Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Votoni krijimet e muajit Dhjetor!


  • Totali i votuesve
    24
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Pershendetje te gjithve

Dhe ja ku erdhem ne fund te ketij viti me krijime e plot urime.
Muaji i fundit bashke dhe bashke me te vijne urimet e mia me te perzemerta.
Gezuar dhe nje vit te mbare te gjithve


Tani le te startoj festa e dimrit :)

1.Se dimri nuk ka vec ftohtesi!

Dimri trokiti serish ne zemrat e ngurtesuara,
S’kishte mundur ti shkrinte dot lulezimi i sytheve,
as rera neper trup,
E as zverdhja e gjetheve mbi toke.
I peshpetiti heshturazi cdo te dashuruari,
I ftoi ne perqafimin e tyre te fundit.
Era krijoi melodine me floket e debores,
Psheretiu ne zemra tingujt e harruara,
Qe ata te dy te hipnin ne trenin e kujtimeve!
Ishte mjaft per te ndezur shkendijen e shuar,
Ishte mjaft per tu kapur duarsh,
Ishte mjaft qe te gjenin ritmin e munguar.
Vallezuan te permalluar,
Nen shtrengimin e ftohtesise dimerore,
Ashtu,
te perqafuar
ne pritje te pranveres se deshiruar!



2.Shpirti qe nuk njeh dimer.

Dimrit i erdhi fundi kur po hidhte hapat e pare,gishterijte e akullt u shkrin e fryma mu mor.
Ndjeja ngrohtesine te levrinte nen lekure, me shpejtesine e drites, faqet me digjeshin zjarr.
Terhoqa doren,e fsheha ne xhep se deshiroja te fshihja emocionin,vullkanin qe zgjove.
Mendja s'fliste, heshte,ishte shushatur ne zhurmen e valeve , nen henen qe puthej me detin,ne flladin qe po largonte dimrin e shpirtit tim! Dora jote e majte me mblodhi belin, shikimi yt pasqyronte drite, buzeqeshja tashme kishe nje embelsi dehese e trupi mu pucrrezua dhe cdo qelize s'po i bindej me arsyes pasi nuk kishte me llogjike ,kishte vetem deshire! Ti ishe aty, nuk ishte enderr, ishe i vertete, zgjata doren e djathte te prekja doren tende rreth belit tim. U ndjeva e rrethuar mes nje qarku ku kishte vetem energji pozitive. Hapa syte pa fjale e ti u mbeshtete mbi buzet e thara nga dimri i eger, iu dhe pak butesi, pak embelsi, e aty u deha e tera e nisa te perkas ty...Perseri!
Ti mblodhe me duar molekulat e shperndara, u kujdese te ndertoje nje ishull malli, mungese , e me nje kujdes marramendes me ushqeve me dozen e duhur te pijes se jetes, me trupin tend zhveshe artilerine e rende qe mbulonte shpirtin tim, me delikatesen plot finese hoqe cdo gur te kalase se gurte qe mbronte zemren time. I fryve me fryme te ngrohte e i pershperite ne vesh,e zgjove, i dhe nje copez parajse, se ti keshtu je, cdo dite nga nje copez edhe pse egoja ime eshte e mbushur ti vazhdon ta ushqesh duke me bere te ndihem nje flutur e brishte ,e njekohesisht nje jaguare e forte qe fluturon,vrapon drejt ketij ishulli me shprese!



3.Vallezimi i reve!

Rete ishin disi te c’rregullta,dielli here fshihej ,here buzeqeshte neper shtellungat e reve qe vallzonin pa pushim nen timbrin e eres.
Ditet sa vinin e shkurtoheshin ,dimri kishte trokitur ne dritaren e stines fuqishem tashme. Nje kafe e ngrohte ne cepin e tavolines se drunjte, me kujtonte kujtime femijerie,pishat me deget e tyre te gjelberta dukeshin qe ishin e vetmja fortese e ketij dimri te ftohte,ngjiteshin rrepirave te malit duke perqafuar buzet e qiellit, vende vende kufizoheshin me maja te ngritura qe te kujtonin lashtesine fisnike te natyres se virgjer.
Hapat e kalimtareeve te strukur poshte kapuceve dhe shalleve krijonte ate ndjesine e nje vallezimi qe tundohet mes te ftohtit dhe te ngrohtit, qe ndjen brenda nje dore rrobash dhe kujtimesh ketyre rrugeve,pak te akullta e pak e diell.
Po mendoja me vete nga me lindi kjo pak me akull e pak me diell,pak me shi e pak me bore,pak me buzeqeshje e pak me lot,eh ne fakt ne jemi te perbere nga pak nga gjithcka qe na rrethon.
Pak nga koha,stina,natyra,muzika,vargjet e nje shtegtari qe kalon rrugen mendueshem,dhe buzeqesh ne ikje,kujtimeve qe vertiten stolave te ftohte javes rrugeve.
Per nje moment qendron mes kohes dhe vetvetes,mes ketij dimri me pisha te gjelberta dhe re te dizenjuara nga era e ftohte dimerore,dhe kupton qe ne s’jemi as me shume e as me pak se sa nje vallezim dimri duke pritur puthjen e pranveres per te buzeqeshur,nderkohe qe pime nje kafe te ngrohte ne parvazin e nje dritarie te vjeter te drunjte,dhe shikimin ta rrembejne rete e c’rregullta te ketij vallzimi dimri qe vallzojne kaq dashurueshem tek era i kompozon me dashuri.



