Vjersha dhe fabula

Ketrushe

Pianistia
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Sa shume deshire une kisha
te ngrihem ne hapsire,
si zog te fluturoja
ne qiellin tim te lire.

Nje zogu une iu luta
qe krahet te mi jape.
Nje here te fluturoja
pastaj tja ktheja prape.

U ngrita mes reve
i lumtur shend-e-vere.
dhe zogun e lashe
une me krahe... te preeeeeeeeeere.

Mu duk shume i merzitur,
ndaj zbrita prape ne toke.
Me mall e perqafova
si mik edhe si shok.

Dhe nisem te dy bashke
ne me mijera fluturime.
Ai me krah't e tija
dhe une me kengen time.
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Mirupafshim dallendyshe
mirupafshim ,kthehu perseri
mirupafshim mikja ime
fat te mbare
ne vendin tend te ri

Nje tjeter per dallandyshet...

Dallandyshe, sqep gjelpere
Faqekuqe, bishtegershere
Qe shetite neper bote.
A sme thua mike, sot,
Cila toke te eshte dukur
Ne gjithe boten me e bukur?
Me e bukur o femije
Eshte nena Shqiperi.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

8 MARSI

Mamin për 8 Mars
fort e putha unë
dhe në vesh i thash
qofsh e lumtur shumë

Kur ti je e lumtur
ndjejë dhe unë gëzime
festa jote e bukur
është dhe festa ime
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Këndi i fëmijëve.

nje dite ujku ne lendine
kemba kembes ndiqte dhine
ajo vraponte si veriu
kur perballe i del ariu

per ku keshtu me kaq nxitim
e pyeti ariu dhine
kerkon ujku te me haje
filloi dhija qe te qaje

po pranove mbrojtjen time
ste prek ujku asnje qime
propozimi iu duk me vlere
pranoi dhia menjehere

dhe u futen thellle ne pyll
u strehuan ne nje shpelle
nga ku ariu ne mesnate
doli i ngopur dhe fillikat


ndoshta do kem ngatarru ndonje varg..kjo esht nje nga fabulat e para qe mka mesuar babi ne femijeri:)
pergezime per temen
 

Ketrushe

Pianistia
Titulli: Këndi i fëmijëve.

LEPURUSHI IM

Kam nje lepurush
te bardh si bora
loz me te perdite
me lepin tek dora.

Kur i jap te haj,
lakra dhe karrota
vesh i gjat i tundet
sa i tundet koka.
 

Ketrushe

Pianistia
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Qengji vogel


Qengji vogel rri mendueshem be be ba,
po pse valle kaq i trishtueshem be be ba,
eja eja bashk ne are tring tring tring,
une mblidh lule ti ha bar tring tring tring.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

LEPUROSHI


Deshi lepuroshi
Të bëjë një mrekulli
Të vishet me tesha
Po sikur njeri

Veshi pantallona
Këpucë e jelek
Në Zvicër porositi
Sahat me qostek

Por, ati te shkretit
I shkoj puna huq
Se veshët e gjatë
Si ndjenjën nën kapuç
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.


Mëngjesi

Porsa zgjohem në mëngjes
Lajë fytyrën me kujdes
Dhëmbët mirë i pastroj
Kreh flokët i lëmojë

Thonjtë kontrolloj përherë
Nuk e lejë pa i prerë
Rrobat, këpucët i fshi
Një shami në xhep e shti
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

QENI DHE MACJA

Kam një mace kam një qen
Me te mira askund si gjen
Ata lozin te dy tok
Dhe nuk zihen shok me shok

Miu kokën kur e qet
Hidhet macja dhe ja ngjet
Janë kafshë me dobi
Andaj i mbajmë në shtëpi
 

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Oni i Vogel


Eshte nje djalosh i vogel
E i bukur si lepurushi
Te gjithe ate e thrrasin
OOO Jonush Bukurush

Ai ka tet muaj
Dhe tash kaleron me dubak
Shume shpesh mamit
I then ndonje bardak

Tani ka dy dhembe
Dhe fillon te gecmon
Por si nje mi i vogel
Mollen e kafshon

Eshte shume i bukur
Dhe sy te bukur ka
Lume te tri motrat
Qe e kan kete vlla
 
Redaktimi i fundit:

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
Titulli: Këndi i fëmijëve.

