Vijon gara për Champions në Serie A, Juve dhe Napoli nuk gabojnë

juventus-genoa-serie-a-champions-league-1100x620.jpg

Ndërsa Interi po ecën i sigurt drejt titullit në Serie A, e fortë është gara për 3 biletat e Champions.

Milani fitoi një ditë më parë, ndërsa këtë të diel ishte radha e Juventusit dhe Napolit për të luajtur ndeshjen e javës së 30 të kampionatit, ku të dyja skuadrat morën pikët e plotë.

Edhe pse Ronaldo nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës, Juventusi triumfoi 3-1 ndaj Genoa-s. Kulusevski dhe Morata shënuan në pjesën e parë për bardhezinjtë, Scamacca shkurtoi diferencën me nisjen e pjesës së dytë, ndërsa McKennie e vulosi rezultatin në 3-1 për skuadrën e Pirlos.

Ndërkohë, një fitore mjaft të rëndësishme, në një fushë të vështirë, mori Napoli duke mposhtur 0-2 Sampdoria-n. Për skuadrën e Gattuso-s shënuan Ruiz dhe Osimhen.

Edhe Lazio-s, një tjetër skuadër që është në garë për një biletë Champions-i, fitoi me një gol në shtesë në transfertë ndaj Verona-s.

A2news.com
 
Top