Votoni Krijimet e muajit Gusht

Votoni Krijimet e muajit Gusht


  • Totali i votuesve
    29
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Pershendetje te gjithve

Ne rradhe te pare ndjese per vonesen, por pati nje problem te vogel teknik.

Ne rradhe te dyte pershendes te gjithe krijuesit qe na nderuan me penen e tyre edhe ne keto te dite te nxehta .

Lexim te kendshem por edhe votim te kendshem.

Vazhdojme me rradhe


1.Ditet e mia!

Ndonese gjithmone kam enderruar te jem e jashtezakonshme, dita ime eshte tmerresisht e zakonshme.

Dita 1.
Dita e pare, eshte ajo: Dita ime! Energjike, e lumtur, optimiste, sfiduese e pandalshme! Ndihem superwoman dhe i them vetes: Une mundem te arrij gjithcka! Listoj ne mendje te tera planet vjetore me shpresen se do i plotesoj te gjitha. Dhe ndonese asgje nuk kam perfunduar, madje dhe ato deshira as nuk i kam shkruar gjekundi, me duket sikur i realizova. Ndihem mire me veten, kam besim, force per te ecur para sepse Bota eshte e Imja!

Dita 2.
Zgjohem shume e lodhur dhe e pafuqishme pasi s’kam fjetur mire. Per cudi qellon dhe vranet. Marr disa lajmerime dorezimesh, femijet i kam semure. Nese nuk gjendem per 2 ore ne zyre mund te skualifikohem nga grupi. Mos, sapo morra nje email negativ nga fakulteti. C’te bej me para? Po planet e se djeshmes kur do t’i nis? S’kam arritur asgje deri tani. Ndihem e paplotesuar. Une nuk jam e afte per asgje.Jam nje deshtim!


Dita 3
Pasi kaloj neper stuhite e dy diteve te para, ndalem per te biseduar me vetveten. Filloj te balancoj rolin tim ne kete jete. Qellimin pse une jetoj? Cfare dua te arrij? Dhe me e rendesishmja pse? Para syve si fragment filmik me kalojne gjerat me te dashura te miat, personat me te shtrenjte. Degjoj gumezhima buzeqeshjesh, shtrengimet e perqafimeve cdo mengjes, ndjej perkedheljet ne fytyre sa here ve ne gjume femijet. Paralelisht shikoj arritjet profesionale. Edhe pse 3 kunguj nen nje sqetull serish kam mbijetuar me sukses.Ne ate moment mu kthye optimizmi. Ne ate moment, harrova fare se cfare me mundonte. Ashtu me zuri gjumi duke qene e bindur se ajo qe ka rendesi, eshte te mundohemi per me te miren ne cdo moment, brenda mundesive tona.

Dita 4
S’ka me numerim ditesh, nuk ka plane 1 secondeshe, nuk ka me pesimizem. Ka vetem perjetim te jetes si dhurate nga Zoti! Ka dashuri rreth meje dhe sy ta shohin ate dashuri! Ka nje zemer qe ndjen cdo qelize te jetes. Ka nje njeri qe perpiqet per me te miren, pa u fokusuar tek produkti final por tek rrugetimi i paqte me vetveten dhe njerezit e dashur! Tashme une luftoj vetem per lumturine shpirterore, dhe te le gjurme (kujt I intereson sa te medha) e rendesishme eshte te le gjurme tek e ardhmja ime me e shtrenjte: Familja!




2.Oret e vona!

Oret e vona erdhen perseri,nata mbuloj me qetesi cdo gje te dites, perkedheli muzgun dhe i fali mantelin e saj te heshtjes...une erdha prape ne oret e vona,prane dritares kishte nje perde te mendafshte ,hena i kalonte neper tantellin e saj me ngjyra , dukej sikur kishte rene ne dashuri me te. Hapat e mi ishin pak te avashte, mendimet gjithashtu, dhoma po e njejta..., ora ne mure me tik-taket e saja, zgjonte kujtime te cuditshme qe digjeshin neper hije muri.
...erdha prape mes meje e teje, mes asaj c’na ndau e c’na bashkoj, erdha mbreme kur ti flije ne gjumin e rradhes, ne endrren e rradhes e ndoshta ne puthjen e rradhes.

