• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Votoni krijimin me te bukur per Qershorin


  • Totali i votuesve
    8
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Mireseurigjetem &
Lexim te kendshem!

1-)Malli per ju
Ndoshta sarrij te shkruaj ate qe ndjej per moment, por do mundohem ne kete leter te perbledh ato pak fjale qe ndoshta mezi presin te dalin nga zemra ime…
Ishit femijet e mije, te tille do mbeteni gjithemon, edhe pse fundi I shkolles erdhi, per ju eshte fillimi I jetes… Une u kam edukuar dhe jam munduar te kujdesem sic mundohem per femijet e mij, ashtu edhe u kam dashur dhe respektuar. Do vij nje kohe do I kujtojm me mall ato caste qe kaluam bashk, kur me hidheronit dhe pastaj kishit aftesin te me qetesonit me buzeqeshjet dhe sinceritetin tuaj menjehere…kur benit zhurme dhe arsimtaret vinin me thirrnin se vetem une u qetesoja juve, kur me kalonit pran ma zbukuronit diten.
Me shume mall do I kujtoj ato dite kur u keshilloja dhe tregoja per jeten e ju me degjonit me vemendje dhe kurreshtje…
Me shume mall do e kujtoj kohen kur vija ne klase e me befasonit ndryshe ndryshe, duke perfeshi edhe befasit e pakendshme,grindjet , por prap ne fund qeshnim…
Fundi erdhi, por per ju nxenesit e mije, femijet e mije eshte fillimi. Fillimi I nje jete te re, nje jete me te rritur, me me shume obligime, dhe ndoshta me sfida te ndryshem, qe do ju percjell ne kahje te ndryshme…
Ndoshta kurre me sdo ulemi bashk ne bankat shkollore, por ne zemren time do mbeteni gjithemon…

2-) Leter per ty
Me siguri do suprizohesh nga kjo letër.
Ndoshta mund ta prisje që yjet të të shkruanin ,dielli të të shkruante ,por unë jo .
Unë nuk kam shkruar ndonjëher ,por nuk mund të prisja më tepër për ta ç’kyçur këtë të panjohur ,jo më! Koha ka kaluar tashmë mjaft sa për të ma bërë të padurueshme për të ndenjur pa të shkruar ,për të thënë jo ato që unë dij të shpreh me fjalë ,por për të thënë ato cka zemra bërtet për ta degjuar ti ,ndonëse ti je larg dhe nuk dëgjon . Më ka marr malli . Më ka marr malli për ty, për gjithcka ti ke.
Më mungon më shumë sesa ajri rreth meje . Kaq shumë muaj pa ty , kaq shumë muaj pa qënë më vetvetja, dhembin shumë . Dua të dij si je , dua të dij a është më e bukur bota me ne të dy të ndarë në dy shtete ? Ti e di , e di shumë mirë që je në avantazh me mua . Ti ke zemren time pranë vetes , unë ta kam fal atë , ndërsa unë jam i vetëm ,pa ty ndihem i tillë.
Pa pikturën që më dhe fjalën ku do vizatonim zemrat e të dyve në momentin e rrahjes së tyre duke thënë fjalën “Të Dua” . Shkolla si po shkon ? Ke arritur të marrësh rezultatet që doje ? Uroj që tja arrish qëllimit dhe të dalësh një juriste ,avokate, prokurore e zonja .
Do doja të vije drejtësin edhe në ndjenja ,ti jepje gjithkujt atë që meriton ,ndoshta në këtë mënyrë dhe unë do ndihesha më mirë sepse do merrja ty !
Po më bluan malli ,të shoh kudo ,por stë prek dot ,aromën tënde e kam vec tek dhurata jote ,tablloja jote ,aty marr frymë shpesh për të ndjerë që je pranë meje .
Momentet tona pranë njëri -tjetrit kanë qenë të kufizuara brenda një dhome ,por kam udhëtuar shumë jashtë saj me ndjenjat e mija , kam qenë në mal me ty ,në det ,në hënë ,kudo !
Sdua ta mbyll të shkruarin ,por nëse sdo e bëj ,atëherë letra nuk do marri më boje nga stiapsi për shkak të lotëve që ndodhen mbi të ,por nuk kam për ta rishkruar ,lexoje me lotët e mi sipër saj ,kështu do e kesh më të lehtë ta kuptosh .

