Vettel i pandalshëm, fiton në Amerikë dhe thyen rekordin e Schumacher

cent

...Lontano
Të shikosh Sebastian Vettel teksa dominon nga fillimi në fund një garë të këtyre kohëve në Formula 1 është shndërruar vërtet në një bezdi totale. Ndryshon thjesht vendi apo ora sepse garat mbeten po ato dhe piloti gjerman vazhdon të rendë si i cmendur duke shfrytëzuar në maksimum supremacinë absolute që ka makina Red Bull për të përmirësuar statistikat e tij.
25s62dg.jpg

Në historinë e Formula 1 emri apo respekti arrihet duke patur duele apo parakalime të paktën ndaj makinave të përafërta, por katër herë kampioni i botës vazhdon me kokëfortësi të fitojë cdo garë, duke harruar se një hegjemoni e tillë do t’i shtrëngojë drejtuesit më të lartë që të ndryshojnë rrënjësisht këtë sport.

Për shumë vetë kampionati i vitit 2013 është mbyllur me kohë, megjithatë sa për statistikë, pasi garat e ditëve të sotshme vlejnë thjeshtë për këtë, 26-vjecari nga Heppenheim-i regjistroi fitoren e tetë radhazi në këtë fund sezoni. Hyrja në pistë e makinës së sigurisë menjëherë pas startit praktikisht nuk shërbeu për asgjë dhe Sebastian Vettel dominoi edhe garën e Cmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, duke koleksionuar suksesin e tij të 12 në vitin 2013. Pra me një llogari të thjeshtë katër herë kampioni i botës ka fituar 2/3 e garave të sezonit, që e kalojnë ndjeshëm edhe rendimentin e tij të mëparshëm të katër viteve të fundit të marrë së bashku, ku mesatarja e tij e fitimit të garave ishte pothuajse 50%. Në përfundim të aventurës teksane në Austin, Sebastian Vettel dogji gomat sërish, por gjermanit as që i bëhet vonë për këtë, natyrisht i vetëdijshëm se sapo ka lënë prapa një legjendë si Michael Schumacher, i cili në vitin 2004 regjistroi shtatë fitore radhazi. Podiumi u kompletua nga francezi i Lotus-it Romain Grosjean e australiani Mark Webber, të cilët u renditën respektivisht në pozicionet dy dhe tre.

Piloti francez arriti vendin e tij më të mirë për këtë sezon duke barazuar njëkohësisht rezultatin më të mirë në karrierë, 17 muaj më parë në Kanada. Lewis Hamilton me vendin e tij të katërt i dha pikë të rëndësishme ekipit të tij Mercedes, ndërsa Fernando Alonso e përfundoi garën 2” prapa britanikut, sidoqoftë 2 herë kampioni i botës e ka pranuar hapur se ndjen ende dhimbje koke që pas atij kalimi mbi bordura, me 240 km/h, në Abu Dhabi ku dëmtoi qafën dhe shpinën, për të evituar përplasjen me pilotin e Toro Rosso-s Jean – Eric Vergne. Alonso ndonëse u parakalua në xhiron e fundit nga piloti gjerman i Sauber Nico Hulkenberg falë eksperiencës së tij e rimorri sërish atë pozicion, gjithsesi në mbyllje të garës së parafundit të sezonit ekipi Mercedes shkëputet akoma më tepër dhe ka plot 15 pikë avantazh në klasifikimin e konstruktorëve ndaj Ferrari-t, që tashmë duhet të mbrojë gjithashtu edhe vendin e tretë teksa shikon që t’i afrohet nga prapa skuadra Lotus, që qëndron në vendin e katërt e distancuar me vetëm 18 pikë diferencë.
/S.Sport
 
Top