Volejbollisti shqiptar, kapiteni i SHBA në Londër!

Love

βeℓℓe â๓e
LONDER - A e dini që kapiteni i ekipit amerikan të vollejbollit Amerikan në Lojrat Olimpike është shqiptar?

volejbollisti.jpg

Ai quhet Donald Suxho dhe ka lindur në Korçë në 1976.
Ai nisi të luante me skuadrën shqiptare të të rinjve dhe më pas për klubin Skënderbeu dhe Kombëtaren Shqiptare të Volejbollit, ku ishte trajner babai i tij, Petraqi.
Ai thotë: “Në jetë përpiqem të jem një njeri sa më i mirë dhe t’i jap djalit tim një jetë më të mirë sesa timen”; Gjërat më të shtrenjta që kam janë djali dhe familja ime”; Dëshiroj t’i bëj pushimet në Tahiti”; Nëse do të fitoja llotarinë, do t’i blija prindërve të mi gjithçka do të donin, do të hapja një llogari bankare për djalin tim dhe do të udhëtoja nëpër botë me miqtë e mi”; Veten do e përshkruaja si i shoqërueshëm, gazmor dhe pa shumë pretendime”.
Për më shumë mbi biografinë e Donaldit, vizitoni faqen zyrtare të skuadrës Amerikane në Lojrat Olimpike. Donald Suxho një i ri korçar 36 vjeçar, ka fituar disa tituj dhe medalje nderi, në rang kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka fituar çmimin “AVCA National Player of the Year”, “MPSF Player”, “Year Honors” “Trojan senior in 2000” etj.
Prej vitit 1999 deri 2000, duke luajtur me kombëtaren e volejbollistëve më të mirë amerikan Suxho, theu rekordin me 164 gjuajtje dhe në katër sesone ka qenë gjuajtesi më i mirë në Amerikë. Ai i veshur ngjyrat e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, luajti për përfaqësuesen e volejbollistëve amerikanë të zgjedhur tek “2003 - Men’s World Cup”.

Gjatë vitit 2001- 02, Suxho transferohet e luan ne Europë me skuadrën profesiniste polake “Azs/Pzu Olstyn” duke marr me vete çmimin “Player of the Month” një ndër çmimet me të rëndësishme në sportin e volejbollit në Poloni dhe zgjidhet një nder yjet e volebollit polak. Më 2002 ne sesonin veror u rikthye në ligën e parë të volejbollit amerikan AVP me skuadrën “Trojan Chris Guigli-ano”. Suxho në Karolinën e Jugut u bë trainer i skuadrës së vajzave “Southern California Volleyball Club” duke marr pjesë në edicionin e 17-të të vlojebollit në det në Manhattan Beach.

Suxho një shqiptar autokton ka filluar të luaj voleboll në rolin e gjuajtësit në Shqipëri me kombëtaren e këtij vendi në periudhën 1995-96 dhe të të rinjve shqiptarë në volejboll 1991-96. Donald Suxho e ka filluar përgatitjen e tij në shkollën e mesme Koci Bako në Korçë.
Burimi: ballkanweb
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Volejbollisti shqiptar, kapiteni i SHBA në Londër!

Rrace e zgjuar ne LOL
 
Top