Vorea Ujko

CoNNecT

Administrator
ثshtë pseudonimi i Domeniko Beliçit. Ka lindur në fashtin Firmo (Kalabri, Itali) më 1931 dhe ka vdekur më 1988. Ka studiuar për letërsi dhe ka punuar si mësues i letërsisë. Ka botuar librat me poezi: "Zgjimet e gjakut", "Kosovë", "Mote modernë", "Stinët e mia" etj. Poezia e Ujkos shquhet për përmallimin dhe krenarinë që ndien poeti për Shqipërinë. Ai bën përpjekje, ashtu si përgjithësisht të gjithë poetët e rinj arbëreshë, që t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe.
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Vorea Ujko

Fshatare e bukur


Fshatare e bukur
E zeshket nga dielli
Ma jep nje puthje?
Popo jo, trimi im,
Pse keto peme nuk kerkohen
Nuk shiten dhe dhurohen
Po vilen me dy
E po tash une vetem
Fshatare e bukur
E zeshket nga dielli
Edhe une jam vetem
E po vjelim me dy
Popo jo, trimi im
Pse keto peme jane te tharrta
Jane ende aguridhe
E po do te embelsohen
Kur dashuria te bjere ne to
Fshatare e bukur
E zeshket nga dielli…
-----------------------------------
Hapma deren zonja mėmė

Edhe sivjet, moj nene
Nga mergimi i shkrete
me dogji malli per ty,
Une e di qe ti e prisje
birin tend te larget,
e qave fshehurazi
kur s'pate mundesi ta perqafoje.
Ndjeme, o e paharruara,
Mos qaj, pse mjafton sa qave
per bijte gjate shekujve.
Ti e di, nene Shqiperi
Qe une s'kam asnje faj
nese jetoj larg teje,
ashtu ka qene fati i shkrete
E eshte e kot t'i kujtojme hallet.
Ererat kane fryre mbi mua
Deborerat kan rene mbi mua
si dhe mbi koken tende,
Por mes ererave e deborerave
fytyra jote e larget
me forcoi e me ngushlloi.
Ti paske qene dhurata
qe nuk e bleva ne pazaret
por me vinte nga gjaku,
gjithmone e kerkuar
te vorbulles e jetes endacake.
U krenova melegjendat e tua
dashurova me fjalet e tua
Qava me vajtimet e tua
E tash ne buze te se kaluares e seardhmes
I drejtoj ende syt nga ti
e prej se largu ndjek emrin tend
dhe orvatem te te mbaj lart.
Leri dyshimet e mos mendo,
qe une do te doja te kisha
nje pretendim te padrejte privilegji
Une do te doja vetem te isha
biri yt, si te tjeret
Ashtu un e di
e i ardhur nga lufta e jetes
une i bie deres sate:
Hapma deren, zonja mėmė
Se yt bi jam une , o nene..
------------------------------------------

Burimi


Duke ndjekur gjurmėt e stėrgjyshėve
kam ecur pesėqind vjet
me kėngė arbėreshe nė buzė
e sot ua gjej burimin
dhe i lisave, i erėrave
i fshatarėve, i punėtorėve
un jam vėlla.
E shenjtė kjo tokė,
i shenjtė ky qiell
e nga tė gjithė unė ndihem i mbrojtur
dhe juve jua fal kėngėn time.
 
Top