Të përqafoj me mall dhe dashuri .
I joti ……………..

3-)Prinderit e mi...

Kete vit e kuptova se une isha ne nje gjume te thelle. Ky vit e aq me shume dita e djeshme, 1 qershori, me hapi syte dhe qe nga mbreme nuk mundem te kam gjume ne sy. Koka me eshte renduar shume e syte me dhembin por gjumi sikur nuk deshirone te me marre pa sqaruar shume pyetje qe me me jane hapur ne koken time: Prinder, ku jeni? Kush jeni? Ku keni qene tash e 6 vite? A egzistoni? Cfare ngjyre keni? Cfare arome? A ofroni ngrohtesi? Kush jam une ‘’kopili’’ i klases se -I-ₐ?

Dua ta nisi me fjalen kopil!? Per here te pare e degjova si fjale kur isha 4 vite, gjersa po shijoja lirine time prane kangjellave, e cila liri ne shumicen e rasteve perfundonte aty, kur nje burre gjersa po ecnin bashke me nje grua i tha: ‘’Ketu jane te vendosur femijet kopil’’. Si cdo gje qe me brente mendjen, dhe shume gjera me brene mendjen ne keto vite, une vajta te TETA dhe e pyeta per kuptimin e fjales. Pllakosi nje heshtje e madhe ne mesin e tere asaj zhurme qe po benin gjithe femijet. Buzeqeshja e TETE-s u shtang, fytyra ju verenjte si kurre me pare dhe gjersa u mundua te fshehte nje pike loti qe po i rridhte nga syri ma ktheu: ‘’Kjo eshte fjale e ndyte dhe nuk dua asnjehere ta degjoje me! Ne fakt kerkesa per te mos pyetur veq sa me zgjoi dhe me shume kersherine.

Tani dua tu tregoje se kush jam une. Une jam Dreni nga shtepia ku jetojme shume femije dhe disa TETA. Nuk e di kur kam ardhur ketu e as deri kur do jeme ketu. Nga kujtesa ime me duket se gjithmon kam qene ketu. Jetojme ne te njejten shtepi me Vesen, Zgjimin, Luren, Rigen dhe disa femije tjere me mosh ate ndryshme. Ka edhe bebe ketu. Me siguri edhe une isha bebe kur erdha. Pra jemi shume vellezer dhe motra. Per ne kujdesen TETA-t. Jane shume te kujdesshme me ne.

Deri ne moshen 4 vjecare nuk me mungonte asnje gje. Ate dite erdhen per ta vizituar Vesen nje burre dhe nje grua. Pasi ndenjen nja dy ore u larguan. Nuk di se cfare ndodhi por e di se Vesa u trazua aq shume saq kaluan disa ore duke klithur mami, babi! Edhe naten disa here ne gjume therriste te njejtat shprehje. Pastaj jo rralle shihja se shtepine tone e vizitonin o ndonje grua, o ndonje burre o njerez tjere te panjohur. Nejse mua nuk me vizitoi kurre as grua e as burre por kjo nuk do te thote se te tilla vizita nuk me trazonin. Shume here kam pyetur veten se kush jane keta qe me vizitat e tyre, ne shtepine tone, shkaktojne kaq shume trazime, qarje e pakenaqesi. Matan kangjellave shpeshe kam pare njerez te panjohur (burre e grua) me femije per dore. Nuk dija se kush ishin dhe ku shkonin por e dija se ata femije nuk banonin tek ne.

