Vera e re në fuçinë e vjetër - Eqrem bej Vlora, hero apo tradhtar?

Lauri

Anunnak
Nuk besojmë se ka një figurë kaq befasuese dhe kaq madhështore në historinë e Shqipërisë sa Eqrem bej Vlora. Një personazh idol, një fosil i "kalorësisë" shqiptare që me urtësinë dhe erudicionin e tij, ashtu qetë-qetë dhe i pabujë siç ishte, diti të zërë vend në panteonin e kulturës dhe mendimit shqiptar.

E ndriçoi figurën e tij falë kujtimeve që shkroi dhe la në gjermanisht përpara se të ndërronte jetë në Austri, duke u dhënë mundësinë më tej historianëve të gërmojnë dhe të njohim më shumë për të. Gati i panjohur për publikun shqiptar, i panjohur edhe për historianët, emri i tij si një ministër, më shumë shoqërohej me pyetje injorantësh të tipit " Kush është ky këtu në fotografi i veshur me smoking? "
Madje tregojnë një histori me sens ironie në fillim të viteve '90, kur një albanolog austriak kishte ardhur në Shqipëri dhe i kërkonte drejtorit të Institutit të Kulturës, se ku mund të gjente disa mobilie të një stili otoman si ato të Eqrem bej Vlorës. Kreun e institucionit, që jo vetëm që e shokoi kjo kërkesë, por për herë të parë e dëgjoi emrin e Eqrem bej Vlorës dhe natyrisht kuptohej se ç'përgjigje i dha të huajit.

Eqrem-bej-Vlora-_zps4be7d1ed.png


Por verifikimet nxorën në dritë se pikërisht skrivania, karrigia dhe raftet që drejtori i institutit mbante në zyrë, ishin fiks të Eqrem bej Vlorës që dikur zbukuronin sarajet e tij në Vlorë.
Të gjithë këtë nonsens për herë të parë e sqaroi vetë njeriu që kishte ikur nga kjo botë me kujtimet e tij në gjermanisht dhe të përkthyera në shqip nga Instituti i Librit dhe Komunikimit.


Por ashtu siç shkruan vetë në librin e tij, Eqrem bej Vlora, vërtet është bërë top i një fati të çuditshëm në jetën e tij. Shkak për këtë bëhet një fotografi në mos kompromentuese, një dëshmi tejet negative e këtij njeriu. Historiani francez, Patric Najbor, është rrekur të shkruajë historinë e Shqipërisë siç e di ai dhe dy vëllimet e librit, që pritet që së shpejti të vijnë edhe në shqip, i ka shoqëruar me një album të pasur me fotografi. Por njëra prej tyre është me të vërtet shokuese.


Ne vërejmë qartë Eqrem bej Vlorën në cilësinë e kryetarit të Parlamentit shqiptar duke i raportuar me një letër në dorë mëkëmbësit Francesco Jakomoni. ثshtë viti 1942 dhe Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia Fashiste. Eqrem bej Vlora këtu natyrisht nuk është në momentin e tij më të mirë në jetë. Ai këtu nuk është ai që ne kemi njohur si një figurë tejet pozitive. Nuk është as ambasador i Perandorisë Osmane në Moskë. Nuk është as këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Turqisë. Nuk është as njeriu që nxori nga sënduku flamurin origjinal të Skënderbeut dhe që xhaxhai i tij, Ismail Qemali, valëviti më 28 Nëntor 1912. Nuk është as negociatori i sa e sa takimeve me personalitete evropiane për çështjen e pavarësisë së Shqipërisë. Nuk është as njeriu që i dha kulturë Shqipërisë falë kulturës së tij.


Ai thjesht duket një kolaboracionist me pushtuesit dhe kaq. Një provë të tillë nuk e ndërron dhe e kthen mbrapa askush.


Por ajo që ne duam të nxjerrim me këtë shkrim është një pyetje shumë-shumë e thjeshtë: اfarë është Eqrem bej Vlora, një hero, erudit, personalitet i kulturës dhe mendimit shqiptar, ashtu siç e njohim deri pak më parë, apo një tradhtar e një kolaboracionist, një kryetar kukull i Parlamentit dhe më vonë edhe ministër i Brendshëm dhe i Kulturës në kohën e pushtimit gjerman?


Natyrisht kjo pyetje nuk është aq e thjeshtë dhe askush nuk mund të bëjë atë që deri më sot është bërë me figurat historike të Shqipërisë. Ata thjesht ndaheshin në dy kategori: të mirë dhe të këqij, negativë ose pozitivë. Në fakt ka edhe nga ato figura si Eqrem bej Vlora, që duhet të vlerësohen për pjesën pozitive dhe kurrë ajo nuk duhet të mohohet. Por ama duhet thënë troç, ajo negativja dhe e provuara shkencërisht. Fakti i mësipërm hedh edhe një herë në tavolinë si një pulë të pjekur jo fort mirë debatin, që së fundi ka ngecur në Komisionin Parlamentar për ata shqiptarë që cilësohen apo jo kolaboracionistë. Me shumë të drejtë historiani dhe politikani, Uran Butka, shkruante të dielën në gazetën "Tema" se historia duhet lexuar me fakte dhe se një radhë me emra si Hysni Lepenica, Zai Fundo, Mustafë Dervishi, Ymer Lutfia apo Besnik اano dhe Qeramudin Sulo nuk kanë qenë kurrë kolaboracionistë.


