• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Vitet e para të jetës

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Vitet e para të jetës

Përmbledhtaz:

* Shkalla e vdekshmërisë foshnjore është 28 për 1.000 lindje.
* Më shumë se 95% e fëmijëve janë vaksinuar për parandalimin e gjashtë sëmundjeve kryesore.
* 56% e fëmijëve të moshës 3-6 vjeç nuk kanë akses në edukimin parashkollor.
* Vetëm 57% e familjeve e përdorin si duhet kripën e jodizuar.

Shqipëria është vendi më “i ri” në Europë me 40% të popullsisë deri në 18 vjeç. Fëmijët po bëhen gjthnjë e më të shëndetshëm me kalimin e viteve, por përsëri, vendi ka akoma shkallën më të lartë të vdekshmërisë foshnjore dhe të nënave në Europë. Përqindja e vdekjeve të shkaktuara nga infeksionet akute të aparatit të frymëmarrjes ka rënë nga 32% në 19%. Edhe vdekjet si pasojë e sëmundjeve diareike kanë rënë nga 8% në 3%.

Megjithëse ka patur përmirësime në veprimet e qeverisë për promovimin e shëndetit dhe për kujdesin parandalues, përsëri kujdesi shëndetësor parësor vuan nga burime të kufizuara, mekanizma të varfër financimi, të dhëna jo të besueshme dhe nga mungesa e standarteve dhe e pajisjeve. Shëndeti është veçanërisht i varfër në veri dhe në zonat rurale për shkak të varfërisë dhe të qendrave shëndetësore të pamjaftueshme e të papërshtatshme. Shenjë e mirë është rritja e angazhimit kombëtar për vaksinimin – qeveria ka kërkuar të mbajë nivele të larta të imunizimit të fëmijëve dhe në 2003 ka paguar 40% të shumës së përgjithshme për të gjitha vaksinat.

Vetëm 18% e grave shtatzana bëjnë vizitën tek mjeku gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë së tyre. Megjithatë, 95% e grave shtatzana shkojnë një herë tek mjeku përpara se të lindin. Shkalla e vdekshmërisë së nënës është 26 për 100.0O0 , dhe 90% e nënave lindin në maternitete. 70% e nënave i ushqejnë fëmijët e tyre vetëm me qumësht gjiri deri në fund të muajit të parë të lindjes, dhe 23% deri në fund të muajit të gjashtë.

Shumë prindër nuk e kuptojnë rëndësinë e viteve para se fëmija të hyjë në shkollë, veçanërisht në zonat e varfëra të veriut dhe në vendbanimet e mbipopulluara informale të krijuara në periferi të kryeqytetit që prej vitit 1991. Duke besuar se edukimi fillon kur fëmijët shkojnë në shkollë, ata nuk u ofrojnë fëmijëve të tyre stimulimin e nevojshëm dhe vazhdojnë t’i ndëshkojnë ata fizikisht. Mundësia që fëmijët të marrin edukim cilësor parashkollor ka rënë në mënyrë dramatike.


Duke filluar që në vitet 1990, 15.000 edukatorë të arsimit parashkollor janë liruar nga detyra dhe 1.736 institucione parashkollore janë mbyllur në të gjithë vendin. 72% e tyre kanë qenë në fshat. Gjatë periudhës komuniste pothuajse çdo fëmijë frekuentonte edukimin parashkollor, ndërsa në vitin 2003 ky frekuentim ra në 44% në nivel republike.

Kjo shifër bie në 13% në zonat fshatare. Me rënien e financimeve dhe të standarteve ra edhe cilësia e shërbimeve në çerdhe dhe në kopshte. Edukimi i papërshtatshëm parashkollor ndikon në rënien e regjistrimeve në shkollën fillore, dobëson zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe pengon aftësinë e tiyre për të patur suksese në shkollë.

Disa prej të dhënave statistikore mund të jenë të ndryshme prej atyre që posedon zyrtarisht UNICEF, për shkak të ndryshimeve në përkufizime dhe madhësinë e kampionit. Të dhëna të plota zyrtare të UNICEF-it mund të gjenden në adresën e internetit UNICEF - UNICEF Home.


 
Top