Thone qe nata eshte e dashnoreve, une them qe eshte e mekatareve,te dashuruareve dhe e atyre qe bejne dashuri me mendimet.
Nata eshte vete nje fare mekatare e heshtur. Nen qetesine e saj ne fillojme zhvishemi, zhvishemi nga cfare na pengon, nga cdo lloj pengese dhe udhtojme.
Udhetojme neper fjolla dhe carcafe dashurie, derdhemi ne lakureqesine e shpirtrave qe shtrengohen ne rrahjet e tyre, kaplojme egoizmin e shqyejme me dhemb dhe ulemi kembekryq me ate cfare deshirojme dhe duam.
Oret e vona jane te veshura me fustane te gjata tantelle te dukshme.Trupi i djersitur dhe fjalet e zjarrta behen vera e vone e tyre,frymarrjet kujtojne dendesine e nje ere pas shirave te rrembyeshem qe ngopin token e pastaj qetesohen.
Oret e vona jane mekatare.
Thone qe te mendosh ne forma te kuqe naten, sjell shume dashuri.
E une sonte jam shtrire mbi trupin tend te zhveshur dhe dua te bej dashuri me te kuqen e shpirtit tend...oret e vona me cojne gjithmone tek ti….mendimet e mia te zhveshin ,krejt embelsi…
...Erdha prape ne kohen e endrrave te tua,ti nuk u zgjove dhe as une s’te thirra…edhe pse erdha prape ,me hapa te avashte e plot peshe malli me kujtime,,,,
Tani fli i dashur ,se neser do shihemi perseri,,,perkedhelite e oreve te vona te takojne gjithmone ty.,,
Ne oret e vona ka dhe gjume,dhe gjumi i endrrave te mia je vetem ti!



3.Perse njerezit martohen ne Gusht?

Futa duart ne xhepa, dielli pervelonte si shkendija ferri. E ato shkendija do ngrohnin valle ato therrime te shpirtit te humbur neper gishtrinj koleksionues? Sepse ka gjahtar endrrash, ka edhe gjahtar shpirtrash ka dhe gjahtar buzesh egershist te virgjera.
Sapo kaloi nje re e sikur maskoi ate diell verbues, vura doren tek balli e ngrita koken
kur ndjeva nje terheqje tek bluza: nje limonate, nje limonate e fresket 50 lek.
U ktheva gershetat e saj ngjanin si ujevare e argjende. Buzeqesha dhe terhoqa fleten e kartmonedhes ne xhep ia zgjata dhe bleva limonaten. Limonate e fresket pa limona pervelonte. Sapo bera dy hapa e godita shishen para kembeve te mia, dreqi e mori harrova totalisht qe me kishim ngel vetem pak qindarka qe nuk me mjaftonin as per urban. Si mund te djallosej me shume kjo dite? Te vetmen rrugezgjidhje nje biciklete me timon e crregullt me 25 lek te reja. Pagova per fiks 15 minuta jete.
Sot jeta kushton fare pak blihet me nje arratisje. Nje rrembim dashurie
Nje shterngim duarsh. Mora bicikleten dhe: liri. Sdoja tia dija per makinat qe po nervozoheshin me mua apo per pisten e dedikuar doja vetem pak rrahje zemre. Isha shume e etur per ate ndjesi te re. Floket e rregullt e derdhur te crregulluar nga era. Ndjeva qe jetoja serisht. Ne djall dashuri jo te duhura, buzeqeshja e tij qe embelsisht formonte gropeza te faqet apo rrudhat qe i formoheshin ne balle.
Levizja kembet qe te ikja nga gjithe ato mendime. Humnera ku shpesh bija hapat qe mesoja permendesh kur ngrihesha. Nje lemsh i brumosur per te qene i tille, asnje seshte gati per mua. Mes gjithe ketij lemshi ku jeta ime po vlente vetem 25 lek ndalova duke dihatur shume dhe ndala personin e pare te panjohur ne rruge. Perse? Perse njerezit martohen ne gusht?