Ne moshen 6 vjece, une dhe Vesa, filluam klasen e pare. TETA kerkoi qe ta na vendosnin ne te njejten klase. Aty erdhen dhe shume femije. Ata vinin zakonisht te percjellur nga nje burre, nje grua ose te dy se bashku. Para deres se shkolles, si ne hyrje apo dalje, zakonisht perqafoheshin me ta. Edhe ne perqafoheshim me TETE-n!? Dite pas ditesh une kuptova se pervec TETA-ve ne jete femijet kane prinder, nene, baba, gjyshe, gjysh, motra, vellezer. Une kisha vetem motra e vellezer dhe TETA. Pak me vone kuptova se Vesa nuk ishte motra ime e as Zgjimi nuk ishte vellau im. Pra une nuk kisha as vellezer e as motra. Pra Ata jane shoqja dhe shoku im. Pra jeta paska edhe shok dhe shoqe. Pra tash une kam vetem TETA, shoke , shoqe dhe mesuesen. Asgje tjeter! Pastaj mesova se gjyshet tregojne perralla, gjysherit blejne akullore, baballaret blejne lodra e nena ka nje ngrohtesi te vecante…… Mesova se femijet kane edhe shtepi te tyre ku jetojne me familje. Pra dalngadal po mesoje shume gjera te reja. Pra une nuk kam as shtepi, as familje e as ngrohtesi. E dija, e dija se me mua nuk ishte dicka ne rregull. Kete e kisha kuptuar nga shikimet se si me shikonin dhe me trajtonin te tjeret.
Dje festuam 1 qershorin. Festen e femijeve. Erdhen shume gra dhe shume burra. Te rinje e pleq. Secili mbante per dore femijen e tij. Edhe Veses i erdhi nena e saj. E mbante per dore, e puthte vazhdimisht dhe ajo nuk lozi fare me mua. Sa ja kisha lakmi. Une mbeta vetem. Per te lozur loza dhe une ama per dore nuk me kapi asnje i rritur. Pra une nuk kam shijuar asnje dore tjeter pos dores se mesueses, TETES, shokeve dhe shoqeve. Pra une nuk jame as femije sepse femijet kane dike ne jete. Tani e kuptova ate dreq fjalen qe me rrinte varur ne koke: Kopil. Dua te me quajne gjithcka vetem keshtu jo. Te me rrahin, te mos me pranojne ne loje, te fle vetem, te mos me kap doren askush, te mos lozin me mua, te mos ha embelsire, te mos kem as mesuese, as TETA, as shoke, as shoqe, vetem e vetem te mos me therrasin ashtu. Sa e urrej kete fjale!

Sa me shume qe nuk me merr gjumi aq me shume me shtohen pyetjet. Du ate ju shoh vetem se nje here dhe te kem keto pergjigje: Kush jeni? Ku keni qene tash e 6 vite? A egzistoni? Cfare ngjyre keni? Cfare arome? A ofroni ngrohtesi? A jepni puthje? A keni duar? A kam une gjyshe? Po gjysh? A kam shtepi? A kam familje? A jam une femije? A mos jam une …. Jo jo nuk dua ta them?! Pra, ejani ju e pastaj le te me quajne si te duan! Vetem ejani!