Voglushi im

Ah sa kam deshire te jem atje
Te shikojè qdo minut
Se si rritesh o pellubi im si nje lepurush

Babi ty te ka xhan
Te kete mire e di
Se shpejti do te vije
E ti do me pritesh ne shtepi

Mami ty te ka pellumb
Ty te kam dhe leurosh
Kur te vi do te lozim
Dhe te jem bashk tok

Vogelushi i mamit eshte rritur
Dhe do me del para
Do me puth ne faqe
Dhe do me tregoj prralla
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Vjersha dhe fabula

NثNA

Fjala nënë
ëmbël tingëllon
si erë pranvere
zemrën ma gëzon

Në prehërin e saj
unë gjej pushim
si qengji në livadh
aty gjej dëfrim
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Titulli: Vjersha dhe fabula

Erdhi lepurushi te mullari
hengri ai 9 fije bari .
Pastaj seç na erdhi dhe nje tjeter
fije hengri ai 3 me teper .
O sa fije fije bari hengri lepuri te mullari ,
kush e gjen kush e gjen

(nuk me kujtohet e gjitha :( )
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Këndi i fëmijëve.

NثNثS

Vjollcën e parë nënës
Puthja e parë nënës
Vizatimin e parë nënës
Vjershën e parë nënës
Zarfin e parë nënës
Fshehtësin e parë nënës
Sepse nëna më ushqeu me gjirin e saj
Askush s'më lindi përveç saj
 

El'Mejor

Daja
Poezi për Fëmijë

Tokë e qiell, kërkoj

--------------------------------------------------------------------------------

Sot pata një hall
kisha një problem,
desha me't ringjall
babush shpirti jem.

Nata yje plotë
përtej tyre shikoja,
syyë mbushur me lot
lutjen e thoja:

Eja babi im
më jep një këshillë,
më merr në përqafim
zemrën me ma kfill.

Se shoku im thotë
babi kur të përqafon,
mbushesh energji plotë
problemin e kafshon.

Tokë e qiell kërkoj
pakëz ndihmë babai,
mami më këshillon
por zemrës i duhet ai.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

mbretreshë pa fron

--------------------------------------------------------------------------------

E bukur si hirushë
me ruaza në gushë,
me fjong në kokë
jam më e bukura në tokë.

Familjarët në përgjithësi
të bukurës si vejnë kufi,
mbretreshë më thonë
pa pasur fron.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Shkopi magjik

--------------------------------------------------------------------------------

Cdo fëmi në botë
e dua, e kam mik,
më lindi një dëshirë sot
ta kem shkopin magjik.

Fjalët magjike i di
Ba-BI-di,bu-Bi-Di-Bu,
dua cdo fëmiu
asgjë mos me i mungu.

Do të udhëtoja nëpër botë
në mbrëmje, e agim,
do të zhdukja lot
t'ju ipja zemrave shpresë.

Ba-Bi -Di, Bu -Bi-Di -Bu
zemra ime është magjike,
cdo fëmi në botë du
t'jet mirë t'më ket mike.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

vjeshta

--------------------------------------------------------------------------------

Unë jam vjeshta
në vazhdim në disa rreshta,
ju tregoj me emocione
kam shumë profesione.

Cdo herë në shtator
unë bëhem piktor,
luaj me nuanca
si miu dhe maca.

jam dirigjent
kam erën instrument,
jap ritëm non stop
më mirë se hip hop.

Kreator jam o mik
jap shiun pikë-pikë,
edhe shiun konop
edhe akull copë-copë.


Mirëpo në shtator
e bëj punën me zorr,
ndihem keq vërtetë
kur thaj miliona fletë.

Punoj me shumë zell
askujt s'ja kam hellë,
për më tepër premtoj
gjithëmon kështu do të veproj.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

biblioteka

--------------------------------------------------------------------------------

Biblioteka është dhomë
ku vetëm libra gjen,
me vite aromë
letre brenda ndjen.

Libra me miliona
njeri afër tjetrit rrijnë,
me temat nga ditët tona
por edhe nga antika vijnë.

E presin dorën ti marr
ti shfletoj me kujdes,
s'ka nevoj për orar
mundesh në mbrëmje e mëngjes.

Merr libra dhe i kthen
ky është rregull përherë,
një fshehtësi zbërrthen
tjetra të pret menjëherë.

Biblioteka është dhomë
e këndshme e mirë,
mbushur me aromë
kushkoj me dëshirë.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Qielli yje plotë

--------------------------------------------------------------------------------

Natën hapa dritaren
qiellin yje plotë pash,
shpirtin ma rrëmbeu
dua një gjerdan - thash.

Duket edhe hëna
mendja mu kfillë pastaj,
ajo është nëna
e kësaj bukurie paskaj.

Asnjë nënë nuk fal
fëmijët e vet,
fillova të shikoj pafjalë
këtë bukuri të vërtetë.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Aeroplani

--------------------------------------------------------------------------------

Duket si mizë
në qiell lart,
fakti që lëvizë
për mua është art.

Pasagjerë plotë
vend për bagazh,
ka dy pilotë
dritare për pejsazh.

është radari
që e kontrollon,
ai është i pari
mungesën që ja dikton.