4.Copez shpirti!

Veshtrimet tona ndeshen dhe cdo gje perreth thyhet ne njemije copash!
Mbetemi të dy, përballe!
Një mjegull e zymte, e heshtur, pluhur, mbuloi dhe e vetmja pamje e qarte, jane fytyrat tona që gjuhen e shikimit njeri tjetrit ia lexojne. Asnje melodi per te qene, asnje tingull nuk gjen më as veten ne nota pentagrami, mbetur pezull, të fikura, nderkohe ti qe njeh cdo qelize të heshtjes time...
Me heshtjen tende une ndertoj e thur qindra jete, te disa vdesim e biem e tek të tjera marrin formë të pathenat e një nate te gjatë Gushti...!


Me dhemb nen lekure ajo qe ishim, se jashte saj dua te jemi serisht e serisht…
Kur kujtoj se ti ke ikur ende me dhemb, edhe te kthehesh e pres me ankth, edhe te shfaqesh pas gjithckaje, shpirti im behet copeza thirrmijesh. Më mungojne fjalet, aq shume kishim per te thene sa cdo fund dite mbyllej me fjalen – neser…
E sot teksa e nesermja ka trokitur , ne kemi mbetur te vaket, mbetem thjesht nje prekje larg, nje pikture pa kornize, ishim kaq shume sa te qendruarit larg me ben te ndjej nje hapsire boshe ne frymimin tim kur ti nuk je me aty…

Diku ne endrrat e mia me te mira, ti vjen dhe mjegulla e perhimte ndryshon ngjyren e ngjyroset. Shikimet tona behen njesh me gjithesine. Ti me ndjek e une buzeqesh si lozonjare. E aty ne endrrat e mia te them se nje dite pa ty eshte ferr. Une ferrin se njoh, por shume kane shkruar per te dhe mungesa jote me njehesohet me te.
Sepse je ti cdo gje qe kam e dua te kem prane vetes, e nese nje dite kalon pa ta thene thelle ne shpirt … do me dhembi!
Ne rrugetimin e diteve tona kam njohur e veten, e kam filluar ashtu pa kuptuar t’ia dua edhe difektet, dhe besoj se pa to as ti nuk do me kishe dashur ndonjehere, sepse refreni im je ti …te dua vetem ty…
Por ti me zgjon nga endrrat dhe me zgjon deshirat qe une i shtyp.
Ti me ndal frymimin, por me jep pulsime te cakorduara zemre.
Ti je e keqja ime e domosdoshme, ushqim per shpirtin tim, menuja ime e preferuar, adrenaline e dopamine.
Ti je frika ime me e madhe, ankthi I te nesermes, dita e nata ime, sfida ime, je copeza e shpirtit tim!
E tani leri veshtrimet tona te behen nje, une e ti perballe , e le te thyhen 1000 gjera perreth nesh, vetem une e ti si dikur te perhumbur ne veshtrimin e syve tane!


5.Buzeqesh

Nese mjaftojne ca yje
per te bere qiellin,
Nese mjaftojne ca rreze
per te bere diellin,
Nese mjaftojne ca shkronja
per te bere nje fjale,
Nese mjaftojne ca shkembinj
per te bere nje mal,
Nese mjaftojne ca krushq
per te bere nje dhenderr,

Atehere mjafton nje buzeqeshje
per te perjetuar nje enderr.

Nese deshiron pak embelsi
mjafton te shohesh bletet,
Nese jane te zeza ditet
do te jene te bardha netet.

Nese e verteta te duket nje genjeshter
jeta te duket cmenduri,
Hidh gjithcka pas kraheve
Buzeqesh, fal e prano dashuri.

Nese deshiron pak embelsi
mjafton te shohesh bletet,
Nese jane te zeza ditet
do jene te bardha netet.


6.Në ditët e mia

Në ditët e mia të errta, të nxira
Erdhe shkëlqeve, atëherë kur stë prita
Në ditet e mia të ftohta, të ngrira.
Diellin e solle, zemrën ma ngrohe.