4-)Gjurmet e heshtura

..Degjova nje zhurem tek porta krysore,pastaj nje zhurem hapash ne korridor.
Ngrita koken nga tavolina,Dicka lexoja,para meje u shfaq fytyra e tij e trishte,sy te perlotur,pas pak vazhdoj-Ajo vdiq,Kush? Pyeta une.
Ajo,ime me-u pergjigj ai ,duke ju perlotur dhe me shume syte e tij.
Ngela,e hutuar ne nje pellg plogshtie totale,me kaploj nje shtrengim ne shpirte,shikimi me ngriu drejte ne syte e tij.Po ne dje folem me te,ajo ishte mire me shendet. Cfare ndodhi? Si ndodhi? pyeta une. Infrakt-vazhdoj ai,me nje ze te mbytur ne trishtim.
Isha teper e tronditur,per momentin spo me punonte as truri ,te ngrihesha nga ajo dreq karrige ,ta perqafoja ,ti thoja nje fjale ngushellimi.
Pastaj u kujtova,u ngrita dhe sdija cti thoja pervec se disa fjale ashtu te hutuara ,-Mos kaq papritur! Persee?! E perqafova forte,ai me perkdheli floket duke me then-keshtu e ka jeta bukuroshe.
Me kapi nje e qare ne heshtje,nga ato qe s"kan ze,ndjeja zemren e tij ne krahroin tim.
Ne cdo tik-take te tij kishte tonacion dhimbje,qe skishte fjale qe ti shprehje,vetem i ndjeje.
Ora kaloj,mori nje agjensi udhtimi mbylli nje bilet ,dhe pas dy oresh ishte ne avion drejte vendlindjes se tij.
Une nuk udhtova dot,nuk kisha dekumenta.
Ne vetmin e nje trishtimi, qe sa vinte shtohej mes kujtimesh qe kisha me nenen e tij.Udhtoja pa meshire neper lotet qe me rridhnin,pa kuptuar,as qe dija nga buronin,as qe dija qe kisha te tille ndjenja.Nuk do mendoja kurre, qe lamtumiren e fundit do ja jepja,me heshtjen time,ne nje karrge ,e mbytur ne mendime mes vdekjes dhe jetes.Ti thoja lamtumiren e fundit pa e pare ne sy.Pa i vendosur nje tufe lulesh afer,te pakten ti perkdheja duart e saja te ngrohta,dhe pse e shtrire ne gjumin e fundit te saj mbi toke.Por ama aq ,perse pyesja veten,,perse?!
Ishte pranver kur syte e saj me pan per here te pare,si nusen e djalit.
Ajo kishte nje fytyre te qeshur-me parqafoj forte qe ne momentin e pare-Mire se erdhe ne shtepin tone,bija ime , me puthi ne ball.
Me ndiqte me sy plot dashuri,neper guzhin,korridor ne bace para shpis.
Vinte drejte meje gjithmone me dicka ne dore,me fruta fshati,gatime tipike.
Ha bij-me thoshte,mos e ke problem dhe po more ndonje kile.,me perqafonte shpesh,ashtu pa ndonje arsye,thjeshte e ndjeja tek afrohe e me perqafonte.Ti ke trup te mire,por dhe pak shendet sdo te bente keq-qeshte ,pastaj thoshte-Ah keto femrat e sotshme,tani i duan elegante.
Dikur ne kohen time,femra duhej te ishte faqe kuqe si gurabi.
Pastaj e perqafoja dhe une,e qeshnim sebashku,,kalonim ore bashke,kur pushiemt e mija troksisnin e une gjendesha afer saj.shkonim tek bacia,aty ishte furrigu,vatra jone e muhabeteve.Me tregonte per jeten e saj,vuajtjet,dashurin per jeten,familjen.Ishin ore qe i dashuroja,ajo kishte gjithmone dicka per te me mesuar,treguar,e pastaje me thoshte-Im bir eshte me fat qe te ka ty,kujdese,me ushqimin ma bente, se eshte pak tekanjoz,e me syte qe shndrisnin na jepte bekimin e saj-Te jeni te lumtur bija ime gjithmone bashke.
