Votoni krijimet e muajit Shtator!

Votoni krijimet e muajit Shtator!


  • Totali i votuesve
    20
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Pershendetje te gjithve!

Ja ku erdhem serisht me krijime te reja ne nje muaj te ri.
Tema e ketij muaji ishte "Monolog", dhe krijuesit tane kane folur ne vete te pare :)

Me poshte do gjeni te renditura te gjitha krijimet dhe nga ju te gjithe pa perjashtim mirepresim si komplimentat po aq edhe kritikat.

Mire u lexofshim muajin tjeter me krijime te reja !


1.Une ...!?

Nganjehere …
Dashuroj, luaj, gezoj, jetoj, vuaj e ndoshta shpesh dhe te lendoj
Po ti?
Ti, behesh prape Une
Prape te dua, te përqafoj, te shtrengoj, te dashuroj…
Une, serisht
Une te fal, por ndalo mendohemi pak!!
Une apo ti?
Dashuria jone, dashka me patjeter nja pari?
Pse me patjeter duhet Une apo Ti?
A mundemi të jemi thjesht ne te dy?
…..Hesht Ti,
Hesht edhe une
Heshtja, po më ngjall trishtim
Eh, e ky trishtim, neveri
Me patjeter, kjo sduhet të jetë dashuri
Heshtja vazhdon përseri e per cudi, spaska ndjenje me te piset se kjo neveri….
Vazhdojme I dashur, me thuaj pse, Une apo Ti?





3.Nje bisede me veten..

C’ben ketu I vetem ne mes te erresires? Po mendoj…
Cfare po mendon ne kete ore te vone te nates? Kohen e bukur qe kalova krah saj, dashurise se madhe, dashurise qe me mbushte me jete, e me jepte motiv per te vazhduar fuqishem para.
C’qe ajo qe te zgjoi kujtimet dhe te struku ne erresiren e dhome dhe te shpirtit? Nje bisede qe bera me ate , e beri qe gjithcka mendoja se kisha harruar tanime , te rikthehej ne cast, e te ndjehem njelloj si atehere.
Ti e ndjen akoma? Ajo eshte vajze e bukur , vajze e embel, e sinqerte , e dashur, e sjellshme , e zgjuar , vajze qe e beri zemren time te rrah fort qe ne takimin e pare. Vajze qe vjen njehere ne jete. Mbi te gjitha
Eshte tatuazh I zemres sime….e si te mos e ndjeje si?
Po shoh qe fliske me te njejtat fjale si dikur , e ndaj po te them – Ndize driten, dil nga guacka qe je mbullur dhe kujto! Ka mbaruar asgje nuk te kthen me pas , as mbylljet e tua ne mes te territ.
Ti e ke kaq lehte te flasesh me si “ duhet bere”, sepse kjo eshte detyra jote , te gjykosh ftohte …por harron , harron qe zemra nuk ben shume llogari…ajo struket , ajo futet neper labirinthe te se shkuares dhe e ka te veshtire rrugen e daljes.
C’te tha ajo qe te paska future ne nje gjendje gati gati te pa “shprese”? Ajo? Ajo fliste sikur te isha ndonje I panjohur qe I fliste per here te pare. Ne zerin e saj ndjehej nje ftohtesi polare dhe dukej sikur mezi priste qe biseda jone te mbyllej sa me shpejt…ne fund te fundit ishte nje bisede e ftohte. I gjithe faji I nje marredhenie te shkaterruar ram bi mua. Kjo beri qe dhimbja te rritej deri ne thellesi te shpirtit dhe erdha u ula ne kete cep te erret, duke u future ne mendime, duke kujtuar me mall cdo copez jetova me te!!!


4.Hutimi i fatit!