Në vransirën time e në bubullima.
Qetësinë e solle, paqen e mbolle.
Në shira e breshër plot inat të tërbuar
Shikimin e ktheve, shpirtin ma cele.

Në fusha, livadhe, luleve ju buzëqeshe.
Vesën e more, si vello e veshe.
Me perëndimin e diellit qëndrove u dehe.
E prite dhe hënen të gëzoje në heshtje.


------------------------------------------------------

PS: Mirepresim komente dhe votime... :)
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Pergezime te gjitheve!
Vertet me pelqyen dhe vinin lehte e embel!
Vota shkon per Njeren nga poezite, sepse ne poezi gjej vetveten, dhe ajo Buzeqesh sikur ka cik "Soul nature" in there, :p,

Kritika:
Me kapi syte fjalia: Mbetemi të dy, përballë! ne mes te gjithe shkrimit pa "ë". Lol
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

E fundit;6.Në ditët e mia

Eshte shqeto dashuri..
Ka nje rim shpirti,spontaniteti dhe lirshmerie vargu.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

O sa me pelqeu 5 :)

Por une sjam dashese e poezise ndaj 2 me vodhi zemren
Eshte aq dashuriiii , pelqeu tej mase, ka dicka spontane te lire kur vetem mendimet percjellin njera tj
E adhurova.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Se pari pergezime te gjithe atyre qe kane shkrire talentin shpirtror. Nga ky lexim siperfaqesor nga shtrati munde te them ca gjera fillestare:

1. Mendova qe ish noj kartele diete apo mjeksore. Do te ishte e mire si nje nisme per nje ditare ama mua me duket se nuk ka ndonje lidhshmeri sa per terhequr mendjen per vote.

5. Deri diku ka ate hyrjen e pare ama pastaj ne vazhdim, sidomos, dy perseritjet e njejta te cilat per mua nuk jan as rime, as metafore, as hiperbole e as me asocon me nonje figure letrare pos me ato pizit e shoqe shkolles: "dy zemra - dy shigjeta ,
Jena shoqe te verteta

Shkrimet 2,3 dhe 4 jane të kendshme dhe secila meriton voten te cilen do e ndaj mes tyre dhe poezise se fundit e cila me duket se eshte shtjelluar
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Une doja te thoja dicka: nata me shume se cdo gje eshte koha e frymezimit per artistet. kush tha e dash..?! apo mekateve? Eshte prehja e dashurise, eshte qetesimi i shpirtit dhe mendjes, eshte adhurimi i qerpikut te engjellit.. e shume shume :D..

Une them eshte nate mekatesh.
Do te dish pse?
Sepse njerezit vjedhin puthje atehere kur nata shkelqen fshehurazi, trupat dirgjen ne shtrat e behen njesh me naten

Me vertete ske provuar te dashurosh me shume naten?
Me vertete nata ste duket mistike, magjike ? Me te vertete nata ste tremb? Me te vertete naten se dashuron?

Nata eshte shume, mua pikerisht ato fjale me bene per vete :D
 

London

carpe diem
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

I ciq ne hater po ja jap 6 jo se me pelqeu ishte ë thjesht:p :p
 
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Une jam mekatar dhe si i Tille votova 2-shin :)
 

DeliriumMind

Dje ishte dje, sot eshte sot.
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Me rreshkiti dora tek nr 3
Mbase sepse Po vdes per nje limonat tani
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

I hodha nje sy keshtu lart e lart, syri me ndali tek ajo e Gushtit, 3. E lexova, prisja ndonje gje tjeter duke lexuar titullin.
Por vetem dy fjali qe perserisnin titullin gjeta, perse te vendosesh nje titull te tille, ne ske ndermend te flasesh per kete gje.
Boh, non sense mu duke.

Lexova dhe te fundit, nuk ishte keq, e shkurter, me rima, e lezetshme.