4.Ca gjurme. Ca gjethe. Ca ferkime duarsh.

Ne ate qytet skishte rene asnjehere debore. Po ecja me cizmet qe duhej te dergoja ne kepucari 3 dite me para, ndersa sonte ne oren 3 pas mesnate po ecja duke kenduar kengen 'wild, wild roses ' Ironikisht hena ishte zhdukur dhe degjoja zhurmen e shatervanit qe perplasej ne ciflat e akullit qe kishin filluar te formoheshin.
Cizmet fusnin grumbuj e demores dhe preknin venat ku filloja te dridhesha pas cdo hapi makaber qe beja. Fati ishte shume mizor per ta perballuar esell. Nje enderr qe kurre nuk u realizua. Nje caj qe po behej cdo minut e me ftohte. Nje caj qe po humbiste shijen e saj.
Po ndjeja pikat e shiut qe preknin floket pertej shallit dhe ndihesha sikur femija ne mes te pazarit qe sapo i kishte leshuar doren nga nena.
Mund te isha atje, ne rrugicat e xha Velos, ato ishin rrugica te ngrohta, atje nuk fryente ere, te kisha cdo gje. Por jam ketu duke pare gjethet e fundit qe shkeputen nga shelgu qe dukej i thare tashme.
Ndjeva nje puthje rreze veshit dhe emri im qe thuhej me peshperitje qe me vodhi shpirtin. U ktheva nga ai dhe copat e tij qe fillonin pikerisht nga ora 3 e 25 deri ne 5 e 25 ia vlenin me shume se rrugicat e ngrohta te xha Velos. Me mori duart dhe filloi ti frynte qe te ngrohesha. Me jane thare buzet i thashe.
A te mjafton me pyeti ndersa me shihte dhe ndjeja qe kupat e gjurit po me dridheshin. Me shume se vete ajri i thashe duke i dhuruar dhe atij pak shijen cajit me limon qe tashme po humbiste. Ti i ke bere keto tha duke drejtuar shikimin nga gjurmet drejt shatervanit. Ndjeva serish boren ne kepuce dhe vetem tani vura re sa shume isha ecur, e terhoqa nga krahu duke qeshur me eren qe merrte floket e benin dashuri duke u valezuar si asnje nate me para.