Nje zile telefoni me nderpreu kujtimet,e hap-Arrita me tha,mes zerit qe kishte timber trishtues...Po mire -i them une,te keni forc te perballoni dhimbjen,ta percllni mire e sic duhet nenen tuaj,Perkdhelja duart nje here per mua.-i thash dhe telofonata u mbyll me kaq.Javet udhtuan ne pakthyeshmerin e tyre,muajt bene vitin,dhe ja ku gjendem ne rrugen e fshatit te heshtur,ne nje nuanc pranvere perseri,ne hapa dhe gjurmet e heshtura..
Me sa duekt ishte shkruar qe dy takimet tona te ishin ne pranvere,dhe ai i fillimit dhe ai i fundit.,,rruga per ne shtepi kalonte afer varrezave.Do ndalonim,duke u afruar ,fillova te ndjeja shume rrahje zemre,kujtimet me mbuluan trupin ,lekuren dhe zeri saj me fliste ne cdo neuron te trurit,doja t"ia mbaja timebrine fjalve me frekuenca ta gjata,brenda meje,fjalet e saj te dashura,fytyren e saj te mebel.Ndjeva doren e tim shoqi qe me perkdheli.Dreqin thash me vete,si me kupton ky rob gjithmone c"ndjeje perbrenda,akoma pa mu perlotur syte ky e kuptoje qe bune qaj nga brenda.S"doja ta merzisja dhe ate me teper.Makina ndaloj,gjurmet e heshtura tonat u drejtuan drejte asaj kodre te rrethuar ku gjendeshin varrezat,,me trishtonin varrezat,s"para dhe kisha shkelur shume ne jeten time ne to.
Arritem tek shtepia e bardhe e saj ,qe rrethohej me ca kangjella te ngritura me dizenjo te bukur, djemt i"a kishin ndertuar bukur shtepia e saj-shtepia e perjetshme.Shtepia qe na e mori nenen,me dukej e padrejte.Papritur isha ngjitur me fotografin e saj,mbi pjesen e pare te shtepis se saj te perjetshme ,syte vazhdonin te perloteshin pa kuptuar,.S"mund ta ndrecja syte drejte fotos se saj ,qe ishte ne anen ballore ,nuk mundesha te pranoja,qe nuk ishte me.Me dukej qe fakti qe sdo shikoja foton,ajo do me vinte nga pas,si gjithmone,duke me thirrur.v...cfare ben,ajde te soall dicka,per te ngren,ose ajde te ikim nga kopshti.
Te lutem me lere pak vetem-arrita te nxirrja nje ze pas disa momentesh.Me mire jo -me ktheu im shoq.Te lutem,ok-me tha.
Vetem atehere munda te qaj me shpirte,por prap pa ze,nje lume lotesh buronin nga shpirti ,aq me shume qe rritej dhimbja aq me shume fiksoheshin syte e mije,ne syte e saj siper fotos.
Tashme kisha nje deshire ti perkdhelja trupin e saj poshte dheut,imagjinoja se si trupi i saj i bekuar kalbej.
Dora ime u drejtua drejt fotos se saj,mu duke sikur lekura e saj e bute e fytyres ,mori jete,ndjeva doren e saj ne supet e mija,,dhimbja po me embelzohej ne nje trishtim te pashoq.une qe si doja Varrezat,i kisha frike,tani doja vetem te qendroja ashtu,me sy te mbyllur doren siper fotos se saj.Dhe te shijoja ,timberin,prekjet,frymarrjet,qenien e miresis se saj.Ishte nje grua qe kishte mbajtur mbi shpatulla shume ,ishte nje grua e perbere nga copeza dashurie.ishte nje grua me miresi dhe shpirte te madhe.Ndjeva nje shtrengim te forte mbi sup,im shoq ishte kthyer ,ngriu eshte ora te ikim,ka mbi gjysem ore
ketu vetem.
Mblodha veten,se di kisha nje forc per tu ngritur tashme ,me dukej sikur ajo me
bekoj perseri.Tani ndjehesha me forte.ne perqafimin e tim shoq gjurmet tona te heshtura dhe te ujitura me dhimbje lan nje pjese shpirti ne shtepin e bardhe,nje
pjese shpirti dashurie per gjithmone.