Do i rikthehem ti rilexoj, ajo e para sme ngjit shume. Fakti atyre diteve te vena ashtu, si formular. Pastaj e di qe autori nuk flet dot tani por
une do doja te dija, perse 4 dite? Sikur e lene gjysem me duket.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Jam mes 5-ses & 6-tes ... Qe te Dyja permajne nje grohtesi te embel & reale .

Ps... Prisja fjale te medhaja ose te reja ne pergjithesi ... Por po e njenta teknike/taktike/permbatje ne pergjithesi .
 
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

1 Me duket shume e sforcuar,eshte munduar kaq shume te pershkruaj ditet per te nxjerr ne pah me shume tematiken e muajit sesa e ndjere..per me teper me jep pershtypjen e nje shkrimi thjeshte per nr...

Me pelqyen 2, 5 ,6 ne ditet ne vazhdim do i rilexoj per te dhene dhe voten si perfundim!
Shume dobet kete muaj,vetem 6 shkrime...ndoshta per shkak te pushimeve!
Gjithsesi suksese te gjitheve! :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Se pari pergezime te gjithe atyre qe kane shkrire talentin shpirtror. Nga ky lexim siperfaqesor nga shtrati munde te them ca gjera fillestare:

1. Mendova qe ish noj kartele diete apo mjeksore. Do te ishte e mire si nje nisme per nje ditare ama mua me duket se nuk ka ndonje lidhshmeri sa per terhequr mendjen per vote.

5. Deri diku ka ate hyrjen e pare ama pastaj ne vazhdim, sidomos, dy perseritjet e njejta te cilat per mua nuk jan as rime, as metafore, as hiperbole e as me asocon me nonje figure letrare pos me ato pizit e shoqe shkolles: "dy zemra - dy shigjeta ,
Jena shoqe te verteta

Shkrimet 2,3 dhe 4 jane të kendshme dhe secila meriton voten te cilen do e ndaj mes tyre dhe poezise se fundit e cila me duket se eshte shtjelluar

Po vazhdoje me tjerat:

3. Eshte nje stil interesant i te shkruarit por sikur shume e thelle per muajin gusht. Nje perditshmeri jona, nje tendence per te ikur nga peditshmeria ne fitimin e lirise absolute por qe perseri e them se perkunder se eshte e shkruar bukur me duket dicka e rende dhe e thelle per muaji gusht.

6. Nje limonade e bukur, e thurur bukur, por kete muaj jo se do zgjedhe pak me bukur.

2 dhe 4 - per mendimin tim jane dy ngjarje te thurura mjafte bukur ku mes rreshtave te tyre gjen thuajse secili, se paku une, vetveten. Te mbushura me shpirt dhe te vejne ne pritje se he cfare do ndodhe, por them se per mendimin tim them se: Oret e vona! per nje nuance eshte me larte.


 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Perse njerzit martohen ne gusht-eshte si nje pije tropikale qe te serviret ne rruget e asfaltit kur dielli pervelon,taksi s"ka dhe pret ndonje mrekulli nga qielli .

Copez shpirti,eshte nje pershkrim sa melankolik,sa pohues dhe endrrues,jep ate biseden mes ndjenjes,vetvetes dhe asaj cfare na rrethon ne momente te tilla.
Ngjyrat behen gri pastaj marrin jete e keshtu nje udhtim mendimesh i kendshem.
 

Abisi

Larguar✌
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Abissssssss

Gati gati na ke munguar.
Derisa ste lexova dhe thashe me vete sbie rrufeja jo :p


Ke derguar krijim ti kete muaj? Se sdo e dije kush nese trego jo :p

Ku nuk bie rrufeja? :p
Ku i dihet,mbase kam derguar :p

1-shi i bukur me duket.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

@Didi!
per 1-shin.
Pse? Ju s'kaloni neper ato peripeci jete? Kur here jeni plot energji e here ju duket vetja si kot? Dhe per pyetjen tende pse 4 dit? Pse sa do ti Didi 7? Meqe ka java shtate? lol Aq mi ka pas!

