Votoni krijimet e muajit Nentor!

Votoni krijimet e muajit Nentor!


  • Totali i votuesve
    21
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Pershendetje!

Sic jemi mesuar tashme per cdo muaj po sjellim krijimet e atyre antareve te cilet i japin nje esence ndryshe ketij formati.

Dhe falenderimet per ta s'kane asnjehere te sosur!

Tema e Nentorit ishte -E embla toka ime, ose teme e lire!

Le te fillojme me renditjen

1.Me duhet te hesht!

Nganjehere me duhet te hesht, kur shoh se punet shkojne keq. Nuk dua t’a bej, por jam i pafuqishem perballe forces se padrejtesise. Kjo mund te ndodh kudo,pjese e cdo dite, vendi dhe cdo forme. Me duken te gjithe njesoj kur mua me duhet te hesht,ndoshta nje pjese e tyre ndjehen si une dhe nuk e shprehin. Keshtu bashke me te padrejtet ,behen nje ushtri e cila pret sinjalin per sulm. Padrejtesi kudo,ne familje ,lagje ,shkolle, pune. Te gjithe "te drejtet" ne koalicion per dhune,te etur per gjykimin te cilin kurre nuk e shijuan, sepse nenshtrimi mbi padrejtesite jua rregjen lekuren,tamam si guna e bagetise e thare ne kripe.Te duhet te heshtesh ndonjehere,nuk ke se c’thua, kur nje breke grisur injorant sot eshte pronari yt. Kur dikur ke share dike sepse e ka merituar dhe sot te ka ne dore per nje firme ne nje zyre..Kur te thone te votosh per dike qe te premton pune dhe pas 4 vjetesh je i mbytur ne borxhe. Nuk eshte e lehte te heshtesh , kete duhet ta kuptojne trimat, te perdhosesh qenien tende te ndjenjes sublime.Eshte si te vdesesh pa pritur e kujtuar,duke i lene lamtumiren te drejtes...ndjenjes me fisnike te gjithesise.Jam munduar plot here mos ta mohoj drejtesin,sa here jam vene ne prove kam pesuar disfata..eshte ushtri e madhe ajo qe te vihet kundra.E mira e te gjithve vlen me shume se padrejtesite e tyre.Nese mundohesh te flasesh germat e para do shendrrohen ne plumba te nje karikatori Ak47, qe edhe sot e mbaj mend presionin qe te dredh zemren nese i rri afer.Te shkaterrojne cdo te vertete qe ke mesuar nga jeta e ta konvertojne ne genjeshtra te cilat te marrin identitetin e te bejne pjese te turmes se "drejte".Nganjehere e shikoj me admirim padrejtesine per forcen magjike qe ka, talentin e saj per te thithur shumicen.Tani e kam kuptuar se ajo eshte zemra e shumices e cila gjendet ne cdo fushe te jetes sot. Modeli me i persosur i saj ndodhet neper parlamente.Me kuptoni cfare dua te them,aty admirimi im per padrejtesine kthehet ne makth i cili me ben te hesht.Thone se te heshtesh eshte urtesi dhe mencuri,sikur te gjithe te heshtnin perballe kesaj marrezie qe quhet "shoqeri demokratike" ndoshta do bojkotohej padrejtesia.Te heshtesh nuk do te thote te injorosh por te observosh ne qetesi klimen e se drejtes.
Me duhet te hesht!