5-)Perqafim nga shpirti

Per mua nji perqafim eshte me shume sesa nji shtrengim krahesh. Eshte nje moment qe te lidhem me ty dhe te ndaj castin.Nqs je e gezuar do hyj dhe une aty qe ta thith ate moment si sfungjer, por nuk dua ta marr dua te jem me shume si nje pasqyre. Gezimi jot perplaset ne mua dhe un ta reflektoj prap ty qe ti te jesh dyfish me e lumtur. Nqs je e trishtuar, eshte ndryshe. Ti do varesh ke une dhe une do varem ke ty. Tani dua te jem sfungjer dhe te thith te gjithe te keqen. Dhimbja kalon nga ty tek une dhe mundohem ta kthej ne pozitivitet ate moment dhe ta dergoj energjine ne shpirt. Keshtu qe heren tjeter nqs perqafohemi ose prekemi, dije qe nuk eshte aksident ose dicka pa kuptim por dicka qe per ne te dy mund te jete momenti me i vertete ne jete.


-Keto pra ishin dhe krijimet per kete muaj me temen 'Free Hug vs Teme e lire'' Falenderoj krijuesit e mi :)
Bashke shihemi si gjithnje muajin tjeter me temen''Diku nen ylber vs Teme e lire''
Keni mundesi te votoni deri me date 28.
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

PO c'ju kam bere mo c'ju kam bere qe me beni me zemer qe pike mjesi.. :p..

Te bukura, por shume te trishta..

Me shume me pelqeu e 3-ta: Prinderit e mi. Ka nje subjekt te mrekullueshem, nje dhimbje te pafajshme. Edhe pse autori/autoria eshte futur goxha ne boten e femijes, nuk e ka arrire 100% ne shprehi(sipas mendimit tim). Do ishte fantastike sikur dhe cdo fjale e perdorur te ishte me nje gjuhe femije.. Psh nje detaj: "ate dreq fjale qe me rrinte varur ne koke". Tek une nuk vjen si e folur femije kjo, eshte me sh e folur te rrituri. Gjthss,detaje pa rendesi :)

QEnkam e para qe po votoj...
Suksese te gjitheve!
 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Te bukura krijimet..:)

Letersia s"ka kuptime pa vargje qe trishtojne botet,ndjenjat tona,ajo eshte shpesh kolapsi real,qe na udhtone ne ate cfare dhemb.
Na ben te reagojme,te zgjohemi nga gjumerat e ndjenjave njerzore.
E kush me mire se sa vargjet e ndjera te shpirtit e percjellin tek bota njerzore,kete pjese ndjenjash.
Qe edhe pse te trishta,jane emocion,jan dashuri.
Dashuria per njerzit qe duam,dashuria per pak ngrohtesi.
Dashuria per nje perkdhelje,qofte kjo feminore,prinderore,apo erotike.
Ne jemi nje qenie komplekse,dhe boshti jone sdo ishte i plote,pa te gjithe kete spekter ndjenjash,emocionesh dhe fragmente te jetes sone njerzore.



Krijimi i pare: Nje peisazh mesuesje shoh aty,nje ndjenje spontane nostalgjie,perlotje syshe dhe shume emocion.
Krijim i embel e plot dashuri.

Krijimi i dyte: Me kujtone romatiket e shkujve te kaluar.
Nje krijime plot ngjyra,shpirte dhe vertetsi ndjenjash.I embelzuar me nje ndarje qe shpesh jeta i afron per arsyet e saja e jo tonat.
Mjfate i bukur dhe mjafte prekes.

Krijimi i trete: Cte thuash,jame pa fjale.Me perloti syte,dhe u ndjeva e vogel dhe e pa zonja per te bere dicka te mire,ne kete bote kaq te eger.Kaq te vrazhde.
Krijuesi godet forte duke paralelizuar dhe vendosur dy mendje,dy lloj emocionesh paralelisht ne shpirtin e perzonazhit.
Ate te te rriturit,dhe ate te voglushit.
Sikur te ishim pak me te ndergjegjeshem ne kete bote te rriturish,ajo e femijve do ishte me lumtur,dhe me me pak dhimbje.