Po ecja qete e qete, pas rrugeve te fatit, te djeshmit dhe te sotshmit.
Dje s’u takuam askund ne fakt ,me thane qe ishte i zemeruar nga disa shira qe i kishte lagur rrobat,pastaj kishte rreshkitur ne nje rruge te baltosur,e diku priste te bente dush te thahej e pastaj do kerkonte rrugen qe te takohej me mua.
Por s"me shqeteson fati i djeshem,se e djeshmja iku,tani shume shume ai do cirret duke kerkuar pak uji per shpelarje pluhurash,por s’do me arrije dot sot,sado qe do te doje te me ndricoje.
Fati dhe koha nuk mund te kapercejne njera-tjetren, ndaj dhe une i kam ndare fatet ne dite.
E sic po ju thoja sot perseri, kam dale ne keto rruge te vrazhda te veshura me gjurme hijesh te shume njerezve qe shtypin kete toke pa pike meshire, me hapat e tyre gjigande. E te mendosh qe gjithe kete shtypje, toka duhet ta duroje se keto qenie "statike" frymore, duhet te qendrojne ne kembe duke ecur ne kerkim te fatit! Pas fatit! Me fatin! Per fatin e fatit te tyre!
Po c’faj ka toka te duroje keto qenie alienante te cuditshme,qe cdo dite zgjohen me idene e kerkimit te ti.
E sic po ju thoja, po ecja ngadale dhe une ne kerkim te fatit, ne fakt une se kerkoj cdo dite. Jo per gje por eshte e lodhshme, sepse atij gjithmone i ndodh dicka pak pa u takuar me ne, dhe gjithmone te streson kur ti e kerkon.
Nganjehere me vjen me gjynah per te, se sa per veten qe lodhem dite per dite duke e kerkuar.
Ka dhe ai te vetat,here me gric ,here ne shi e here ne diell te forte,here me nerva e here i lodhur..
Ndoshta eshte lodhur e nervozuar sepse e presin aq shume njerez, fytyra te lodhura e te trishta. Ke te perqafoje dhe ai me te parin, apo te fundit ne rradhe?!
Ndoshta preferon te rrije dhe ai vetem nganjehere.Se jo rralle dhe ate e sakatepsim e perbuzim dhe s’kemi pike durimi me te.
Pastaj ne te tille situate c’te bej i shkreti fat.
...e nejse se ju lodha me peripecite e tij kaq shume,, sic po ju thoja,po ecja qete te takoja fatin e sotshem,me thane qe ka fjetur mire mbreme,e sot do e takosh ne filan rruge.
U drejtova ashtu si pergjumshem, as kafen e megjesit se piva, me idene qe te vazhdoj rrugen heret sot drejt tij .
Me kishte marre malli te them te drejten, kaq kohe pa takuar nje fat, dhe sot doja me c’do kusht ta takoja.
Thoshin-Eshte vete miresia, lumturia, buzeqeshja…etj etj.
Ishte fati i diteve me diell,e jo i diteve me shi dimri,sepse ishin dite vere.
Mendoja me vete sikur ta takoja sot, ashtu te veshur me shkendia shkelqyese, ne formen e nje ylli ndricues ne keto rruge kaq te varfera.
Po po do e takojme j’u thoja hapave tek ecnin me hije te rende drejte fatit te sotshem ,dielli u be me ndricues ,hapat mu lodhen,pa kuptuar u gjenda buze nje deti me dallge,mijera pasqyra natyre thyheshin dhe zbertheheshin neper brigje,nje tufe femijesh burburizeshin dhe luanin ne shkumezime valesh.Me vete mendova keta e paskan gjetur fatin!
Ah,retorikisht mora pergjigjen e ti dhe une per sot,ai ishte me pushime ne det ,ne cdo rreze te ylberte,ne cdo brohorim femijesh,ne cdo dallge qe shkumonte bregun,ai ushtonte me ngrohtesi.Por une perseri dhe pse shijova pak aromen e tij,egoizmi s’me la me gjate te shijoja fatin ditore te te tjerve.U ngrita perseri ne perendim per te bere e ca hapa me tej,pastaj do flija ku te me zinte nata,per te nisur prape hapat e fatit, ne nje dite te re,me nje shprese te re,per nje fat te ri...
Ah fatet tona ditore dhe mendore,jane bere dashurite e pamundura njerzore...,pasqyrat e fatit jane shembelltyrat e mendimeve tona.Por me degjo nja dy tre fjale i dashur fat.-Diten qe do takohemi balle per balle,do kemi shume muhabete per te zgjidhur e vendosur...deri atehere ne do ecim per dite bashke duke kerkuar njeri-tjetrin…


5.Caste sa nje jete!

