Viagra "rozë" për femrat tashmë në treg, merr miratimin në SHBA

NeVertiti

~Kohe & Stine~
1439973867addyi.jpg


Administrata amerikane për Ushqimet dhe Ilaçet (FDA) ka miratuar viagrën për femrat, një vendim kontrovers që vjen pas një fushate lobimi nga prodhuesit farmaceutik. Por megjithatë Administrata parashikon një sërë detyrimesh për përshkrimin e ilaçit, dhe efektet anësore të tij.

Viagra e quajtur “flibanserin” do të shitet nën emrin Addyi. FDA i kërkon prodhuesit të saj, Sprout Pharmaceuticals, të trajnonë doktorët dhe farmacistët që do e shesin dhe të mbajë shënime për çdo problem që ilaçi mund të japë tek femrat. Vetëm doktorët e trajnuar do të lejohen të rekomandojnë viagrën.

FDA kërkon gjithashtu një paralajmërim të fuqishëm për femrat, të cilat nuk duhet të pijnë kurrë alkool teksa marrin këtë ilaç. Kjo pasi mund të shkaktojë gjendje të fikëti të papritur, një rrezik i përhershëm ky për shoferët.

Më herët, FDA e kishte refuzuar dy herë këtë ilaç. Por Sprout, kompania që morri të drejtat e prodhimit nga gjiganti farmaceutik Boehringer Ingelheim, ka bërë një fushatë të gjerë publike të quajtur “Even the Score”. Kjo fushatë bënte të ditur se për meshkujt ka një sërë ilaçesh për mosfunksionimin seksual, si Viagra apo Cialis, ndërsa për femrat nuk ka asnjë.

“Miratimi i sotëm i ofron femrave me dëshirë të ulët seksuale një mundësi trajtimi”, thotë dr. Janet Woodcock, drejtore e qendrës së studimeve dhe vlerësimit të ilaçeve në FDA.

Por kritikët thonë se Addyi nuk duhej të miratohej për shkak të efekteve të tij anësore, dhe përfitimet prej tij janë të pakta. Por FDA thotë se nuk ka ilaçe të tjera për të ndihmuar femrat për dëshirën e tyre seksuale, të quajtur çregullime hipoaktive të dëshirës seksuale.

/ Top Channel
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Viagra "rozë" për femrat tashmë në treg, merr miratimin në SHBA

Jam kurioze te dije .. Se Cilat jane Arsyet qe e Kane refuzuar me pare ?

Do shpetojne grate tani :D
....edhe pse u ndaloka alkoli , alkoli pothuajse ta ngre deshiren per sex .. Me mire I fus nje gote alkol nese me duhet , se nje tablete .. Qe Kushedi sa ore te mban nen efekt :D
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Viagra "rozë" për femrat tashmë në treg, merr miratimin në SHBA

Jam kurioze te dije .. Se Cilat jane Arsyet qe e Kane refuzuar me pare ?

Do shpetojne grate tani :D
....edhe pse u ndaloka alkoli , alkoli pothuajse ta ngre deshiren per sex .. Me mire I fus nje gote alkol nese me duhet , se nje tablete .. Qe Kushedi sa ore te mban nen efekt :D

Mire e ke, me mire infuzion natyral se tabletat!
 
Top