Vëllai i zhdukur në det, i jep fund jetës 22-vjeçarja

Love

βeℓℓe â๓e
Nuk e përballonte dot dhimbjen e zhdukjes së të vëllait në tragjedinë e 9 janarit, i jep fund jetës në ditën që përkon me 9-vjetorin e humbjes së tij.

Lezhe-elena-grishaj-233x300.jpg


Lena Grishaj, 22 vjeçe, u vetëhelmua me fostoksinë në banesën e saj në fshatin Torovicë të Lezhës. Homazhet në përkujtim të 28 viktimave që u mbytën me gomone në afërsi të Karaburunit, rit i përvitshëm që kryhet nga familjarët e tyre, dje u kthyen në mort. Askush nuk kreu homazhe as në Shkodër dhe as në Lezhë, por u nisën drejt fshatit Torovicë për t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës, vetëflijimi i të cilës kishte lidhje pikërisht me këtë tragjedi.
Familja e saj ishte shpërngulur nga Malësia e Madhe në Torovicë, pas tragjedisë së ndodhur në afërsi të Karaburunit më 9 janar 2004. Djali më i madh i shtëpisë, Gjin Grishaj, 19 vjeç dhe e fejuara e tij Ermira Grishaj, 16 vjeçe, u mbytën në det, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Tragjedia familjare, e cila vinte vetëm rreth një vit pasi humbjes së nënës, shkaktoi traumë psikologjike te të gjithë fëmijët, veçanërisht tek Lena, e cila asokohe ishte 13 vjeçe. Por nuk do të përfundonte këtu. Rreth 1 vit e gjysmë më parë, një tjetër vëlla i saj, Françesku, 18 vjeç, humbi jetën. Ai u mbyt aksidentalisht në një kanal të Torovicës teksa lahej me disa bashkëfshatarë të tij, duke e rënduar gjendjen psikologjike të së motrës.

Siç mësohet, viktima e djeshme ishte fejuar rreth një vit më parë me një djalë po nga Torovica.

shkoder-mark-Grishaj-274x300.jpg

Mark Grishaj, babai i viktimës

Të afërm të saj pohojnë se Lena ishte njohur vetë me të fejuarin dhe se marrëdhënia e tyre kishte qenë mjaft e mirë. Por ndonëse kishte gjetur një njeri ku të mund të mbështetej dhe të gjente disi qetësinë shpirtërore, humbja e të vëllait mbetej sërish një nga brengat më të mëdha të jetës së saj. Madje së fundmi ajo e kishte paralajmëruar vetëflijimin, teksa ishte shprehur se do të donte të vdiste në të njëjtën ditë që kishte humbur jetën i vëllai.

Dje, rreth orës 07:00, është gjetur në gjendje të rëndë, pasi kishte gëlltitur më parë fostoksinë, të cilën familja e përdorte për prodhimet bujqësore, kryesisht për misrin. Babai i saj, Mark Grishaj, e ka gjetur në dhomën e saj thuajse pa ndjenja teksa nxirrte shkumë nga goja. Bashkë me djalin e madh, ai e ka nisur menjëherë drejt spitalit, duke dhënë edhe alarmin se ajo kishte pirë helm. “E kishte thënë se do e kryente një gjë të tillë, pasi ajo vazhdimisht fliste për djalin që kishte vdekur në tragjedinë e 9 janarit. Ishte shprehur se donte të vdiste në një ditë me të. Nuk e dua më jetën thoshte, pasi Gjini ka qenë fëmija më i mirë i familjes, por nuk na e merrte mendja se do e realizonte. Rreth orës 07:00, pasi i thirra disa herë dhe nuk u përgjigj, djali im Marashi hapi derën e dhomës së gjumit. Ajo ishte në krevat dhe nxirrte shkumë nga goja. Lena kishte një vit që ishte fejuar me dëshirën e saj. Në verë prisnim t’i bënim dasmën, por ja që nuk qe e thënë. Ajo vazhdimisht fliste për të vëllain, ndonëse kur ndodhi tragjedia ka qenë e mitur”, u shpreh dje babai i saj, Mark Grishaj. Ai e mohoi mundësinë e ndonjë konflikti brenda familjes dhe apo ndonjë problemi të së bijës me të fejuarin. “Humbja e djalit më 9 janar është shkaku i vetëm i vetëflijimit të Lenës”, u shpreh më tej babai i 22-vjeçares.