Nganjehere hap fotografite, e vendosur per te shfletuar te shkuaren...E njejta gje ndodhi dhe sot, por sot me ka qelluar nje album i diteve te gezuara, ne faqen e pare te tij eshte nje stacion...nje kafene ...vende keto qe nisin rruget e qytezes se embel, romantike, e cila eshte e mbushur me flladin pranveror, fllad qe vjen e me percjell aq gjalle castet..imazhet...e paharruara... TY!!
Me vjen ti uleras, por sme degjon jo...e ne fund pranoj qe keto caste me kane bere te ndihem plotesisht e varur nga ti...nga ti qe karikove ne mua nje energji te pashpjegushme..
Ej, a thua i kujton edhe ti keto caste....?!
Ja ndjeje.... flladi mori nje imazh tjeter, jazz...drite e kuqerremte...dy gota vere te kuqe ne nje tavoline aq intime , e syte e tu qe shkelqenin si rrezet e henes... Kujtoj qe vjedhurazi te rrembeja veshtrime, terhiqja doren nga e jotja e pickohesha per t'u zgjuar dhe po ... Po ti ishe real..! Gotat nderkohe u bene shume se edhe koha eci, marshoj ne ritmin rutine te saj , derisa ajo qyteze magjike, endrrimtare u mbyll me nje shampanje e me frutin e ngjyres...
E di qe sdo kuptohet ky frut i ngjyres, por ne fund s’dua ta kuptoni dua thjesht te dini qe ishte aq i embel nen feshferimen e shampanjes,midis buzeve te embelsuara qe ..ah ...me te vertete ishin buzet e tua apo ai frut me ate embelsi qe ne cdo cast qe te kujtoj ndjej te me pershkoje te gjitha ndjesite??!
Tani te ndjej tek rreshket bulezat mbi kerthize... kishe etje, kisha etje.. u dehem me ato dy buleza....Flladi tashme si per ironi te fatit, me ledhato me puthjet e tua ne balle
Kujdesu per veten ... te lutem! Pse nuk fola valle? Pse nuk bera sikur te pakten??? Por jo zbrita, te ktheva shpatullat, eca duke ndjere peshen ne supe...u largova nga endrra...trupi im mbeti larg ...
trup i boshatisur qe tani shikon fotot e kujteses e nderkohe klith i vrare : Ej ti ndalo se shpirtin me ke marre !


6.Monolog me gjethen.

Kishte kohë që kjo mendja ime, mendje e turbullt tashmë, urdhëronte këmbët drejt shtegut të malit të اikës. E trupi rezistonte. Por sot, trupi im nën bashkimin e tyre, tashmë i dorëzuar, përpëlitej nën dridhmë por kot, se këmbët kishin marrë rrugën e tyre e shtegu konsumohej duke zvogluar largësinë mes meje e ahut të vjetër dydegësh. Dridhmat sa vinin e shtoheshin nga një lëngim, nga një shqetësim, nga një tronditje e nga të ftohtit e kesaj vjeshte dhe nën këto dridhërima mbylla sytë, për të mos parë një trup koti që lëvizte kuturu i yshtur nga një mendje e këmbë koti kur papritmas këmbët ndaluan e trupi u lëshua si pa ndjenja.
Hapa sytë dhe një qetësi varri. Une dhe ahu i vjetër dydegësh. Unë i zverdhur dhe ai i zverdhur. Unë me pak shpirt dhe ai me pak shpirt. Dikur ai ishte plot gjallëri. Eh dhe unë atëherë kisha gjallëri. Kisha Lulen e sot kam vetëm ahun, te zverdhur, të lodhur, të pa shpirt. Aty nën kurorën e tij kisha marrë dridhmat e para të puthjeve, dridhmat e para të dashurisë, dridhmat e para të pritjes, dridhmat e para të ……, por tani më jepte vetëm dridhërima vetmije. Asgjë më shumë. Ashtu i shtrirë shikoja kurorën dhe sikur e pyesja: çfarë do më japësh sot? Dridhma gëzimi apo dridhma lotësh? Një gjethe e zverdhur, si përgjigje, nën dridhmat e erës erdhi e u plandos në fytyrën time.
Hë moj kush je ti?
Gjethe, gjethe e ahut dydegësh në vjeshtë.
Po mirë mo, se je gjethe e shof, por çfarë të ndodhi?
Po ja si çdo gjë dhe unë kam fundin. Dola nga një syth dhe u bëra gjeth. Shijova të mirat e natyrës dhe i dhurova ahut të vjetër dydegësh ujë, ajër dhe ushqime. E tash humba energjitë, konsumova kohën, u zverdha dhe erërat dhe pika shiu më hudhën në fytyrën tënde.
Deshe të thuash fortunat e jetës dhe ca pika loti?
Edhe si të tilla mundë ti marrim.
A do të thot kjo se me ty ka përfunduar çdo gjë dhe ti je e pa vlerë?
Jo ore jo! Unë tani do bëhem bashkë me të tjerat. Do kalbem, do përzihem me dheun, me ujin, me mineralet dhe në pranverë do ngjitem në ahun dydegësh. Do jem në njëfar mënyre jeta e tij. Pra unë dhe ahu ka kohë që jemi të pa ndarë. Ai me mba dhe unë e mbajë. Hove – hove fortunat dhe na ndajnë ama ne prapë jemi bashkë. Unë i jap ujin dhe ai më jep gjelbërimin. Unë i jap freskinë e ai më jep ushqimin. Kur unë zverdhem ai bëhet i pa shpirt. Kur ai bëhet i pa shpirtë unë plandosem në tokë. Por prap ngrihem dhe i futem nga brenda nga fillimi dhe ai më merr. Unë jetojë brenda tij dhe ai jeton me mua brenda vetes……..