5.Vallezimi i Dimrit

...Ate nate, duart i mbante te mbeshtetura ne bel, me vezhgimin e syve ndaj Katedrales qendrore. Priste me padurim tingujt e kembanave qe ore pas ore i kujtonin rrahjet e jetes dhe gjurmet e nje nostalgjie pafund, e cila ate nentor i kish' kalitur shpirtin. Dukej sikur per te, dimri sapo kish filluar e s'do kish me fund. Per here te pare ne jete - mes ngrices qe i depertonte tej-pertej çdo qelize te trupit - i dukej vetja si ne nje keshtjelle qelqi te magjepsur nga kushedi se kush dhe Krishtlindjet kishin marre nje dimension tjeter.
Klima e qytetit e bente te ndihej me e qete, pavaresisht se ne mendjen e saj dashuria hidhte shkelma si kal i cmendur. Here-here, levizte ngadale neper dhome, duke lekundur qafen nga pas e duke reflektuar nga cila ane e planetit vinte gjithe ajo ndjenje aq e persosur qe e terhiqte me force marramendese nga njeri qytet ne tjetrin.
Perlhura e mendafshte prej qumeshti lidhur ne bel, i ish bere shoqja me e ngushte e jetes. I ngjante sikur nen butesine e saj edhe kujtimet- edhe ndjenjat - edhe dialogjet me vetveten, pesonin nje lloj metamorfoze qe justifikonte çdo detaj te asaj situate irracjonale qe krijonte gjithnje e me shume hapesira te gjera debati, reflektimi, dyshimi e perfundimisht qartesie serjozisht te kthjellet e te hapur.
Ne momentet kur dyshimi merrte udhen, kish mesuar permendesh çte bente: merrte thiken prej bakri te trasheguar nga vendlindja, qerronte nje molle, lekuren e te ciles e perdorte per çaj me arome karafili dhe feta portokalli.
"Vjena, ne keto kondita" - i thoshte vehtes - "do afrohet vete tek mua me valset e saja te fundvitit". Hidhte syte ndaj likereve te shumllojshme "Mozart", ndizte driten e abatjour-it (ne ndonje cep edhe qirinj te bardhe), afrohej tek tryeza prej druri, ndizte gramafonin e dhuruar nga miqte dhe ulej ne kolltukun qe lekundej duke degjuar Schubert-in. Ne te vertete, e dinte shume mire qe kjo ishte vetem nje menyre per ti dhene vehtes force e mos rrene preh e mallit pafund qe po i merrte dalengadale shpirtin dhe qe e drobiste tere kohen...



6.E zeza mbi te bardhe!

Mendohem gjithmone si do te ishte bota me ngjyra?
Do te qe e bukur si lulet shumengjyreshe ne dekoret e lulishteve apo si ngjyrat e ylberit te sapo krijuar pas nje rebeshi te terbuar pranveror?
Por ne shohim te zezen mbi te bardhe gjithmone, jemi mesuar ta nxjerrim ndeshkimin duke e krahasuar te zezen si te lige e te bardhen si te dlire. Na duhet vetem kaq per te nxjerr fajtoret e qenies sone te brishte,eshte nje menyre ekonomike per te seleksionuar nga orizi te gjitha papastertite e vjeljes. Nje site e imet qe brenda saj lejon te depertoj vetem ate cka pesha e ujit nuk do te mbante ne siperfaqe..egon tone te cilen e kemi futur aq thelle, sa tashme e kemi te pamundur te shohim mes tyre larmin e dimensioneve te ndryshme ne nje pafundesi krijuese.Prandaj me duket e padrejte ta quaj te zezen te lige e te bardhen te dlire. I jam imponuar kesaj ekzistence tamam si ne nje fushe te shahut, te konturuar bardh e zi!
Duke studiuar cdo hap te kundershtarit me nje llogari vdekjeprurse, per te perfituar nje gje te vetme, mbijetesen!
Mbijetese, sepse ne te njejten kohe me duhet te behem gati per te jetuar nese s’kam vdekur me kohe.
Mendohem gjithmone,si do te ishte bota me ngjyra?
Nganjehere me duket se nuk do ta perjetoja kurre nje gezim feminor si me pare!
Une vetem me ato vite do ta krahasoja nje bote plot ngjyra.
Nje stil jete te cilin edhe engjejt e parajses do ta kishin zili, mendon vetem te luash, te rrokullisesh teksa sheh nje lendine me bar. Me nje freski ku trupi nuk ndjen as forcen e gravitetit. Ku te gjithe moshataret perfaqesojne ty dhe ti ata,pa asnje brenge e trishtim, urrejtje e zili..te gjitha keto inekzistente. Kur nuk te bie ne mend as te ushqehesh per te perftuar energji sepse energjia eshte aty,tek deshira per te luajtur e per te gezuar.
Nuk mund te kete bardhe e zi ne ate cikel te jetes, eshte shume shpejt per t'u konvertuar nga e zeza ne te bardhe.
Pleqte gjithmone kane thene se femija eshte i paster,deri sa fillon te behet pis nga rregullat e kanunet e kesaj shoqerie qe tashme shikon si nje kafshe mishngrenese, bardhe e zi..
Por edhe me nje kafshe te tille nuk mund te krahasohemi,ndersa ajo eshte e dytyruar ti mbijetoj zinxhirit ushqimor ne pamundesine per te krijuar, jemi ne me keto super mundesi qe kemi zgjedhur te shohim bardhe e zi ne kundeshtim me qenien tone per ti shpallur lufte dhe nenes toke.
Te shohesh te zezen mbi te bardhe eshte si te duash te ndodhin te ligat vetem qe te vertetohet se je profet.
Kemi mundesi te ndryshojme shikimin e ta orientojme ate drejt ngjyrave pa fund e duke bere kete nuk ka per ti mbetur qejfi asnje ngjyre . Ne vend qe te behemi seleksionues mund te shijojme eksperiencen sepse larmia eshte celsi i perjetesise!