Krijimi i katerte. I ndjere i dhimbshem,besoje si shume histori te emigranteve ,qe ndjenjat e tyre njerzore qahen rrugeve,ne heshtje,vetmi dhe perplasen neper skutat e trishta te shpirtit te tyre.Malli, mundesia per te qene afer njerzve tane te dashur,dashuria per ta ne rrafshe gjografike, nje pentagram qe jo gjithmone shkojne sebashku

Krijimi peste; Nje copez shume e thelle,goditse qe percjell mesemiri opsionet kur dashurojme dhe se si njeriu po te doje,eshte gjithmone pozitiv dhe gjene forcen durimin per te arritur e mbajture ato qe don e deshiron.
Dashuria eshte ndjenja qe na ndryshone dhe na ben me te mire,te duruar na mbushe dhe ne jep jete.

Suksese te gjitheve..!!
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Interesante shkrimet , por mos qani kshu te gjithe se na permbytet boten :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Interesante shkrimet , por mos qani kshu te gjithe se na permbytet boten :)
ahhahahahahahaha :)) Malsi me te vertete si qenkan bashkuar te gjithe vajtoret e FV kete muaij..:p
 

Aver

VIP
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Votova per krijimin nr. 3 "Prinderit e mi..."

Uroj qe te kete githnje e me pak raste te tilla si ky i personazhit Dreni.
 

Marla

In God We Trust!
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Nje verejtje miqesore kisha une.

Kur sjellni pjeset per ti lexuar dhe votuar ju lutem redaktoni pak shqipen letrare, jo me gabime fjalet!


Shume faleminderit!

p.s. Votova krijimin 5, mu duk me njerezore jo e sajuar :)
 
Redaktimi i fundit:

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Nje verejtje miqesore kisha une.

Kur sjellni pjeset per ti lexuar dhe votuar ku lutem redaktoni pak shqipen letrare, jo me gabime fjalet!


Shume faleminderit!

p.s. Votova krijimin 5, mu duk me njerezore jo e sajuar :)
Ok shefe heren tj do e kemi parasysh :)
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Prinderite e mi// nese eshte shkruar nga vete personi se behet fjal ne ate tregimi ,ja vlen te merr cdo vote .e nese eshte thjeshte imagjinat nuk me pelqen...

Leter per ty .... cdo fjal e then nga shpirti ..... kte edhe votova
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Prinderite e mi// nese eshte shkruar nga vete personi se behet fjal ne ate tregimi ,ja vlen te merr cdo vote .e nese eshte thjeshte imagjinat nuk me pelqen...

Srrija dot pa te bere i citim:

Ke takuar apo degjuar ndonjehere shkrimtare pa imagjinate?
LEtersia nga buron e dashur?!

PErsonalishte uroje qe ne forumin tone mos te kemi nje jetim te tille realisht,qe historia te jete e perjetuar.
Askujte sdo ja uroja,pa le nje antari/e te forumit.
Pastaj ai krijime percjell plagen sociale jo historite personale,shikoni pak me larg,,edhe pak,sikur dhe pak fare..:p

kaq,kalofshi mire..!!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Srrija dot pa te bere i citim:

Ke takuar apo degjuar ndonjehere shkrimtare pa imagjinate?
LEtersia nga buron e dashur?
!

PErsonalishte uroje qe ne forumin tone mos te kemi nje jetim te tille realisht,qe historia te jete e perjetuar.
Askujte sdo ja uroja,pa le nje antari/e te forumit.
Pastaj ai krijime percjell plagen sociale jo historite personale,shikoni pak me larg,,edhe pak,sikur dhe pak fare..:p

kaq,kalofshi mire..!!