8."Te kerkoj ne heshtje"

Mendja ime po gumezhin, zhurmon sikur te ishte nje koshere bletesh nga mendimet. Nuk dua qe ky labirinth mendimesh te zgjidhet e ato te fluturojn te lira.
Thuhet se kur je e lumtur nuk duhet ta thuash me ze te larte sepse dicka e keqe do te ndodhi, por, ketu eshte e kunderta. Nuk ka asgje per tu lumturuar, vetem per tu hidheruar. Neqoftese keto mendime do dilnin, do shkaktonin vetem dhimbje. Do shkerrmonin akoma me shume shpirtin tim te brishte. Mendoja se isha e paprekur, si ato lulet mos-me-prek, qe jane aq te bukura ne vetmine e tyre, duke lulezuar hareshem derisa, derisa vjen momenti qe dikush me dashje apo pa dashje shkon dhe e prek. Pikerisht aty, fillon dhimbja e tyre, nisin pak nga pak te vyshken tek pika ku jane prekur. Ashtu jam edhe Une. Pika ime ishte shpirti. Aty ne qender te tij, sikur dikush ka hapur nje humnere te thelle dhe cdo here hedh nje dicka brenda. Dhe ja ku nis dhimbja, nje grryerje nga thellesia. Duket sa e larget aq e afert njekohesisht. Ajo qe me mbetet eshte te hedh sa me shume fjale, po fjale, jo te miat. Poezi, cdo lloj shkrimi qe mund te me bej te ndihem mire dhe njekohesisht keq. Nuk mund te mungoj edhe muzika. Oh muzika, dashuria ime me e madhe, shpetimtarja ime qe me con ne cdo skaj te kthetrave te shpirtit tim. Fal saj ndihem mire por edhe keq. Me hap disa kanale qe shpeshhere si e marre mendoja mos ishin mbyllur. Dhe cdo here jam aty duke vajtuar qe te mos i lejoj te hapen, qe te mbyllen, por pa sukses. Eshte aq e fuqishme kjo muzika saqe, melodia, fjalet me cojne drejt nje drejtimi te paditur, ne nje cep diku larg cdo gjeje. Larg njerezve, larg teje. Po kjo gjendje zgjat pak caste, pasi cdo tekst me con tek ti. Ne cdo vend me shfaqesh ti, ajo fytyra jote serioze, me ate buzeqeshjen enigmatike, ai veshtrimi i serte…oh ata syte jeshile, qe une i adhuroj aq shume. Eshte e pamundur te mos flas per ta, kane nje fuqi te madhe mbi mua, qelizat e mia terbohen perpara ketij spektakli dhe mendja ime s’ka cfare te bej tjeter, vetem te veshtroj e strukur ne nje cep te dhomes se trurit. E kupton se cfare me ke bere? Nuk besoj, nuk besoj ta dish se cdo qelize e trupit tim te deshiron ty, ne cdo moment, ne cdo vend, gjithe kohes. Trupi, mendja, une e gjitha te dua ty. Sa keq qe tashme eshte vone. E di! Duhet te mesohem por eshte kaq e veshtire. Nuk jam akoma gati. Nuk e di ne do te ndodhi ndonjehere dhe dhe kur? Me duket e larget dhe e pamundur te te harroj, jo sepse koha eshte e pafuqishme per ta sheruar kete plage. Por une vete nuk dua. Nuk dua te te harroj, une te dua prane, te dua tani. Po ti, Ti, ku je?
 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Uauuu tre te parat me lane pa fryme :)) jan dashuri shqeto.
do rikthehem per leximin me kujdes te te tjerave.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Abis kujt i bie dhjeta e bere lol
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Une i lexova te gjitha, madje disa i lexoja fjale per fjale me avash madje dhe i meshoja me mendje fjales pasi me pelqenin shume.
Por, kryesisht jane te tera perla do thoja, per nje arsye te vetme: Me sjellin nje copez shpirti. Nje copez vetvete, nje copez jete te jetuar.

