Vështirësitë e përzgjedhjes së të qenurit i/e mirë, vs i/e keqe

Desa

Felix - Culpa
“Njeriu para së gjithash ekziston, ndeshet me veten, rritet në botë - dhe përcakton veten më pas ". Aspekti më pozitiv, terapeutik i kësaj nënkupton gjithashtu: një person mund të zgjedhë të veprojë në një mënyrë tjetër, dhe të jetë një person i mirë në vend të një personi mizor”

Sartre

Kjo më lartë është një kundërargument për qëndrimin Dekartian, mendoj-ndaj jam. Por e hapa te tema shoqërore, për të reflektuar me njeri -tjetrin mbi faktet që na “detyrojnë” të bëhemi të mirë apo të këqinj në raste konkrete.

Cilat janë arsyet e juaja?

Filloj unë.
Në një rast që e mbaj mend, kisha arsyetimin: kam qenë e mirë gjatë kohë sa që e mira e ka humbur sensin, në një botë ku mbisundon egoizmi.
Veprova mirë? Nuk e di! Por ishte vendim i drejtë i momentit.....
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Eshte zgjedhje por e bazuar ne ate cfare merr si qasje nga te tjeret.
Nganjehere te qenurit e mire apo e keqe kundrejt dikujt, jane veprimet qe stimulojne instiktet
Edhe pse me timen une kam zgjedhur te jem "e mire" , di qe kam qene edhe e keqe
sa i holle eshte kufiri midis te dyjave
 
Mogli

Be good or be good at it
Sjellja e mire mendoj une ka dy medalje
1-sa per sy e faqe
2-per te tregu qe vertet je njeri dhe din te respektosh/duash 1 tjeter ose te tjere qenie humane.
Sjellja e mire sa per sy e faqe ka te beje me njerez qe vec ke 1 pershendetje dhe qe i njeh vec emrin dhe ske asni lloj konfidence me ta dhe per te mos u tregu arrogant i dhuron 1 buzeqeshje ose 1 fjale te mire.

ndersa sjellja e keqe ka te beje me persona qe ti,un ose dikush tjeter i konsideron njerez qe skane moral,respekt dhe sillesh ne menyre te ftohte dhe te keqe me ta....por dashje padashje ne sillemi keq me kedo sepse varet nga situata ne te cilen ndodhemi....jo ne pak raste jemi pendu pse ndodhi kjo ose ajo gje ose pse ja thashe fjalen e fundit te paren
 
MrCool

Old School.
Nuk mund te vendosesh nese do te behesh i mire apo i keq.. Kjo eshte dicka qe ti e ke te mbjellur ne shpirt dhe nese ti tenton te besh dicka jashte karakterit dhe personalitetit tend eshte thjeshte vetem nje hipokrizi ose thjesht nje fasade.
 
Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
E mira dhe e keqja perceptohet nga njeriu sipas formimit te tij, dicka qe mund te jete e keqe per te mund te jete e mire dhe anasjelltas. Se si te perceptojne te tjeret dhe ose shoqeria eshte tjeter teme.
 
Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
It is absurd to divide people into good and bad. People are either charming or tedious.

Oscar Wilde
Une e thash me shqyp or taj. :p
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
skam nevoje te perzgjedh. :p
Jam komplet e mire. ahahhahahahaha
 
Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Une ingllish per ata qe dine kuptohet lool
Leshonju koks bjeru... lol
Do i propozonj rams qe t'zosh venin e atij kuqsit tek ministja e jashteshme. :D
 
jana80

Super Moderator
Per te qene i/e mire do besh shume rruge e do ta keshe me te veshire arritjen por ne fund do te mbushesh me fryme te paster e do shikosh qiell pa re.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
E mir kam zgjedh me qene me ate te timen se flej me rehat ne darke :p
Kjo eshte nje nder filozofit me te shendetshme ne jete.
Te vjetrit thoshin gjithmone;
Mundou te besh nje jete,qe kur te biesh me fjet gjume,te mundesh te flesh qete me ndergjegjen tende,dhe ne lidhje me diten qe sapo le pas.
 
