Vendimi zyrtar-Nuk ka më messenger pa llogari

messenger.jpg


Facebook së fundmi ka marrë një tjetër vendim në lidhje me të gjithë përdoruesit e messenger të cilët janë të detyruar që të kenë një llogari në Facebook.

Në vitin 2015, Facebook lejoi përdoruesit e mundshëm të hynin në aplikacion duke përdorur vetëm një numër telefoni.

Rrjeti social Facebook konfirmoi ndryshimin në VentureBeat, duke sqaruar se “shumica e përdoruesve që përdorin messenger tanimë hyjnë në Facebook” dhe se ata thjesht duan “të thjeshtojnë procesin”.

Një zëdhënës thotë se rregulli i ri vlen edhe për ata që janë “të ri në messenger” dhe se ata që përdorin tashmë aplikacionin përmes llogarisë së tyre nuk duhet të bëjnë asgjë.

Disa përdorues u ankuan se kishin probleme për t’u regjistruar pasi aplikacioni raportonte se kishte një kufizim në llogarinë e tyre.

Është e paqartë nëse ndryshimi do të ketë ndonjë ndikim në planet e Facebook për t’i bërë aplikimet e tij të mesazheve të ndërveprueshme.

lajmifundit.al
 
Top