E para: me pelqeu fort permbajtja, stili.Vjen lehte, kendshem, por vec te kish evituar disa gabime gramatikore.
E dyta: E tera dashuri, ndjenje!
E treta: Nje perjetim real do thoja.Dashuri, zhgenjim. Kendshem!
E katerta: Nje bisede me vetveten ne nje dite normale, autori duket majft I lirshem,pa komplekse, madje sikur po flet me dikend jo po shkruan. Them se permbajta dhe menyra si e ka sjelle e percjell mjaft mire titullin. Mendoj se fjalia : “Dhe sic po ju thoja..” eshte perseritur shume here.
E pesta: Mozaik kujtimesh, copeza aty ketu. Me duket sikur ne nje fragment te shkurter te kujtohesh te sjellesh krejt perjetimet njeheresh nga frika se mos harron ndonje.
E gjashta: Dy paragrafet e pare me kane pelqyer shume, ai personifikimi me ahun, krahasimet.Mjaft te gjetura. Dialogu qe zhvillohet me vone s’me percolli shume ndjenje.
E shtata: Vargje qe cdokush mund te ja thote vetvetes ne nje moment kur shikon padrejtesi rreth e rrotull, apo kur e mira mundohet te shtypet.
E teta: E kam lexuar 2 here! Sepse jo vetem me terhoqi monologue me veten, por dhe presjet e pikat jane vene aty ku duhen. Merr dhe voten! :)

Urime te tereve!
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Ncuq,kujt i ra 8 :p
sikur te kisha akses,do i regulloja ca gabime autografike ketej :p

a ka mundesi mos e hapim kete teme. Shkrimet jane sic i kane sjelle krijuesit dhe nuk jane rregulluar pasi e tille eshte deshira!

Duke filluar e nga ti psh....Ortografike lol
 
Redaktimi i fundit:

Abisi

offline✌
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

a ka mundesi mos e hapim kete teme. Shkrimet jane sic i kane sjelle krijuesit dhe nuk jane rregulluar pasi e tille eshte deshira!

Duke filluar e nga ti psh....Ortografike lol

E pra njerez jemi gabime bejm,ndaj do ishte mire te ishin regulluar,se me vrasin syte,duke filluar nga vetja qe i bej me thase :p
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Pergezime per te gjithe ata qe ndajne keto copeza shpirti me ne:

1.E lexova disa here dhe ketu ngela: "Dashuria jone, dashka me patjeter nja pari?". Ketu dhe me pas per mua kishte mjafte gjera qe si kuptoja.
2. Nje shkrim i lehte per ta kuptuar i thjeshte i cili me pak intervenime do behej shume me i kendshem.
3. Ka mjafte figura letrare te perdorura brenda dhe do merrte voten time sikur mos ta zhvillonte ne forme te nje inteviste me veten. Duket sikur i be pyetjet e deshiruara vetes.
4. Nje tregim i bukur, me nje filozofi terheqese dhe me plote figura letrarare. Dicka qe te terheqe per ta lexuar e lexuar e sa here e lexon merr dicka te re. MERR VOTEN TIME.
5. Nje limonade qe pihet me nje gllenjke.
6. Nje tregim natyral qe nuk i eshte dhene nje fund. Ndoshta deshiron te na tunde nervat per ta menduar fundin. Ndoshta i shkruar nguturazi.
7. Nje shkrim mjaft i bukur.
8. Me kujton rinine kur fusnim radion ne vesh e qanim pa pushim duke degju Tatlisisin tek kendonte Eminen. Per dashuri edhe nuk eshte turp te qash por ky shkrim nuk eshte nje vuajtje shpirti. Thjeshte nje e qare e zakonshme.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Atehere :) ,lexova dhe krijimet e tjera,gjithesecila ka nje shije te sajen ,udhtuese,te bukur e plot nuanca emocioni.