Aq pra, nje e bardhe nje e zeze nje reflektim dhe nje nxjerrje mesim, lol Mua me pelqen :D, sigurisht nuk eshte as proze as poeme e s'ka perfshirje emocionale ama eshte ese e perditshmerise te cdokujt ndoshta(sidomos atyre qe vrapojne te kapin ritmin e diteve, e kerkojne perher me sh nga vetja)! Hajd mo shije shije kjo pune! Inshallah autori s'e ka bere per vota se gjynah s'po merr fare :p

Sa per 2-3-4 Se i rilexova tani!

Mua me sjellin te njejtin emocion. Kane frymezim, pak a shume e njejta fryme, i dedikohet ndjenjes se dashurise, here e pamundur here e mundur. Dyshi e vetmja qe s'me ka pelqy eshte ajo fjalia qe kam thene, dmth eshte sh e gjeneralizuar dhe s'e kam hasur me pare te thene nga shume!
Ndersa ajo 6-ta vertet thote shume ne pak strofa! Do kisha dashur te kisha 2 vota!
 
Redaktimi i fundit:

jana80

Super Moderator
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Kur moj? Une skam lexuar ndonje koment tendin.
Te ka zene e shof. :p

Ja po e komentoj serish edhe pse sdo jet e njejta:(

Une votova 3 pasi kur e lexon ka nje realizem te se perditeshmes te shprehura ne abstraktizem :
Diell pervelues -duart ne xhepa
Floke ujear-argjend
Limonate eftohte nen diellin pervelues-shishe e rene e thyer
Biciklete-timon te prishur
Jeta qe vazhdon jashta,perrreth atij kthimi ku gjithcka ecte keq
Perfutyrimi,mendimi i dashurise ne nje flesh...
Vape...gusht....pse martohen njerzit ne gusht?? Marrshimi i botes perrrheth aq afer -aq larg personazhit te krijueses...
Nuk me pelqyen termi (djallosje dhe dreq) nuk me pelqejn personalisht si terme dhe sju gjej asgje poetike atij termi por i jep nje hije ...
 

Abisi

Larguar✌
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

I lexova te gjitha.me pelqeu 2.votoj 2.thyej edhe balotazhin :p
Por me ben pershtypje qe gushti kaq pak krijime!!
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Nick asnje e drejte nuk eshte hequr as te citosh as te japesh mendimin tend!
Soul kritika do kete per cdo krijim, ate qe percon nje shkrim tek tjetri eshte individuale dhe smund te jete subjekt paragjykimi. Sikunder ke ti ndjesine tende e ka edhe dikush tjeter!

Ju lutem si pranoni levdatat pranoni e kritikat.

Nese keni situata per te sqaruar si antare ky nuk eshte vendi!
Kalofshi mire dhe biseda me te qeta ne vazhdim....:)
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Mon rrofsh.
Thjeshte qe krijuesit te mos ndihen keq.
Si shkrimi im qe merr kritika...madje madje te them kur mua me jep kritika kitra o jana psh
ndihem mire per faktin qe heren tj te mos i bej.

Mbase skam sens diplomacie por varja

Ty flm.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Nick asnje e drejte nuk eshte hequr as te citosh as te japesh mendimin tend!
Soul kritika do kete per cdo krijim, ate qe percon nje shkrim tek tjetri eshte individuale dhe smund te jete subjekt paragjykimi. Sikunder ke ti ndjesine tende e ka edhe dikush tjeter!

Ju lutem si pranoni levdatat pranoni e kritikat.


Nese keni situata per te sqaruar si antare ky nuk eshte vendi!
Kalofshi mire dhe biseda me te qeta ne vazhdim....:)

Dhe me thene te drejten deri me sot s'kam nderhyre kurre cdo muaj qe jam kritikuar une vete.(dhe cdo muaj kam marre) Por ne emer te se drejtes per te folur kam te drejte te them c'te dua,lavderoj kritikoj deri sa nuk ofendoj askend. Ne kete rast i fola Didit dhe kur u citova radhazi u ndjeva e bezdisur, por s'ma morri mendja qe do shkonte aq personale sa tu permendte ngjyra, gje e bere e zakonshme tashme.

