, atë pasigurinë therëse që zhgënjimet e njëpasnjëshme ia kanë kopsitur në shpirt.
Ti mund të thuash se ajo paska dëshirë të besojë në gënjeshtra, se femrat janë kështu, merren me gjëra dhe ëndrra naive, por më trego: çfarë jemi ne, çfarë është njeriu pa ëndrrat e veta, pa atë marrëzinë fëmijërore për të besuar se patjetër duhet të ketë diçka më shumë?
Është një zero, një hiç baras me konstant.
Prandaj ajo i shtrëngon dhëmbët dhe nuk heq dorë. Mbase sepse është femër, sepse vetëm një femër që refuzon të tradhtojë veten ka fuqi që të djegë dhimbjen për të mbajtur gjallë ëndrrat.
Një femër të tillë nuk mund ta kesh. Atë thjesht mund ta adhurosh, krenar që ajo të ka bërë pjesë të saj.

(Albatros Rexhaj)
 

milva

Anëtar Aktiv
...sikur te mblidhja gjithe lotet e grave ...
...do te krijohej nje det me lot!
...sikur te hidhja brenda ,gjithe zemrat e burrave...
...asnjera prej tyre ,nuk do te dilte dot... P.BICA!
 
Top