Vettel i pakapshëm në Spa, fiton اmimin e Madh të Belgjikës

cent

...Lontano
Sebastian Vettel vazhdon të bëjë përpara në Formula 1 me ritmin e tij të zakonshëm, një po një jo, këtë herë për të ishte radha për të marrë fitoren e radhës dhe në Cmimin e Madh të Belgjikës kampioni në fuqi në fakt regjistroi triumfin e tij të pestë për vitin 2013, duke mbërthyer pothuajse me të dyja duart edhe trofeun e katërt rresht në kampionatin më të shpejtë në rruzull.
qys2l1.jpg

Përvecse perfekte e me një strategji të zgjedhur me kujdes, gara e 26-vjecarit gjerman në Spa – Francorchamps ishte edhe më e lehta nga 11 garat e deritanishme, aq sa 3 herë kampioni I botës pati nevojë për vetëm një parakalim, atë të fillimit ndaj britanikut Lewis Hamilton që e nisi garën nga pole position. Vettel siguroi fitoren e dytë në Spa, I shkëputur e me plot 17” avantazh kundrejt ndjekësit më të afërt, që këtë herë pavarësisht se nuk fitoi garën mund të quhet me plot gojën si heroi I Cmimit të Madh të Belgjikës.

Ai vend shkon pikërisht për Fernando Alonso-n, që pavarësisht se startoi nga pozicioni I 9 gjeti shtegun e duhur për të bërë parpara që në nisje, aq sa pas Eau Rouge-t të famshëm piloti spanjoll e pa veten në vendin e pestë. Në vazhdim dy herë kampioni I botës kreu edhe 6 parakalime të tjera, ku përfshihet gjithashtu edhe ai në xhiron e 14 ndaj Lewis Hamilton, gjithsesi si për të ashtu edhe Ferrari-n mbetet keqardhja e madhe për atë gabim në provat zyrtare, që me shumë gjasa e privoi 32-vjecarin asturian nga dueli I drejtpërdrejtë me Sebastian Vettel. Kompletoi podiumin Lewis Hamilton I cili mbajti prapa vetes shokun e tij te ekipi Mercedes Nico Rosberg, ndërsa I pesti u pozicionua Mark Webber, që edhe këtë herë zhgënjeu me një start mjaft të dobët.

Me radhë pas australianit u klasifikuan respektivisht Jenson Button, Felipe Massa, Romain Grosjean, Adrian Suttil si dhe Daniel Ricciardo. Vlen të përmendet tërheqja e parë e Kimi Raikkonen pas plot 27 garave radhazi në pikë. 33-vjecari finlandez u tërhoq nga gara 19 xhiro para fundit kur në tentativë parakalimi ndaj brazilianit Massa u tradhtua nga frenat dhe shkoi drejt, duke regjistruar njëkohësisht edhe të parën tërheqje që nga Cmimi I Madh I Gjermanisë, në vitin 2009. Kjo bën që piloti I Lotus-it të humbasë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, vend që mbahet nga Fernando Alonso me 46 pikë më pak se Vettel, ndërsa I treti tashmë pozicionohet Leëis Hamilton I distancuar 12 pikë nga piloti I Ferrari-t por me 5 pikë avantazh kundrejt Raikkonen. Gara e ardhshme do të zhvillohet pas dy javësh dhe do të jetë ajo e Cmimit të Madh të Italisë, që do të mbahet në pistën e famshme të Monza-s.
/S.Sport
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Vettel i pakapshëm në Spa, fiton اmimin e Madh të Belgjikës

i paperseriteshem eshte ky......

VETTEL forever number ONE
 
Top