Vunoi, fshati antik i Rivierës shqiptare

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/- I ndodhur në kodrat përgjatë Rivierës Shqiptare, midis qytetit të Himarës dhe kanioneve të Ilias, shtrihet fshati antik i Vunoit, një nga fshatrat më të bukur në Shqipëri.

Kështu shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti në blogun e saj “Letters from Balcan”, duke i kushtuar një tjetër shkrim potencialeve turistike e kulturore të Shqipërisë si ftesë për turistët e huaj.

Vunoi, megjithëse nuk ka plazhin e vet si të tjerët përgjatë bregdetit (por mos u shqetësoni: në afërsi të menjëhershme, ka disa nga plazhet më të bukura në vend, përfshirë Jalën), është magjepsës dhe tërheq vizitorin me imazhin e tij retro.

Vunoi është i ndarë në dy zona: ajo e larta, e karakterizuar nga shtëpi të bukura të bardha me dyer shumëngjyrëshe dhe ajo e ulët, ku ndodhen kishat e lashta ortodokse, të cilat dy vjet më parë pritën edicionin e dytë të festivalit South Outdoor, ngjarjen më të lezetshme të pranverës të Shqipërisë që çon në zbulimin e fshatrave të Rivierës dhe ju lejon të kryeni aktivitete të shumta në natyrë.
vuno1-633x420-1.jpg

Vunoi gjithashtu ju lejon të provoni një përvojë të jashtëzakonshme autentike dhe lokale. Këshilla ime, në të vërtetë, pasi të vizitoni të dyja zonat, është të ndaleni në lokalin e vogël në sheshin kryesor të Vunoit (që ndodhet përballë me rrugën) dhe të pini një kafe.
vunoi-696x522-696x522.jpg

Më mirë në perëndim të diellit, kur dielli fillon të zbehet në tone të ngrohta dhe ngadalë, dritat shtohen./k.s/j.p/
ATSH
 
Top