Kur shkon shum larg me imagjinat kalon ne perrall pastaj .Cdo krijues duhet te prek realitetin ngapak .Nje ngjarje si ne tregim nuk mundet askush ta pershkruaj sa vete ai se e ka perjetu .Un nuk kerkova me patjeter te jet jetim ai se ka ba ket tregim,por do ishte krejt nje gje tjeter nese e ka perjetu ngjarjen pik per pik .mbase per vete faktin se e qmoj shum realitetin un
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Arfe po i ngaterron ca gjera po nejse, mendimi yt.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin


Kur shkon shum larg me imagjinat kalon ne perrall pastaj .
ahahah e ke qajte,skam cfare i shtoj me shume se kaq.
Tung.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

ahahah e ke qajte,skam cfare i shtoj me shume se kaq.
Tung.
prandaj e ceka ne fund te shkrimit se un e qmoje me shum realitetin ne cdo tregime se perrallat :teleskop:
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

E ke lexuar ndonjehere Balzakun?Psh Evgjeni Grande?
kam lexu diqka ne internet per kete roman .Por nuk di pse ben ni krahasim till?Un nuk e mohoj se eshte shkrim (tregim) prekes por eshte diqka tjeter kur preket realja nga vete personazhi...Mendim im.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

kam lexu diqka ne internet per kete roman .Por nuk di pse ben ni krahasim till?Un nuk e mohoj se eshte shkrim (tregim) prekes por eshte diqka tjeter kur preket realja nga vete personazhi...Mendim im.
Seshte tregim prekes. Eshte thjeshte realist.
Dhe Balzaku ishte aq realist sa ka pershkruar totalisht nje shembull jete konkrete te asaj kohe
Madje nese memoria nuk me genjen, ka nje shkrim ne fillim te librit ku e motra i thote' Balzak pse nuk perdor pak fantazi ne kete liber' dhe ai thote
po cf e do fantazine ku realiteti eshte i tille dhe mjaft trondites, ska nevoje per fantazi.

Ku dua te dal ne lidhje me krijimin nr tre?
Qe mund te mos jete ai vete protagonisti por ka pershkruar nje tjeter ngjarje dhe ska qene pjese e jetes se tij.
Ama emocionet, mendimet, ndjenjat i ka vene vete autori.

Sdi sa e qarte isha kesaj rradhe.
 

lovely

Anëtar i ri
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

une votoj krijimin mbi qeniet qe na sjellin ne jete ,duam apo sduam trokasim ,shkulemi e qeshim e qajme me to

pastaj nostalgjia eshte nota muzikore qe dredh cdo korde ...qofshim mire me shendet ne dhe forumet qe do vijne pas .rrofte shek 21
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Kesaj radhe ndava mendjen per Gjurmet e heshtura :posta:
 

London

carpe diem
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Me gjith zmr 2
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Ftoj anetaret te lexojne kritikoje de votojne shkrimin qe duan.
Nicktjeter ju do!
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Asnje nuk me pelqen ,por voten e dhashe se sic thote Edi Rama : Ai qe nuk voton ,nuk ka te drejte te flasi ,te ankohet :p Keshtu e bej legjitime edhe kritiken time :p
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Hajde beni zemren gur e votoni.
Meqe ka sh krijime me dy vota ta dini une do e jap voten me mik.
Madje madje do anej nga krijimet e fundit ato kam me perzemer ( si krijues)
Dhe e bukura eshte se dy shkrime do i le anonim.

Zbavituni!
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Kisha ndermewnd te votoja ne darke,por hyra pak vone me sa duket.
Shoh qe sondazhi qenka mbyllur para i ore dicka e tille.
Vota ime shkon per krijimin numer: 3-Prinderit e mi.
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Une do te votoja per te paren ....Mall per ju..
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Ftoj anetaret te lexojne kritikoje de votojne shkrimin qe duan.
Nicktjeter ju do!

Betohu qe na do ? :p

E para me pelqu dudume dhe te tjerat te bukura ishin :)
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimin me te bukur per Qershorin

Une do te votoja per te paren ....Mall per ju..
PO c'te ndalon te votosh? :p Hidhe pra voten, Lol
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top