Opsioni tjeter
VEZE POSHE, BUKE INTEGRALE DHE KREM AVOKADO
Përbërësit
Për 1 person
- 1 veze e freskët fshati Farke

- 2 feta buke integrale
- 1 avokado e vogël, e butë
- Lëngu i 1/2 limoni të vogël
- 1 luge gjelle me fara (lini, susami, luledielli) të pjekura
- Pak uthull
- Piper
- Kripë
- Ujë për përgatitjen e vezës
Përgatitja
Shtrydhim gjysmën e limonit që ta kemi gati. Qërojmë avokadon, e presim në copa të vogla dhe e hedhim në një tas qelqi. Shtojmë kripë, piper dhe lëngun e limonit dhe e shtypim me pirun deri sa të jetë formuar një masë e butë, jo shumë kremoze. Në fund shtojmë farat dhe i trazojmë serish.
Ndërkohë në një tigan të thellë, ose tenxhere të vogël kemi vënë ujin të ziej (soba duhet të jetë ndezur në nxehtësinë mesatare). Pasi uji ka filluar të lëshoj bulëza, pa mbërritur piken e vlimit shtojmë pak uthull. Hapim vezën dhe e hedhim në një enë të vogël p.sh. një filxhan çaji. Mundohemi të krijojmë një vorbull uji ne tiganin me ujë ku hedhim vezën. Me pas hedhim vezën duke u kujdesur që e bardha të jete e para që bie në kontakt me ujin e nxehtë. E lëmë vezën në ujë 3-4 min. Më pas e heqim nga uji dhe e vendosim mbi një pjatë me letër kuzhine në mënyrë që të thithi ujin.
Thekim pak bukën dhe e lyejmë me kremin e avokados që përgatitëm. Vendosim vezën sipër dhe e çajmë pak, në mënyrë që e verdha të derdhet mbi buke.