Binjak ♊

Be realistic: Plan for a miracle!
Mengjesi fillon duke i thene vetes: sot do te takoj nje njeri te pafytyre, nje mosmirenjohes, nje shtypes, nje mashtrues, nje ziliqar, nje njeri qe mendon vetem per vete. Sjellja e tyre varet gjithmone nga fakti se nuk dine te ndajne te miren nga e keqja. Ndersa une, meqenese, duke u menduar per natyren e se mires e se keqes kam arritur ne perfundimin se behet fjale perkatesisht per ate qe eshte e bukur apo e shemtuar ne kuptimin moral dhe duke u menduar per natyren e atij qe gabon kam arritur ne perfundimin se behet fjale per nje te aferm timin, jo ngaqe kemi te njejtin gjak apo te njejten fare, por sepse kemi nje grimce nga mendja e hyjnive, keshtu pra, une nuk mund te kem keq nga asnjeri prej tyre, e as nuk mund te me ngaterrojne ne pune te turpshme, e as nuk mund te zemerohem me nje te aferm apo ta urrej ate. ne te vertete ne kemi lindur per te bashkevepruar me njeri-tjetrin ashtu sic ndodh me kembet, duart, qepallat, dhembet e siperm e te poshtem. prandaj te vepruarit njeri kunder tjetrit eshte ne kundeshtim me natyren ashtu sic, po te zemerohemi me dike e ta hedhim poshte me mosperfillje at, kjo do te thote te veprojme kunder tij.

Marco Aurelio ne librin Meditime.

Problemi qendron te ata qe gjenje kenaqesi ne te berit keq. Ata jane nga nje univers tjeter!
 
Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Mendimi im eshte qe njeriu i mire qe mbart me vehte cilesite e mira,qe ka kulturen e duhur qe di ta zbatoi ate ne mardheniet me njerezit ne kohen e duhur dhe me peshen e duhur ben hall kudo qe te shkoi dhe me kedo qe te jetoi.I miri mbetet i mire .Kete cilesi te mire njeriu duhet te mos peshohet me kandarin e tij,por te peshohet me kandarin e huaj
njeriu i mire ngelet i mire dhe kur jeta e perball me te keqin
 
MrCool

Old School.
Shushunjat e pijne gjakun e trashur bualla.. Nder te kane bere ??
 
Frank

Anëtarë i respektuar.
Une them qe i keqi e ka te keqen ne shpirt, ne “gjak”, ne çdo mm te gjatesise se venave te tij, ne çdo qelize madje madje ne çdo frymemarrje!
Thone se trashegohet, GENI, ndoshta ama per nje gje jam i sigurt, siç gjaku nuk behet uje edhe i keqi nuk behet i mire dhe anasjelltas.

Kjo ne parim, pastaj se cfare perceptojme per dike apo perceptohemi nga dikush do thellim dhe analize.
 
pranej them une qe je i mire ti ne vetvete pavaresisht se si shfaqesh ktej nga lagjja
 
Binjak ♊

Be realistic: Plan for a miracle!
Une them qe i keqi e ka te keqen ne shpirt, ne “gjak”, ne çdo mm te gjatesise se venave te tij, ne çdo qelize madje madje ne çdo frymemarrje!
Thone se trashegohet, GENI, ndoshta ama per nje gje jam i sigurt, siç gjaku nuk behet uje edhe i keqi nuk behet i mire dhe anasjelltas.

Kjo ne parim, pastaj se cfare perceptojme per dike apo perceptohemi nga dikush do thellim dhe analize.
Jam dakort me çfarë thua (deri diku 99%) me një kusht a iu futur shumë analizave por vetëm një përcaktim termi, kur flitet për të keqen kemi parasysh të keqen e pastër (pure), për shpirtin e pastër me ligësi, siç është shpirti i pastër me mirësi.

Nuk duhet të harrojmë se ka edhe njerëz që janë të këqinjë sepse nuk shohin rrugë tjetër
 
Te jesh i “keq” me te keqin, nuk je i keq.
Siç thashte pjesa perceptuese ha analize.
 
Top