7.Asgje me nuk ka mbetur , vec ketij qyteti qe na bashkonte!


Ja edhe Krishtlindjet erdhen perseri, aroma e ngrohte e festave, dritat shymengjyreshe kane pushtuar cdo cep te qytetit.
Befas, shoh nje cift teksa puthen e perqafohen duke bere premtimin e radhes, si ne dikur, tek e njejta rrugice qe shetisnim dhe qeshnim si te marre.
Buzeqeshja e saj rrezellitese ,porsi shkelqimet e vitrinave javes rruges ,teksa atij i betohet per kete jete e mos me tutje.
Sonte, dua edhe une ate perqafim, ato puthje, ato premtime, bashke me nje gote vere te ndjesh edhe ti ne kete nate sa bosh ndihem pa ty!
Kur ne tavolinat plot me miq, gjithkush ngre dollite, e kur perqafuar dike ka, ndje edhe ti dhimbjen qe ndjej une, kur ske dike te perqafosh, ndoshta kupton sa shume une te kam munguar!
Ne shperthimin e nje fishekzjarri, ne zhurme, hare a ndjesi mundohu pak te me kujtosh, sikunder une do bej per ty. Kujtome dhe trishtohu, se bashke nuk jemi as ti, as une!
Mes argetimit e dhuratave, mos kerko me kot asgje nga une sepse shiriti me emrin tim nuk vjen me sot, e sdo te te vij me kurre.
Dhe nese trishtimi do te te kaploj, do mundesh valle te me kuptosh, te kuptosh se dhe ne duheshim si te tjeret dhe se ne jetet tona mbetem serisht dy te huaj?! Te kuptosh se gjithe endrrat qe bashke i thurem si penelopa ne tehzgjah, e naten, ti i shthurje qe mos te vija me tek ti. Sepse ti doje tjeter jete, e ne ate jete nuk isha une...dhe sot te dy vuajme ndarjen sepse nuk jemi me as ti, as une. Ne kete nate te deshperuar, dua te dehem, te te mallkoj me shpirt e zemer, te ndjesh dhimbjen njesoj si une. E per veten mos ndjej me keq se e torturova duke te gjurmuar, duke zgjatur duart drejt asaj zemre, e sonte mbeta duke u endur me gjysem zemre ne kete qytet , ku gjithcka mbeti ishte vetem TI e UNE!
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Votoj 6. Per nje arsye shuuume te thjeshte. I vetmi krijim qe i ka ikur Dimrit "literally". Shkrimet tjera shume keq me fantazine. Dimri dimri dimri. Lol
Gjthss, me pelqen dhe tematika e trajtuar!

Me bindje ja jap voten!

Me terhoqi dhe 4 goxha ne fakt, por nje vote kam! :)
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

O sa muaj i bukur ky :)))

Se dija qe te gjithe e donin dimrin :D
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Jane 4 krijime, bombe fare e une akoma skam vendosur.

Kesaj rradhe me mbushet shpirtin :$
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Do ju ftoja te gjithve te pakten per nje muaj,ti kushtonit vemendjen e nevojshme ketij konkursi.

Duke besuar ne deshiren tuaj, ju mirepresim me komente dhe vota

Faleminderit!
 

Abisi

Larguar✌
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

1-shi qenka shkurt,bukur,paster,pa gabime :)
Tjerat i lexoj ne ditet ne vijim,avash avash :p
 

jana80

Super Moderator
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

si do thoshte jovan bregu.... plasen ciokollatat kendejjjj....
si kam lexuar akoma te gjitha.. suksese cdo krijusi :)
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

2.Shpirti qe nuk njeh dimer.

Eshte nje sensualitet ndjenjash i pershkruar me hollsi ,saqe te duket sikur e jeton ne cdo rrjesht!

Suksese te gjithe krijuesve!
 

Passion

Banned
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Pergezoj krijuesit.
Me duhet te pranoj e ta shpreh haptazi qe para atyre qe pasurojne kete teme me krijimtarite e tyre ndiej respekt,e perulje per pasionin qe kane.

E kam thene e here tjeter qe ndoshta eshte i vetmi komunitet ku kendin e letersise ,sidomos kjo teme eshte me i pasuri medium virtual,me e bukura teme.