Mgjth, po e le me kaq pasi s'dua te shtohen me komente te plavlera ne kete teme!
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

@Didi!
per 1-shin.
Pse? Ju s'kaloni neper ato peripeci jete? Kur here jeni plot energji e here ju duket vetja si kot? Dhe per pyetjen tende pse 4 dit? Pse sa do ti Didi 7? Meqe ka java shtate? lol Aq mi ka pas!

Aq pra, nje e bardhe nje e zeze nje reflektim dhe nje nxjerrje mesim, lol Mua me pelqen :D, sigurisht nuk eshte as proze as poeme e s'ka perfshirje emocionale ama eshte ese e perditshmerise te cdokujt ndoshta(sidomos atyre qe vrapojne te kapin ritmin e diteve, e kerkojne perher me sh nga vetja)! Hajd mo shije shije kjo pune! Inshallah autori s'e ka bere per vota se gjynah s'po merr fare :p

Sa per 2-3-4 Se i rilexova tani!

Mua me sjellin te njejtin emocion. Kane frymezim, pak a shume e njejta fryme, i dedikohet ndjenjes se dashurise, here e pamundur here e mundur. Dyshi e vetmja qe s'me ka pelqy eshte ajo fjalia qe kam thene, dmth eshte sh e gjeneralizuar dhe s'e kam hasur me pare te thene nga shume!
Ndersa ajo 6-ta vertet thote shume ne pak strofa! Do kisha dashur te kisha 2 vota!


Sol, te them te drejten se kisha lexuar fare ate te paren. Nje koment shpjet e shpejt bera per ditet qe me rane ne sy.
Se di ndoshta truri priste 7 dite ahahahah e di pyetja ime ishte non sense, po ashtu ma dha. :D

Gjithsesi flasim pak sic duhet tani, e lexova. Ditet vazhdojn te mos me pelqejn por shkrimi nuk eshte keq. Dmth ka disa pjese
te mira, po te ishte e lidhur komplet, qe te rridhte shkrimi ndoshta do ishte me e mire. E di pse? Sepse duke vendosur ato ditet,
te pakten mua personalisht ma pret, dmth sikur e ndan ne gjysem. Ti nise e lexon dhe futesh ne ate krijim emocionalisht flas e pastaj taak, iku dita.

Nuk besoj se autori e ka bere per vota, ta kishte bere per te mar sa me shume vota do ishte shkrim i teri!


Nick asnje e drejte nuk eshte hequr as te citosh as te japesh mendimin tend!
Soul kritika do kete per cdo krijim, ate qe percon nje shkrim tek tjetri eshte individuale dhe smund te jete subjekt paragjykimi. Sikunder ke ti ndjesine tende e ka edhe dikush tjeter!

Ju lutem si pranoni levdatat pranoni e kritikat.

Nese keni situata per te sqaruar si antare ky nuk eshte vendi!
Kalofshi mire dhe biseda me te qeta ne vazhdim....:)

O Mon, ti shyqyre qe fole, se sdo ishte vendosur vula ketu, duhej qe edhe gjykatesi te thoshte:
Shikoni se nuk u tha njeri te mos citoni, te mos komentoni dhe te mos thoni cfare mendoni. Se
ndryshe luft. Aman, se na cmendet! Nuk keni me cfare te kapeni.

Kaq e veshtire qenka te kuptosh. Nuk eshte nevoja ta thuash 100 here per nje shkrim qe se pelqen, apo po
nuk citove 100 here sta var njeri?!


Ah ja dhe dicka te fundit, jo se Soul ka nevoj per avokat mbrojtes por dicka po e them se si duket as ti se paske kuptuar.

Une e shikoj keshtu, Soli nuk i ndaloi asnjerit te komentoj e te thote mendimin e vet. Une kisha bere nje pyetje te ciles mund
tme kthente pergjigje cdokush qe shkruan. Meqe spo ma pranonte truri ato 4 dite, kshu kot, saper te dhene mendin dhe folur.

Pra, citimi qe me beri mua ishte per mua jo per te tjeret, meqe doni te kapeni kot me kete gje. Nje person mund te komentoj sa te doje
por te thote dicka konkrete jo budalliqe, vetem per te vene ne dukje mendimin e tij apo per te ulur autorin e shkrimit. Sepse kete po beni.



