Vllaznia, fitore në shtesë në Ballsh, Kukësi triumfon në Fier

Xhelozi

Staf në FV.AL
vllaznia 600x338



Vllaznia ka vijuar ecurinë e saj pozitive në Kategorinë Superiore, duke triumfuar këtë herë me një gol të shënuar në minutën e katërt të shtesës në transfertën e Bylisit.
Në një ndeshje thuajse të barabartë, e cila u duk se do të mbyllej pa gola, ka vendosur sërish Hoxhaj me golin e tij.
Ndërkohë, Kukësi është rikthyer te fitorja dhe këtë e ka bërë në Fier ndaj Apolonisë me rezultatin 1-3. Teuta fitoi në transfertë ndaj Kastriotit me një gol spektakolar nga Bregu, ndërsa Laçi-Skënderbeu u mbyll në barazim 1-1.
Tashmë Vllaznia ka shkuar në kuotën e 35 pikëve, 9 më shumë se Teuta e vendit të dytë

A2news.com
 
Top