Vidhet një lule e rrallë nga kopshti botanik i Londrës

PiNkY

Anëtar i Nderuar
kopshti_botanik.jpg


Në Kew Gardens, kopshtet botanike të Londrës, ndodhen disa prej llojeve më të rralla të bimëve në botë.
Por vetëm pak ditë më parë është raportuar vjedhja e një lulje shumë të rrallë.

Bëhet fjalë për një ekzemplar të tipit Nymphaea Thermarum, një lule ujore me përmasat e një monedhe që gjeneron një lule të re, fare të vogël.

Ky ekzemplar konsiderohej i zhdukur deri gjashtë vite më parë nga Ruanda “vendlindja” e tij.
Por për fat të mirë ishte shpëtuar një ekzemplar dy vjet më parë dhe ruhej në një serë të kopshtit botanik që mban emrin e princit të Uellsit, por që është zhdukur që nga data 9 janar.

Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që të bëhet fjalë për një vjedhje të qëllimshme nga ndonjë koleksionist. /albeu.com/
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Vidhet një lule e rrallë nga kopshti botanik i Londrës

E ua beft zoti hallall koh krize si dilet ndryshe :p
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Vidhet një lule e rrallë nga kopshti botanik i Londrës

pse cfar kan menduar ata,lulen cdo kush e don se te ishte therr aty do e kishin per jet e mot
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Vidhet një lule e rrallë nga kopshti botanik i Londrës

Ben nej gje kjo lulja? Apo vec lule lule
 
Top