Nejse se ketu secili do te zihet, se ska ca ben. Hajde me te mira!
 

Abisi

Larguar✌
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Pse kycin?
kemi te drejten te shprehim mendimin tone per cdo krijim sic ndjejm.nqs nuk i mbajm kritikat,mos marrim pjese ne konkurs,dhe jo te imponojm antaret ne mos dhenie kritikash apo vlersimesh per krijimet.

4-shkrim real dhe i ndjere fort me duket.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Shkrimet ishin te gjitha fantastikeeeeeeeee.
Uaaaaaa sa te bukuraaaaaaaaaa.

Do i bej copy paste ketij shkrimi cdo muaj te fleni rehat :p
 

Passion

Banned
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Te komentosh ne teme te pakten duhet te kesh derguar qofte e nje dergim te nje shkrimi,e te kritikosh duhet te kesh derguar me shume ne teme mendoj.

Eshte me e bukura pjese e ketij komuniteti,gje qe se gjen ne komunitete tjera sot ky kendi i letersise ketu.

Ate pjese shpirti qe perplaset si dallge per te krijuar duhet mbeshtet,duhet dhene kurajo,duhet nderuar e pelqyer(qofte e ne heshtje)dicka qe do te thoje se ironia,arroganca,e ate e te berit te ndihet keq gjithsecili s'duhet te figuroje ne kete kend ku ka coperza shpirti.

Para te gjitheve atyre qe dergojne krijimtarite e tyre shpreh mirenjohje,e i falenderoj qe i postojne e ndajne me ne ato.


Per arsye se s'kam derguar ndonjehere shkrim ,shpresoj qe mos besdise dike ky postim.

Passion!
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Mendoj se e drejta e komentimit duhet të hiqet e gjitha nga konkursi dhe kjo për shkak të grupeve që krijohen për vota, dhe në momentin që i favorizuari i tyre rrëshqet me vota të njëjtit reagojnë dhe i diskreditojnë të tjerët.

Jo veton nuk jam dakort as parimisht e as praktikisht.
Nuk heq mundesine qe mes tyre antaret te thone cili eshte shkrimi i tyre dhe per kete mund te mendohet edhe grupazhi , por asesi nuk mendoj se kjo duhet te sherbej per te ulur piket e tjetrit.
Sic thote edhe pasioni dhe bashkohem 4 cipersht me cdo fjale te tij, eshte e vetmja teme ku duhet te sundoj paqja.
Nga eksperienca e di qe kjo qe thua ti funksionon por a mundemi ne ta anashkalojme te pakten ne kete nenforum?
Mendoj se mundemi....
Dikush pyeti pse kaq pak krijime....ndoshta mund te jete e kjo arsyeja qe antaret intimidohen nga frika e kritikave shpesh edhe te ashpra...tek e fundit asnje mga ne nuk eshte shkrimtar....
Ne fund me lind pyetja dhe mendoj se nga neser do e hap nje sondazh...a deshironi qe tema e konkursit te ekzistoj??

Kalofshi bukur..
 
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

1 -shi me la pershtypje dhe e votova . Tjerat vetem i lexova ashtu shpejt .
 
Titulli: Votoni Krijimet e Gusht

Une jam pro Kritikave, pro cdo mendimi ne lidhje me krijimet qe nuk fyen dhe ofendon askend!
Jo vetem si antar por edhe si krijues qe shpesh here ka marre pjese nuk me ka gjetur asgje nga kritikat, perkundrazi , me kane bere me te mire, perfshire ata/o qe s'ja kane fare idene letersise :)
Sa per klanet kam kete mendim-Nese me te vertete ka klane qe duan te ndikojne ne votim lerini ne mjerimin e vet.A ka me te mjere se ata qe krijojne klane per nje Konkurs letersie?
Jo s'ka!
Pra Sa me shume krijime e Sa me shume kritika!
Paqe dhe dashuri , me shume dashuri se Sa paqe lol
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top