“Vetëflijimi na vrau për herë të dytë”
Ndonëse kanë kaluar 9 vjet nga tragjedia, familjarët e viktimave, të cilët kanë ngritur dhe shoqatën “9 Janari”, nisur edhe nga ngjarja e fundit në familjen Grishaj, shprehen të indinjuar pasi sipas tyre përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie vazhdojnë të jenë të lirë dhe madje edhe pjesë e strukturave të shtetit. Nikollë Mhillaj, kreu i kësaj shoqate, u shpreh se “me atë çfarë i ndodhi Lena Grishajt, e cila u vetëflijua, mund të themi se ne jemi vrarë për herë të dytë. Ndodhemi para fakteve të tilla, ku secila prej familjeve që ka përjetuar këtë tragjedi po përballet me fatkeqësi nga më të ndryshmet. I bëjmë thirrje kryeprokurorit Llalla që ta trajtojë me seriozitet këtë ngjarje”.

marash-grishaj.jpg

Marash Grishaj
I vëllai: Lena s’e përballoi dot humbjen

Marash Grishaj, vëllai i 22-vjeçares së vetëhelmuar, rrëfeu dje si e gjeti motrën në momentet e fundit të jetës dhe paralajmërimin e saj për aktin që kreu. “Motra kishte lidhje të fortë me vëllamë që u mbyt në det dhe nuk e përballoi dot humbjen. Në orën 07:00 e gjetëm në gjendje të rëndë dhe e nisëm në spital në Lezhë, më pas e sollëm në Tiranë. Sot ishte 9-vjetori i zhdukjes së vëllait tonë të madh dhe ajo i dha fund jetës nga stresi, mërzitja. Dje, Lena i ka thënë vëllait të vogël, të paktën t’i gjendej trupi që edhe ne të kishim një varr për të. Gjithë natën nuk ka fjetur, duke menduar për këtë gjë, derisa në mëngjes ka bërë këtë punë”. Kështu u shpreh dje vëllai i së ndjerës, pasi mori lajmin nga bluzat e bardha se nuk kishin arritur ta mbanin në jetë 22-vjeçaren. Sipas tij, e motra nuk kishte asnjë lloj problemi me të fejuarin. “E ka shfaqur dhe më parë problemin e vëllait. E kemi diskutuar dhe më parë në familje, por nuk më shkonte mendja se do ta bënte këtë… Ne si familje kemi bërë shumë apele, por askush nuk është vënë në lëvizje, të paktën për të gjetur trupat. Në dhomën ku ajo flinte ne mbanim misër, por edhe ilaç. Kujt ia priste mendja se ajo do ta pinte ilaçin?!”, u shpreh vëllai i viktimës, Marash Grishaj.

viktimat-e-9-janarit-2004.jpg

Tragjedia e 9 janarit me 28 viktima
Në 9 janar të vitit 2004, gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Kur gomonia pësoi avari edhe për shkak të dallgëve ata ranë në det. Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur, ndërsa pjesa tjetër u gjetën të gjallë. Të gjithë viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës, të moshës nga 15 deri në 33 vjeç.