2.Dashuri e vjedhur

Cfare po mendon tani o nene ? Cila vajze do jem une tani ? Duart e tij me preken mua , buzet e tij ecin qorrazi mbi trupin tim. Kur te dy shihemi tek stacioni ai me therriste Lila, thoshte se dielli i ndryshon syte e mi, i bejne lejla..une mendoja se ishte ai. Me mbante cadren ndersa une kerkoja librin tim te preferuar ne cante. Nganjehere kur era me ngaterronte floket shikimi i tij ishte i babezitur por aspak i lige o nene. Ne darke kur llampa mezi ndriqonte nen mjegullen e qytetit ai me mbante doren e thosh numero yjet me mua, me thoshin shoqet nene, me thoshin mos ki besim, me thoshin ai te vjedh puthjet, me thoshin rrij larg por une sdoja nene. Dora e tij kur me shterngonte mendoja se boten pushtova kur ai me pushtonte. Por jo sonte nene, sonte ai po me terheq floket ndersa ne sy ka nje shkelqim te syve qe se kam pare ne asnje forme mizorie. Kam veshur fustanin e bardhe me tantella qe me qepe diten e ditelindjes nene, tek gjunjet eshte pak i rrenuar por te premtoj ne ate Zot se do ta qendis serisht sikur te jete i ri. Gjunjet jane gervishtur nene thonjet e tij po kalojne tek puplat e mia ndersa me terheqin drejt vetes me force. Kisha vendosur qe sot sdo me perkedhelte me floket qe beja gershet cdo te marte. E marta ishte dita kur ti u njohe me babin e mban mend nene kur me thoje se ai te shoqeronte ne shtepi me biciklete ndersa ti mbaje fundin me duar. Cdo te marte une perkujtoja dashurine tuaj. Sonte ai me terhoqi per dore e tha : ki besim te mua Lila. Ishte hena e plote ate nate, ai sduhej te me thoshte Lila, skishte djell per syte e mi. Vuri radion ne funksion dhe gjeti kengen tone. Ishte kenga Leyla. Leyla sje vetem ti me tha ndersa timbri i zerit i ndryshoi. Me terhoqi per dore dhe me perplasi ne shtrat. Aty bera lidhjen e emrave tane. Ndersa une pak me para luaja me rripat e fustanit ai e terhoqi njerin me aq force sa kitarja qe qendronte ne sfond dhe zeri im nuk degjohej. Te betohem nene u mundova te bertisja,une bertisja dhe pse se degjoja zerin tim, lotet preknin faqet e mia ndersa ai me thosh : sht Lila , ti e di sa i lodhur jam e me kafshonte buzet. Une isha ne shpellen e ujkut ndersa ai kishte prene e tij nen kthetra. Nje pre qe as dridhej e as perpiletej dot ti ikte atij riti makaber ishte nje ekstaze ne vete per te. Djersa e flokeve te tij preknin syte e mi e bashkoje me copat e shpirtit qe ndaleshin tek mollezat e faqeve, nuk kishin fuqi te zbrisnin me shume. Gersheti per kujtimin tuaj te dashurise po prishej nene, por te premtoj qe une serish do e formoj. Fustani i bardhe po merrte ngjyre tjeter ndersa ai mbyllte syte te mos e shihte. I perkedhela faqen qe te ndalej nene por me pa me urrjetje dhe ktheu koken ne anen tjeter.Mu kujtuan prifetereshat greke teksa dhunoheshin ku pas trupi i tyre ishte ruajtur me fanatizem si tempulli qe kishin. Te lutem i peshperita ndersa kenga behej gati te rifillonte. Asgje ste demton ty nese do kesh gjithmone librat tha gjithe mllef. Po citonte fjalet e mia ndersa prekte zingjirin e pantallonave dhe dora e tij prekte kofshet e mia. Vetja ime ishte transformua ne nje nga ata trumcaket qe fshihen ne nje dege te vogel peme kunder nje tufani bore qe po bente drejt tij. Po cdo mbulonte valle nje dege peme ? Tani do te tregoj se cfare eshte nje mashkull tha dhe une mbylla syte nene. Smund ta shihja ndersa ai dhunonte trupin tim. Smund ta shihja kur ai behej monstra e manktheve te mia. E tani Lila ia bente ndersa kafshonte pjeset e gjirit tim, me shih ,bertiti per ate dreq tha me shih. Nuk mundja nene , mbase ta shihja do te zbutej nene, mbase te shihte lotet e mi do sprapsej por smundja. Tani tha do vije e bukura Lila dhe psheretiu me thelle se me para. Ndjeva trupin e tij te dridhej dhe fustani im qe tashme ishte njollosur. Lotet e fundit dolen kur ai doli nga une.Kenga mbaroi. Me perkedheli faqen pasi u shtri dhe shikonte nga ballkoni. Notat e fundit te muzikes ku teli i kitares dridhej me kujtonte eren qe bente perdet te vinin deri tek kembet e mia. Po mblidhja plackat e mia..pak shpirtin qe se gjeja dot me, pak romanet qe kisha humbur tek dera ndersa alteregoja ime po perkedhelte parmaket e ballkonit dhe mendonte mendimin me te keq se si ti jepte fund por mendova per ty nene. Me thirri per here te pare ne emer dhe ndjeva qe brenda meje nuk ekzistonte as Lila as une..kishin vdekur. Formova gershetin me nje qetesi qe po shkaterronte muret e asaj dhome dhe i thashe sot eshte e marte do festoj dashurine e prinderve te mi. Ti e di ate nate u ngjiza une. Sot diten e marte kur une lidh floket gershet u dhunova. Me thirri serish ne emer por mbylla deren dhe u shemba tek shkallet.


