• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Prandaj them se nuk di sa mund te jet e vertet?ama dhe portalet e jashtme shkruan se kishte prejardhje shqiptare tv e ndryshme dhan ...edhe pse nuk eshte konfirmu asgje e sakt deri tani per prejadhjen e tij..

Pamvarsisht se cfar kombesie kishte ,,, Ai ishte njeri ne radh te par...

Jojo lere ca thone lajme te ndryshme. Origjinen e kishte nga Kalifornia (Usa) dhe persa i perkete preardhjes se fisit prap nga ato ane ishin.
Po normale njeri ishte dhe per filmat aksion ka qene shume i zoti:)
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Walker dhe Roger kishin vozitur 160 km/h

Publikuar: 23:55 / 2.12.2013



Paul Walker dhe miku i tij Roger Rodas kishin vozitur rreth 160 kilometër në orë kur vetura e tyre Porsche Carerra GT ishte përplasur në një shtyllë në Los Angeles gjatë të shtunës mbrëma.
Limiti i shpejtësisë në zonën ku ylli i ekranit dhe miku i tij humbën jetën është 70 kilometër në orë.

“Edhe pse hulumtimet janë në një fazë të hershme, ato tregojnë se Porsche-ja ishte vozitur me një shpejtësi 100 milje në orë (160 kilometër në orë)”.

“Të dy burrat kishin të vendosur rripat... (por) nëse Porsche nuk do të kishte goditur shtyllën, Paul dhe Roger do të ishin ende gjallë sot”, ka thënë burimi. /Telegrafi/
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Mesazhet prekëse të vajzës së Walker

Publikuar: 14:42 / 3.12.2013



Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow Rain, ka postuar disa mesazhe emocionuese në rrjetet sociale në shenjë të kujtimit të babait të saj që humbi jetën ditë më parë në një aksident komunikacioni.

“Kur kam qenë e vogël më ka mësuar të ec, më ka mësuar të qeshem, më ka mësuar që të mos dorëzohem kurrë... E kam dashur edhe para se ta dija se çfarë është dashuria. Ai ishte heroi im, heroi im në jetën time reale. Gjithmonë do të jetë në zemrën time”.

“Lotët me rrjedhin derisa po e shkruaj këtë. Ke shkuar, por nuk do të harrohesh”, ka shkruar 15-vjeçarja duke e bashkëngjitur edhe një fotografi nga fëmijëria, në të cilën gjendet ajo dhe babai i saj.



Meadow ka lindur në vitin 1998, ndërsa pak kohë më pas, Walker dhe nëna saj, Rebecca McBrain, u ndanë.

“Më thoni që të jem e fortë, por thjesht nuk mundem. Më mungon shumë, ka qenë personi i vetëm, të cilit i kam besuar, me të cilin kam qenë e afërt. Nuk mund ta paramendoj jetën pa të. Nuk di çfarë të bëj, mendoj se do të fitoj goditje në zemër. Thjesht, po çmendem”, ka shtuar ajo në Facebook. /Telegrafi/
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Vdes Paul Walker, ylli i "Fast & Furious"

Video dramatike e hedhur ne rrjetet sociale tregon sekondat e para pas aksidentit ku humbi jeten aktori Paul Walker, ne video duket automjeti ende ne flake.
Jane budallalleps njerezit sot....ne vend qe te ofrojne ndihme, mendojne qe gjeja e pare qe duhet bere eshte te inçizojne tjetrin qe digjet ne flake!
Vertete, qe me friksojne njerezit e sotshem! :(
 
Top