Vetmia: Përfitimet e të shpenzuarit kohë me veten

Vetmia: Përfitimet e të shpenzuarit kohë me veten​

Në shoqërinë moderne ka ndryshuar totalisht koncepti i të ndenjurit vetëm. Dikur, vetmia përdorej si term për personat dështakë apo inferiorë, të cilët qëndronin vetëm dhe nuk përziheshin me të tjerët. Ndërkohë sot, vetmia shihet si një mënyrë për të kaluar kohë me veten dhe për t’u forcuar në heshtje.

A e dinit se çdo vit Bill Gates kalon dy javë i vetëm me pushime në një vend të largët? Ai e bën këtë gjë për t’iu larguar zhurmave të përditshmërisë dhe për të reflektuar për progresin e tij. Të kaluarit kohë me veten është e rëndësishme për shëndetin mendor dhe rritjen personale.

Ja cilat janë disa nga përfitimet e të kaluarit kohë me veten i vetëm.

1. Ju ndihmon të reflektoni mbi çfarë keni bërë dhe çfarë do të bëni.
Kur jeta është e vështirë dhe të punuarit në një punë të lodhshme është stresuese, të kaluarit kohë me veten ju ndihmon të reflektoni mbi çfarë keni arritur dhe çfarë doni të arrini, duke e përqendruar atje ku duhet përqendrimin tuaj.

2. Përmirëson përqendrimin dhe rrit produktivitetin.
Kur ne i ndalim shpërqendrimet nga jeta jonë, bëhemi të aftë të përqendrohemi në gjërat që duhet të bëjmë. Duke rritur produktivitetin dhe përqendrimin, bëhet më e lehtë arritja e synimeve në jetë. Mjafton thjesht të kyçesh në një dhomë dhe të lexosh librat që do të ndihmojnë të rrisësh përqendrimin.

3. Ndihmon tek të zbuluarit e vetes përsëri.
Kur kalon kohë me të tjerët, duhet edhe të përshtatesh me ta. Ndërkohë kur kalon kohë i vetëm, nuk ke pse e bën diçka të tillë. Gjendesh vetëm ti dhe mendimet e tua, të cilat do të ndihmojnë ta rigjesh veten përsëri.

4. Ju ndihmon të mendoni më thellë.
Nuk mund ta mohojmë faktin se dita ditës përgjegjësitë dhe detyrimet tona janë në shtim dhe nuk kanë asnjëherë fund. Mirëpo kjo gjë, kur bëhet mendim rutinë, jua redukton aftësinë e të gjykuarit thellë. Ndaj kalimi i kohës i vetëm të ndihmon të mendosh thellë dhe të gjykosh mbi progresin tënd.

5. Përmirëson cilësinë e marrëdhënieve me të tjerët.
Duke kaluar më tepër kohë me veten i vetmuar, ke më tepër mundësi për ta kuptuar se çfarë do dhe çfarë dëshiron të arrish. Në vetmi, ke më shumë mundësi të bësh zgjedhjet e duhura për veten dhe marrëdhëniet e tua me të tjerët. Gjithashtu, do të mund të mendosh më qartë për synimet dhe marrëdhëniet personale me të tjerët.

Çfarë mund të bëni ndërsa kaloni kohë në vetmi?

1
. Meditimi është një nga mënyrat më të mira të të kaluarit kohë në vetmi.
2. Ditari. Të shkruash një ditar të ndihmon akomë më shumë për të arritur gjithë pikat që diskutuam më sipër.
3. Mendo për synimet që dëshiron të arrish dhe bëj plane se si mund t’i arrish.
4. Fike celularin, apo kompjuterin. Shkëputu totalisht nga bota e jashtme. Jepu kohë mendimeve të tua.
5. Përqendroje vëmendjen tek mendimet dhe emocionet.
b.Bota.al
 
Top