3.Shiu i Nentorit!

Binte nje shi i imet,gjethet ne toke ishin te mbarsura plot lageshtire, ngjiteshin pas kepucve ngjyre kafe.
Cadra krijonte muziken e rradhes tek priste bulzimet e shiut siper,e une poshte saj ndjeja mbrojtjen e duhur per te udhetuar paksa ne kete lageshtire vjeshte.Po ecja ngadale sikur doja te shijoja ato gjurme te avashta,qetesine qe te fal nje shi i imet vjeshtor,,zilja e telefonit nderpreu qetesine time,zeri ishte i ngrohte dhe pershendetja gjithashtu! .. “bija ime Gezuar festat e Nentorit”! “Gezuar babi,per shume vjet”!-“Si je”?- vazhdoi embelsia e zerit te tij,- “Mire,mire por malli me ka marre” .- “E di bije por ja keto jane rruget e jetes,here ndajne e here afrojne. Por rendesi ka qe shpirti jone te ngelet tek rrenjet tona.
Te kujtojme festat tona,traditat tona. Sot Tirana eshte veshur ne te kuqe,vazhdon ai me tej, Gjithe Shqiperia dhe kudo ku ka shqiptar sot duhet te ndjehen te kuq ne shpirt dhe ne mendje”.
Dora me shkoj sporadikisht tek canta,nxorra celsat dhe ne ta kisha te ngjitur nje aksesor me flamurin Shqiptar,shqiponja krenare e fjetur ,u duk sikur mori flake te kuqe ne ato momente ,e shtrengova fort me dore,tek mbaja cadren me tjetren, qe era mos ta merrte.
Ishte ajo shqiponje qe une mora dhurate vite me pare nga im ate.
Koha u rrokullis dhe u kthye pas ne mendjen time,hapat e tij te qete tek vinin drejt verandes,dhe ne dore mbante shiponjen e vogel,e drejtoj drejt meje,”merre,e ke dhurate nga une.Sa here qe malli te pushtoj e ndjen dhimbje per pak arome atdheu te kesh dicka tenden me vete” .E mbaj me vete gjithnje ,e mbaje si hajmeline e identiteti tim. Ja si tani qe e kam shtrenguar fort ne dore,dhe shpirti i saj me afron me cka jam larg,me cka ndjej mall dhe deshire per te perqafuar,per te perqafuar nje cope lumturie feste ,dhe une bashke me gjakun tim,me te qenurin Shqiptare dhe krenare!
Telofonata mbaroj,duke me uruar,- “Diten e mire vajza ime”! “Mirudegjofshim babi”,.Shiu vazhdoi te shtohej,dora ime shtrengonte akoma me fort shqiponjen e te pareve tane. U ndjeva me fat qe e kisha,u ndjeva pjese e te kuqes se atdheut tim,pjese e dashurise dhe zemres se nje emigranti ku verdalliset rrugeve te huaja,por ka gjithnje nje shtepi ne zemer,nje shtepi me ngjyre te kuqe plot dashuri.




5.Requiem asaj qe shkoj!


Heshtje , trishtime,kujtime!
Pse se more guxim qofte dhe nje here te vetme te me kerkoje te te doja? Do te pranoja o budalla i bukur, do vrapoja pas teje si e marre duke te perqafuar e puthur pa fund!
Ishe puthja ime e pare, ishe dashuri e trishte,e bukur ,e ndjeshme.
Ah koha s'kthen me mbrapa!
Te lexoja me syte e tu te zi ate shikim prej nje adoleshenti , te prisja mesazhe te bukura ku me thurje dy rrjeshta poezi me te cilat qeshja, budallaqe!
Me thoje mjafton dashuria ime per te dy!? Pse s'te besova dreqin?!
Tani kerkoj vetem te te kem ty , ty dhe dashurine tone ...
Sot jemi te rritur kemi ikur ne drejtime te ndryshme, por cuditerisht eshte nje gje qe na bashkon , na sjell ne rruget tona o ty tek mua, o mua tek ty..!
Shikome i dashur jam penduar qe ste desha! Shikome dhe qeliza e fundit e trupit tim po te kerkon!
Dhe ndersa te lutem te kthehemi tek dita e pare e takimit tone, me nje fytyre vajtuese me thua - Tashme eshte vone.. Zemra nuk priste dot kaq gjate ty, madje te kam zevendesuar ty me gjithe dashurine tende egoiste.....!


6.Me ke mbushur PLOT!