Faleminderit shume Monique per punen tuaj e bordin drejtues te konkursit letrar.

Frymezimi i atyre qe pasurojne temen u shtofte,duke u deshiruar qe shtepite botuese te pasurojne librarite me krijimtarine e artisteve FV-iste.

Per muajin dhjetor vota ime shkon per nr 2.

Molekulat e shperndara kur i mbledh passioni me emocionojne. :D

Nga kjo ane coperza shkronjash dedikuar juve krijues te temes duke ju falenderuar nga zemra.

Sinqerte
Passion!
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Pasion & Nev

hidhni voten ju lutmi shume
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

1-shi qenka shkurt,bukur,paster,pa gabime :)
Tjerat i lexoj ne ditet ne vijim,avash avash :p

Po mire ti Abis si voton kshu pa i lexuar? :p

Te pelqen 1 e voton 4? Aj aj aj
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

abis ska votu....une nuk shoh vote

اudi. Qepar e pash dhe me doli si vota e Solit dhe Abis.
Tani vota e Abis nuk eshte.

Mah.
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

اudi. Qepar e pash dhe me doli si vota e Solit dhe Abis.
Tani vota e Abis nuk eshte.

Mah.

jo e dashur
ate e ka votu qe ne fillim Soul dhe Marla
:)

rregullo syzet hahahahahah
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

AHAHHAHAHAHHA

Mon, o poshtersire. Heres tjeter do i bej foto.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Nuk flas më :(
 

Marla

Themelues i Forumit
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Ore ku i shifni ju ku votohet? Sikur jane te fshehta votat
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Ore ku i shifni ju ku votohet? Sikur jane te fshehta votat

Jo ne konkurs nuk jane te fshehta votat
kliko tek numri i votes dhe te shfaqen emrat.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Mua me pelqeka 4-ra per vete. :)
 
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Me pelqeu shume dhe votova 3-shin.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Desha te thoja qe 2 eshte aq e embel, me duket aq une :p
Hapa syte pa fjale e ti u mbeshtete mbi buzet e thara nga dimri i eger, iu dhe pak butesi, pak embelsi, e aty u deha e tera e nisa te perkas ty...Perseri!
Me pelqen sh por fjalet molekula...energji pozitive...qark se si mu duk sikur gjera fizike qe me shkeputen nga krijimi per ca caste.


Do doja shume te kisha dhe nje vote per vallezimin e dimrit(5), eshte tipike atmosfere artike
por
ka nje fjali te tregimi 6
Pleqte gjithmone kane thene se femija eshte i paster,deri sa fillon te behet pis nga rregullat e kanunet e kesaj shoqerie qe tashme shikon si nje kafshe mishngrenese, bardhe e zi..
Por edhe me nje kafshe te tille nuk mund te krahasohemi,ndersa ajo eshte e dytyruar ti mbijetoj zinxhirit ushqimor ne pamundesine per te krijuar, jemi ne me keto super mundesi qe kemi zgjedhur te shohim bardhe e zi ne kundeshtim me qenien tone per ti shpallur lufte dhe nenes toke.

Me duket aq e brishte, aq lemsh bota e ketij krijuesi por ato fjalet riperseritje me prishen humorin

Ndihmeeeeeeeeeeeeee :p
 

Abisi

Larguar✌
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Cjane keto shkrime keshtu,sa te bukura :)

Si rralle here,nuk di ke te votoj,mes 4 qe me pelqyen shume.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Dhjetor!

Pergezoj krijuesit.
Me duhet te pranoj e ta shpreh haptazi qe para atyre qe pasurojne kete teme me krijimtarite e tyre ndiej respekt,e perulje per pasionin qe kane.

E kam thene e here tjeter qe ndoshta eshte i vetmi komunitet ku kendin e letersise ,sidomos kjo teme eshte me i pasuri medium virtual,me e bukura teme.

Faleminderit shume Monique per punen tuaj e bordin drejtues te konkursit letrar.

Frymezimi i atyre qe pasurojne temen u shtofte,duke u deshiruar qe shtepite botuese te pasurojne librarite me krijimtarine e artisteve FV-iste.

Per muajin dhjetor vota ime shkon per nr 2.

Molekulat e shperndara kur i mbledh passioni me emocionojne. :D

Nga kjo ane coperza shkronjash dedikuar juve krijues te temes duke ju falenderuar nga zemra.

Sinqerte
Passion!

Une mora spunto.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top