Ata luftuan pushtuesit italianë dhe gjermanë dhe të vetmin gabim kishin që nuk ishin komunistë dhe nuk bashkëpunuan me partizanët. Por ka edhe një kategori tjetër si Eqrem bej Vlora, por edhe Rexhep Mitrovica, si Eqrem Libohova, por dhe Lef Nosi, që bashkëpunuan zyrtarisht me pushtuesit.


Ndonëse ata nuk urdhëruan dhe vranë dikë, ndonëse ata nuk realizuan ndonjë operacion ndëshkimi apo vrasjeje masive, madje ata morën në mbrojtje deri hebrenjtë, madje-madje ishin konfirmues të idesë së Shqipërisë së Madhe dhe të çlirimit të Kosovës, ata sot ne mund t'i quajmë kolaboracionistë që ç'ke me të. Historia është histori dhe faktet janë fakte. Por, ama kurrsesi nga ana tjetër, ne nuk mund të fshijmë me një të rënë të gomës nga historia kombëtare kontributin dhe vlerat e tyre historike.


A mund të bëjmë këtë për Eqrem bej Vlorën, njeriun që nxori nga sënduku flamurin që xhaxhai i tij, Ismail Qemali, valëviti në Vlorë. A mund të mohojmë vlerat e Rexhep Mitrovicës në lëmin e kulturës shqiptare apo të Lef Nosit, firmëtarit të Pavarësisë së Shqipërisë. Prandaj, nëse ne pyesim sot, nëse Eqrem bej Vlora është hero apo tradhtar, historianët duhet të japin një përgjigje profesionale dhe reale. Në kujtimet e tij, vetë Eqrem bej Vlora, mes të tjerave, përmend Fan Nolin, i cili thoshte: Në Shqipëri çdo politikan i ndershëm duhet të provojë së paku një herë burgun. Nuk ka burg më të rëndë se ai që i është bërë Eqrem bej Vlorës: e harruan për 50 vjet sikur të mos kishte jetuar kurrë.
Shkruar nga : Roland Qafoku
 

Marla

Quo Vadis!
Titulli: Vera e re në fuçinë e vjetër - Eqrem bej Vlora, hero apo tradhtar?

Paska qene burre king :p
 

Aver

VIP
Titulli: Vera e re në fuçinë e vjetër - Eqrem bej Vlora, hero apo tradhtar?

Familja dinastike Vlora nuk ka nxjerre tradhetar e spiun. As ky pinjoll i kesaj familje nuk ben te etiketohet si i tille.

E kemi nje te keqe shqiptart qe cdo gje e analizojme dhe ndajme duke i perdorur vetem dy ngjyra; te badhen dhe te zezen.

Po nuk je i bardhe, je i zi...dhe anasjelltas. S'ka mes.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Vera e re në fuçinë e vjetër - Eqrem bej Vlora, hero apo tradhtar?

Kam lexuar librin me kujtimet e tij qe nga femijeria. dhe me ka lene mjaft pershtypje patriotizmi i tij. Po ashtu edhe i Ati, Syrja Vlora. Familje patriotesh!!!
Artikulli bazohet vetem tek koha e luftes se dyte boterore, po harron qe familja Vlora kishte pozita mjaft te larta ne P. Osmane. Syrja Vlora, i Ati i Eqremit, ishte deputet ne Parlamentin turk. Atehere, sipas logjikes se gazetarit, duhet te quhen tradhtare te gjithe si familje.
 

Aver

VIP
Titulli: Vera e re në fuçinë e vjetër - Eqrem bej Vlora, hero apo tradhtar?

Edhe vet Ismail Qemali kishte mbajtur pozita te rendesishme ne hierarkine e Perandorise Osmane.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Eqrem Bej Vlora prehet në Kaninë

Eqrem Bej Vlora prehet në Kaninë


Në ditën e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta, eshtrat e Eqrem Bej Vlorës u prehën në Kaninë të Vlorës, pas sjelljes së tyre pak ditë më parë nga Vjena, me interesim të qeverisë shqiptare dhe kontributin e të afërmes së Beut të fundit, Hana Këlcyra.

“Ishte krejt normale që të bëhej në Kaninë, sepse familja e tij vjen nga këtu. Gjë kryesore për mua ishte se edhe Islmail Beu, xhaxhai i tij, pas vdekjes në Itali u varros atje dhe vetëm më vonë është sjellë nga Mbreti Zog këtu. Kjo është arsyeja që po e shpie në Këlcyrë. Janë 15 personalitete që kanë kontribuar për historinë e Shqipërisë, që mjerisht prehen jashtë shtetit”, tha Hana Këlcyra, e afërme e Beut.

Pas homazheve në shtëpinë e tij në Vlorë, ku mes të tjerësh ishte e pranishme edhe e bija e Eqrem Bej Vlorës, eshtrat u çuan në tyrbën e Shehajve, ku u përcoll me ceremoni fetare. Një grup dashamirësish kontribuan në realizimin e varrit monumental.

“Eqrem Bej Vlora është një figurë e jashtëzakonshme e letrave shqiptare, e kulturës shqiptare. Rikthimi i tij në atdhe është shumë i rëndësishëm, sepse nuk nderohen thjesht Eqrem Bej Vlora, por nderohet një nga familjet, e cila për 500 vjet ka bërë historinë e Shqipërisë dhe të Vlorës, me të mirat dhe të këqijat e saj”, u shpreh Auron Tare, nga Forumi i Trashëgimisë Kulturore.

Eqrem Bej Vlora, politikan, diplomat, historian dhe shkrimtar, u lind në Vlorë në 1885-n dhe u nda nga jeta në Vjenë në 1964-n. /Top Channel
 
Top