Cdo fjale e kam zbritur ne toke per te gjetur rrugen tek ti!
Qiellit pa meshire I kam shkulur cdo yll , drejt e ne doren tende ,ti shuash, groposesh per aq deshira sa shpirti yt permban.
Kur me pyesin cila eshte fjala me e bukur qe buzet e tua shqiptuan ndonjehere , pohoj vetem nje togfjalesh….
Zot faleminderit! E nese do e perserisja?!
PO , per ty ne cdo moment!

Endrrat kane shperthyer dhe jashte sirtareve te shpirtit ,jane bere gjak , zemer e shpirt, jam kaq e pasur!
Te lumtur mua me ben fjala , koha e bukur, nje kafe me ty, zemren plot ma ke mbushur , e kurre sdo zbrazej nese nga vetja te jap e ty, sepse une ne thelb jam perberje e dashurise …dhe ate e kam te shtrenjte, sic kam edhe ty!
Ne ajer eshte Lumturia!
Si nje femije ndjek nje flutur e kam gjurmuar e une shpesh , e plot here e kam kerkuar e imja te ish me doemos, ne formen me te bukur ne bote sic eshte buzeqeshja. E nese buzeqeshja behet pikenisja ,atehere cdo gje rreth teje do ndjek ritmin qe ti do.
Nder duar mbaj nje grusht fjalesh te embla per ty, nje dite do te te duhen, kur te jesh larg meje dhe koken lehte do kthesh aty ku cdo gje pati nisjen….sepse fundi nuk eshte I yni.
Ne toke do zbres te gjitha cfare librat shkruan , per te te thene se une e ti jemi te prekshem , jemi si ta …ne jemi ata!
Te njohesh ecjen time te gjate e te lodhshme, te njohesh edhe skutat me te errta ku as une si kam pare brenda vetes, te ecim te dy…
Qielli shpesh pikon , jam e prekshme …dhe vetem syte e ty me japin ate relaks qe me kish munguar, shoh veten ne ata sy, shoh pertej deri ne shpirtin tend…..Jam une aty.
E nese me pyet cila eshte fjala me e bukur qe buzet e mia pershperisin ….te pohoj
Zot faleminderit! …
E per ty ne cdo moment do e riperserisja!
 
Redaktimi i fundit:

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

:nanana::nanana::nanana:
Doli doli edhe kete muaj pjesa me e rendesishme e ketij forumi.
Mireiulexofshim krijues une ia vura syrin nje krijimi :)
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

:nanana::nanana::nanana:
Doli doli edhe kete muaj pjesa me e rendesishme e ketij forumi.
Mireiulexofshim krijues une ia vura syrin nje krijimi :)

po he de na e thuaj :)
 

Abisi

offline✌
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

:nanana::nanana::nanana:
Doli doli edhe kete muaj pjesa me e rendesishme e ketij forumi.
Mireiulexofshim krijues une ia vura syrin nje krijimi :)

Une nuk ja kam vene akoma se,nuk i kam lexuar :p
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

po he de na e thuaj :)

1- ka nje perpikmeri ne shkrim, nje rrjedhe shume te sakte kur lidh fragmentin me fragment aq sa
kur nis rrjeshtat e pare ne fund thua e ketu si u gjinda?? Shume pesimiste...por Balzaku do thoshte : jo eshte realiste :)

Meqe rilexova 4 dhe sec ka nje gje qe me terheq
nje magnetizem, pak rrjeshta pak krahasime pak fjale
ta vesh re eshte perseritja e asaj qe u tha me para por ama pikerisht kjo i ben sikur i jep me shume peshe

Na u bene 2 si perfundim :D
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

1- ka nje perpikmeri ne shkrim, nje rrjedhe shume te sakte kur lidh fragmentin me fragment aq sa
kur nis rrjeshtat e pare ne fund thua e ketu si u gjinda?? Shume pesimiste...por Balzaku do thoshte : jo eshte realiste :)

Meqe rilexova 4 dhe sec ka nje gje qe me terheq
nje magnetizem, pak rrjeshta pak krahasime pak fjale
ta vesh re eshte perseritja e asaj qe u tha me para por ama pikerisht kjo i ben sikur i jep me shume peshe

Na u bene 2 si perfundim :D

analize per secilen mi :)
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Psh 5 me duket thjeshte nje thirrje e pikelluar , kur sipas meje as ndjenje skishte aty
Dmth smund ti thuash dikujt me fal qe ste kam dashur eja tani se do te dua lol

Ca vargje te mbledhura tek tuk aty hmmmmmmmmm
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Te bukura krijimet!
Me thene drejten gjendem mes te pares dhe te dytes!