Por krijimi 6 ku gjethja eshte protagonistja e nje filozofie jete dhe bashkeveprimi,rilindje dhe jetese me perpiu.
Eshte trajtuar bukur dhe ka nje forc fjale qe shoqeron ngjarjen nga fillimi deri ne fund.
Ne, ne fakt jemi natyra dhe natyra eshte gjithmone brenda nesh.
E kur ne arrijme tieflasim dhe komunikojme me te,ne gjejme nje pjese paqie brenda vetes.
Pra vota ime per krijimin nR-6.


Kerkoj ndjes krijimit 1 , 3 dhe 5;


1 vjen i fuqishem ne vetvete, lexoj dhe plot egoizem dashurie neper fjale qe here heshtin here flasin. Teper i bukur.

Ndersa 3 eshte nje zhveshje ndjenjash ,qe personazhi ka bere deri ne kocka ka shume dhimbje ,pro nje dhimbje e bukur dhe fisnike.

5- Eshte nje copez romanc e bukur,eshte nje sy dashurie qe lexon brenda nesh aq embel.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

kesaj rradhe sdi pse me duken krijimet qe kane nje spontanitet ne pergjethsi te tera, drejt dliresis se ndjenjes se dashuris :)
 

jana80

Super Moderator
Themelues
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

une nuk i kam lexuar akoma por keto kritikat qe keni bere po me shtojne kureshtjen me shume...
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Thua te kene ik votuesit ne plazh kete fundjave?! :p Qe nuk duken gjekundi ahhahahaha
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Po ti abis hudhe nai gjo vete???
 

Abisi

offline✌
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Do hedh,por me pare do shoh sa eshte pazari votes :p
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Po ti abis hudhe nai gjo vete???

abisi e ka zakon te shohe ca thone te tjeret iher :p

Ej sa pak komente, ju te hiqni qefin me shkruajtur more dembela :p, haha..
DIDI! Ku DIDI??? :p
 

Abisi

offline✌
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

cdo here ne fillim kam votuar Soul,por kesaj radhe o nuk do votoj fare,ose do pres te thyej naj balotash :p
 

Delirium

No description ...
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Isha midis 2 dhe 5 po pasi i lexova shume here vendosa te votoj 2 :)
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

cdo here ne fillim kam votuar Soul,por kesaj radhe o nuk do votoj fare,ose do pres te thyej naj balotash :p

Mir e ben, se votimet kshu jane, me thy balotazhe, Lol.

Qofshi ju qe jeni, mua s'me rrihet sa te votoj, ahahha.. madje aq keq me vje te fotomania qe s'kam drejt vote :(
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

abisi e ka zakon te shohe ca thone te tjeret iher :p

Ej sa pak komente, ju te hiqni qefin me shkruajtur more dembela :p, haha..
DIDI! Ku DIDI??? :p

Ja ku jam :p




Abisi, perton mase te lexoj e ndjek turmen. Prsh, tani me ka vjedhur te drejten per te ndar balotazhin e per te votuar nga fundi. :(
 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Po pres të dëgjoj shkrimet pasi që ato do hidhen në youtube, ose në radio të forumit dhe më pas të votoj.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Po pres të dëgjoj shkrimet pasi që ato do hidhen në youtube, ose në radio të forumit dhe më pas të votoj.

haha ti do nje dru :p
Po ti sikur s'doje pra?! Dhe une qe do i lexoja(nje nga vullnetaret ne fillim) kur pashe qe ti s'do dergoje me shkrime po te behej ashtu hoqa dore :p...
 

Levina

L.E.V.I.N.A
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Votova - Për të fundit herë- më tërheq si shkrim, për mënyrën e të shprehurit, dhe botën e krijuesit....
 

Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Une votoj krijimin me nr->5.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Jam larg me pushime per momentin ... Do rikthehem qe ti Lexoj , taman .
 

London

carpe diem
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Mduket 2 ja kam llan se kam lexu hiq veq mpelqeu titulli:p
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Votoni krijimet e muajit Shtator!

Mduket 2 ja kam llan se kam lexu hiq veq mpelqeu titulli:p

hajde votim hajde, me kete pohim qe bere une propozoj tia heqim voten!
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top