Të zhdukur
  • • Gjin Grishaj, 19 vjeç
  • • Ermira Grishaj (Niçaj), 16 vjeçe
  • • Ndue Sanaj, 21 vjeç
  • • Artan Sagrini, 33 vjeç
  • • Arian Gjilaj, 29 vjeç
  • • Marjana Zajeti, 18 vjeçe
  • • Kreshnik Bjeshka, 25 vjeç
  • • Fahrije Mehmeti (Dizdari), 34 vjeçe
Burimi: panorama
 
Redaktimi i fundit:

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Vëllai i zhdukur në det, i jep fund jetës 22-vjeçarja

O Zot sa gjynah..gjithsesi ajo ka qene e vogel ne ate kohe me ndihmen e prinderve duhej ta kishte kaluar
Por edhe ndodhi vellai tj

Iii prinderit 3 femije te vdekur sa keq :(
 

Apsara

Anëtar i ri
Titulli: Vëllai i zhdukur në det, i jep fund jetës 22-vjeçarja

Sa ngjarje e rende :/, tragjedite ne kete familje spaskan te sosur, zoti ua lehtesofte dhembjen.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Vëllai i zhdukur në det, i jep fund jetës 22-vjeçarja

O Zot sa gjynah..gjithsesi ajo ka qene e vogel ne ate kohe me ndihmen e prinderve duhej ta kishte kaluar
Por edhe ndodhi vellai tj

Iii prinderit 3 femije te vdekur sa keq :(
Djali më i madh i shtëpisë, Gjin Grishaj, 19 vjeç dhe e fejuara e tij Ermira Grishaj, 16 vjeçe, u mbytën në det, ndërsa trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Tragjedia familjare, e cila vinte vetëm rreth një vit pasi humbjes së nënës, shkaktoi traumë psikologjike te të gjithë fëmijët, veçanërisht tek Lena, e cila asokohe ishte 13 vjeçe. Por nuk do të përfundonte këtu. Rreth 1 vit e gjysmë më parë, një tjetër vëlla i saj, Françesku, 18 vjeç, humbi jetën. Ai u mbyt aksidentalisht në një kanal të Torovicës teksa lahej me disa bashkëfshatarë të tij, duke e rënduar gjendjen psikologjike të së motrës.
Siç mësohet, viktima e djeshme ishte fejuar rreth një vit më parë me një djalë po nga Torovica.
Nuk ka pasur mbeshtetje komplete nga prinderit, pasi nena kish vdekur nje vit para tragjedise. Pastaj u shtuan vdekjet e 2 vellezerve, e pastaj ky i fundit qe u mbyt ne kanal. Pra kane qen 4 vdekje te perjetuara gjate ketyre viteve, ne heshtje mbase, sepse babaj edhe pse shtylla e familjes, ka pasur vuajtjen e vete, te humbesh bashkshorten dhe femijet, eshte tragjedi. Vertet ajo ka qen e vogel, por dhimbja nuk njeh moshe, aq me shume qe kish humbur dhe nenen po ne mosh te vogel.
E me sa lexova ne artikull, kishte thene dhe me heret qe do e bej kete xhest.... Gjynah qe su be dot per te mos mbaronte ne kete menyre, te pakten i fejuari te mund ta shpetonte.

Kujdesuni per njerzit e dashur te cilet "ju paralajmerojne" qe kane ndermend te vetevriten ( ose qe i shikoni ne nje gjendje te thelle depresioni edhe pa asnje deshire jete), nqs nuk mund ti ndihmoni vete, kerkoni ndihme te specializuar ( psikolog ose dhe psikiater nqs duhet). Mos mendoni qe nuk ka kurajo te bej nje xhest te tille, mos qendroni indiferent.
Po ashtu nje njeri qe ka pasur nje tentative do provoj perseri deri sa te realizoj planin, nqs nuk pranon kurim, dhe nqs nuk gjen mbeshtetje dhe zgjidhje per problemet qe e cuan ne ate gjendje.
 
Redaktimi i fundit:

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Vëllai i zhdukur në det, i jep fund jetës 22-vjeçarja

Tre persona te vetflijuar ne kete familje. Ky eshte tmerr.
 
Top