Por duke qene se e para permbledh nje realitet social te goditur fort.
Krijuesi ka demaskuar pa dorashak realitetin i cili vret perdite nga pak,ashtu qetesisht dhe qelbesisht fatkeqsisht
Dhe ne konkurs nuk hasim shpesh te tilla krijime,qe ne fakt duhet te jene me te shpeshta.
Vota ime per kirijmin Nr-1.!.
Suksese!
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Psh 5 me duket thjeshte nje thirrje e pikelluar , kur sipas meje as ndjenje skishte aty
Dmth smund ti thuash dikujt me fal qe ste kam dashur eja tani se do te dua lol

Ca vargje te mbledhura tek tuk aty hmmmmmmmmm

He moj me grepa fjalet lol

E te tjerat :p
 

Abisi

offline✌
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

i lexova..nuk me pelqyen dhe aq..por dy do i vecoja.
6 dhe 2

Vota ime shkon per 2,sepse ka fuqin te te vere ne pune edhe fantazine.e bukur,shume e bukur 2 :)
 

Darius

DENY IGNORANCE
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Sapo votova krijimin me nr 6. Nese do te kisha edhe nje vote do e merrte 2, bukur.

Nr 6... eshte rrefimi me i mrekullueshem mbi dashurine, qe ka ekzistuar prej krijimit te kesaj teme ne fv.

Mendimi im :)

Suksese dhe flm qe na nxirrni nga monotonia e temave sic tha edhe Lauri... "pershkruani anetarin" :p

hajduti
 

Fiore

Anëtar i Nderuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Votoj nr 6 :):)
Me pelqen shume ...
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

O sa te bukura qe qenkan...
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

1-shi ? Asgje letrare nuk pashe ama po! Eshte nje ese e goditur e realitetit te sotem atje.
2-5-6. Jemi te lodhur me rreefime dashurie. (Une dmth)
3 shi fjali te konsumuara goxha.
4-tra ne nje linje perher. Ka mall ka po na lodhi.

sdi ke te votoj ket here. Suksese gjthss :)
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Pse vetem kur dergoj une kritikon ti?

Hajt filloji kritikat mos u kurse :p

Shih tashi Soulo thote psh per 1-shin ska gje letrare.
Une jo me kot permenda Balzakun e ka lexuar njeri Evgjeni Grande?
Jo se ska figura letrare madje madje ta lexosh thelle thelle ka krahasime sh te goditura..psh guna e bagetise..fjalet si plumba.
Te tilla shkrime duan kujdes sipas meje.

Sa i takon shkrimeve te tjera te dashurise psh sdi cf keni kuptuar ju por ai dhunim te krijimi dy seshte dashuri.
 

Abisi

offline✌
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Shih tashi Soulo thote psh per 1-shin ska gje letrare.
Une jo me kot permenda Balzakun e ka lexuar njeri Evgjeni Grande?
Jo se ska figura letrare madje madje ta lexosh thelle thelle ka krahasime sh te goditura..psh guna e bagetise..fjalet si plumba.
Te tilla shkrime duan kujdes sipas meje.

Sa i takon shkrimeve te tjera te dashurise psh sdi cf keni kuptuar ju por ai dhunim te krijimi dy seshte dashuri.

2-shi,po t'i futesh thelle kur e lexon,eshte shkrim qe renqeth.
 

DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Mua me pelqeu 2-shi,,,ndjenje e brendshme shum emocionale...nje histori nga ato qe mund te mos tregohen edhe nese kalon 1 jete..

Votoj 2-shin
 

DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Voto Don se,nuk ka shku vota jote ne destinacion :p

e kryva Abo,,hajd per hajer ishalla :)
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

A mbaruan krejt votuesit?! :p
 

Aver

.
V.I.P
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

E votova nr 3. Me duket e sinqerte... pa shume sforcime dmth.

Disa shume depresive.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

A ka ndonje votues tjeter ketej rrotull?!
Eh tani mos beni keshtuuu ,s"ka lezet votoni mbaroni detyren tuaj si forumor te rregullt dhe te pergjegjshem! :p
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Nentor!

Nev kush nuk te pelqen ty psh ? :D

Ja e shihni pse ky konkurs ska me vlere....:) askush nuk voton, askush nuk jep nje opinion...e per me teper as kritik....me pak fjale kot sa lodhemi ne te gjithe qe sjellim shkrimet e shtrydhim e shpalosim "talentin" tone.
 
Redaktimi i fundit:
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top