Në pistë ateron
i madh pa hesap,
pakëz pushon
qiellit i ngjitet prapë.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

GJyshja në saraj

--------------------------------------------------------------------------------

Afër gjyshes ulem
dëgjoj përrallën e vjetër,
me saraj të bukur
me princ E mbretër.

Princi u martua
por ndodhi cast i pafat,
nga magjia u rrëzua
princesha e ngratë.

Por shërim gjeti
tek magjistarja e mirë,
tani urdhëroi mbreti
- thirrni botën mysafirë!

Na ftuan dhe ne
të shkojmë në saraj,
e ndërpreva: - para se me le ?
se unë në mend se mbaj?

Gjyshja më përqafoj
tha - përralla kështu e ka,
përrallat kush tregon
në festë e ftojnë pandarë.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Babi argat

--------------------------------------------------------------------------------

Eshte i pa pune
babi im me vite,
dhe sa e di une
kur s'ka shite simite.

Por deri tani besoj
ka bere cdo pune tjeter,
argatlleku le te rroj
ky zanat i vjeter.

Del ne mengjes
ne nje rruge qyteti,
pret plote shprese
ndonje zoteri ,ta marr, me veti.

Te copetoj dru
te rregulloj dicka ne oborr,
shtepi me ndertu
nga 7 deri 19 rrafshe 12 ore.

Asnjeren se refuzon
babi im argat,
vec shpesh komenton
dita shume e gjate.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Patkoi

--------------------------------------------------------------------------------

E di ti ,se patkoi
eshte kepuce, e kalit,
pa te, nuk besoj
se mund ti ngjitet malit.

Nga rrezja qe percllon
fjolla e bere acar,
patkoi eshte gjithmone
ilaq i parapare.

Keshtu qe dimer, e vere,
me vete i mban,
por kur i prishen ,atehere
i rregullon mjeshtri nallban.

Kovac, populli e therrete
patkojt kur ja gozhdon,
kalin nuk e vret
dhe nuk e lendon.

Por per hamshorin
patkoi s'eshte ne trend ,
se eshte banor
fushave pafund ,ku ngarend.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Rregull ne ngrenie

--------------------------------------------------------------------------------

Cdo dite, ne kuzhine,
mamaja ime,
tregon shkathtesine
kur pregatite ushqime.

E kendshme kjo ere
per veti ,me bene,
por duhet cdo here
para se me ngren.

Duart ti laj
te ulem ,ne vendin tim,
nuk pres me pastaj
shijoje ushqim.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Motra ime

--------------------------------------------------------------------------------

Zana motra ime
eshte me e madhe,
e menqur ,dhe trime
ka zgjidhje per halle.

Ajo ,nuk gabon
une ,keshtu mendoj,
por ,mami kur e qorton
me bene, te dyshoj.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Lulja e keputur

--------------------------------------------------------------------------------

Nje lule keputa
ne vazo ,e kam vene,
me vone, e luta ,
t'me fal, nese bene.

Ndoshta ,bera gabim
egoiste u tregova,
per qefin tim
lulen nga jeta, e privova.

E bera nga dashuria
se shume e dua,
me mahniti bukuria
besoj ,do t'me fali, mua.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Duke pritur pranveren

--------------------------------------------------------------------------------

Vesha nje fustane
me ngjyre te kuqe,
te dukem tamam
si nje mollekuqe.


Mire u rregullova
dola te dera,
te pres nuk pritova
sa te vij pranvera.

Prita sa prita
pranveren se takova,
ne shtepi erdha
mamit i tregova.

Ishim ne ballkon
mami nisi me qesh,
-gjelberimi na tregon
pranvera eshte mes nesh!
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Libri

--------------------------------------------------------------------------------

Libri eshte oqean
ka pasuri te papare,
por ne dore e mban
mbledhe margaritar.

Libri eshte kosmos
ka pafund hapsire,
ec mbi te se medoemos
ecja te bene mire.

Kur merre njohuri
truri nise me levize,
behesh tjeter njeri
ide te reja ngjize.

Truri i ngacmuar
nga informata te marra,
do jet i predispozuar
idene ta qoj perpara.

Ngjizja eshte evolucion
qe duhet zhvilluar,
fundi jep revolucion
por gjithenje duke rifilluar.
 

El'Mejor

Daja
Titulli: Poezi Per Femi

Kitara

--------------------------------------------------------------------------------

Shok kitara
nuk do maskara,
por nje punetor
qe do ta mbaj ne dore.

Ti eci cdo gisht
posht - lart deri ne bisht,
me shume elastike
sikur bene gjimnastike.

Shpejt apo ngadal
por pa u ndale,
ne kete rrugetim te mbare
leshon ze gjdo kitare.

Here te duket qan
here gazi se mban,
tingulli -tingullin shoqeron
ne harmoni gjithmone.

Kur mblidhen pike- pike
na japin muzike,
apo thene ndryshe melodi
qe e do cdo njeri.
 
Top