Vjosa Osmani është Presidentja e re e Kosovës!

-785-0-5fa40ddd84b81.jpg
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Vjosa Osmani është emëruar zyrtarisht si presidentja e re e Kosovës! Lajmi, u bë i ditur përmes mediave, ndërsa vetë Osmani pritet t'i drejtohet qytetarëve ditën e sotme në orën 17:00.


Ashtu siç e parashikon Kushtetuta e Kosovës, nëse presidenti i vendi largohet nga posti i tij para mandatit, atëherë posti i tij i kalon kryeparlamentares.

Njohësi i Kushtetutës, Kushtrim Palushi tha se ky vendim nuk mund të ketë asnjë kundërshtim nga partitë politike, për aq kohë sa kushtetuta e përcakton qartë. Osmani do të qëndrojë në rolin e presidentes të paktën për 6 muajt e ardhshëm. Nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet të zgjidhet një president i ri, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.


Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës është cilësuar jo pak herë nga njerëzit si "gruaja që po guxon të sfidojë burrat e LDK-së", si shembull "humanizmi dhe krenarie" dhe si "zëri më i arsyeshëm në Parlamentin e Kosovës" pas fjalimeve të saj të fuqishme pak para votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.
Anabelmagazine.com
 

Attachments

  • -785-0-5fa40ddd84b81.jpg
    -785-0-5fa40ddd84b81.jpg
    56.2 KB · Shikime: 0
  • -785-0-5fa40ddd84b81.jpg
    -785-0-5fa40ddd84b81.jpg
    56.2 KB · Shikime: 0

Vjosa Osmani i drejtohet popullit si Presidente: Serbia kreu krime në Kosovë, të mos barazohet viktima me agresorin​


Vjosa Osmani u shpreh se ishte Serbia, vendi që ka kryer krime lufte në Kosovë duke shtuar se viktima nuk duhet që të barazohet me agresorin.

Vjosa Osmani i është drejtuar popullit të Kosovës, nga pozita e presidentes së përkohshme të vendit. Në një fjalë të shkurtër nga zyra e saj e re, Osmani ka pranuar se vendi është duke kaluar një situatë të vështirë por të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar. Ajo u shpreh se ishte Serbia, vendi që ka kryer krime lufte në Kosovë duke shtuar se viktima nuk duhet që të barazohet me agresorin.

FJALA E OSMANIT SI PRESIDENTE:

Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet dhe besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët. Republikës sonë. Vendi ynë ka kaluar sfida, përfshirë edhe luftën e fundit. Ndaj duhet që të ushtrojmë më maturi përgjegjësitë dhe ta forcojmë shtetin tonë. Sepse shteti bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida. Duke i tejkaluar dinjitetshëm. Proceset që vijnë pas nuk do të dëmtojnë projektin kombëtar për liri. Unë dua të shpreh vlerësimin tim për të gjithë ata që kanë treguar vendosmëri dhe i janë përgjigjur ftesës së dhomave të palëkundura. Beteja për shtetrrethim është më e vështira politike. Kjo kohë kërkon përgjigje të unifikuar shtetërore. Kemi nevojë për solidaritet dhe mirëkuptim të plotë. Do të përkushtohem si presidente që Kosova të bëhet shtet. Të krijohen mundësitë e barabarta për të gjithë. Prandaj dua t’ju lus të qëndrojmë afër njëri-tjetrit për të dëshmuar që i ndajmë këto vlera me njëri-tjetrin. Angazhimi me shtet ligjor na ka përballur me sfida por nuk kemi hequr dorë. E kemi ruajtur këtë shpresë edhe kur kemi qënë viktimë e një agresoni të rënë. Serbia ka vrarë mbi 13 mijë njerëz në Kosovë. Viktima dhe agresori të mos barazohen. Ne kemi qënë viktimë e një genocidi. Serbia kreu krimet duhet ta themi me zë të lartë, këtu dhe gjithmonë. Do ta ruaj stabilitetin si presidente. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.

dosja.al
 
I kam ndjekur shumë pak fjalimet e Vjosës, por kanë qenë mbresëlënëse. Grua me dinjitet, me këmbët në tokë dhe shpirt të pamposhtur luftarak. Të shprehura me kujdes të theksuar në botën politike.
‘Politologe e lindur’, në sytë e mi.
 
Do me pelqente te shihja Osmanin deri ne fund te mandatit, e veshtire do jete por nje femer presidente do i bente mire shqiptarise e Kosoves gjithashtu
 
Top