Xhamija e Jezu Krishtit

Lauri

Anunnak


Kjo xhami me këtë emër është e vendosur në qytetin e Madaba dhe është e para Xhami e tillë në botën myslimane. Kjo idè per ti dhënë këtë emer xhamisë, i erdhi imamit të kësajë xhamije. Ai tha: “Të gjitha Xhamitë kan emrat e të gjithë profetëve, përveç të profetit Jezus.”



“Xhamia e Jezu Krishtit” tamam kështu quhet ndërtesa e vendosur në qytetin e Madaba, në jug të kryeqytetit jordanez Aman. Kjo xhami është e para në botën bashkëkohore myslimane e cila mban këtë emër, një emër i cili në Islam identifikohet me një nga profetët më të rëndësishme. Xhamia e Jezu Krishtit është në afërsi të një kishe të njohur në qytetin e Madaba.



Por, një emër i tillë i krishterë për një vënd kulti mysliman të adhurimit nuk mundte veç të ngjallte kureshtjen e myslimanëve, të krishterëve dhe mediave. Karakteristikë e veçantë e Xhamisë së Jezu Krishtit është se ajo është vlerësuar, qoftë sipas raportimeve të lajmeve të gazetës “Al Quds Al Arabi”, si dhe nga të dyja komunitetet, të krishterë dhe myslimanë.
Xhamia e Jezu Krishtit është e vendosur në afërsi të një Kishe të njohur në qytetin e Madaba. Ideja per ti dhënë këtë emër një xhamie i erdhi, siç raportohet nga Ansa, nga vetë imami i xhamisë Jamal Al Sufrati,. “Kam vënë re, thotë imami, se bota arabe është plot me xhamia të cilat mbajnë emrat e profetëve, përveç emrit të Jezusit.”. Në botën arabe emri i Jezusit dhe i Maries janë përdorur shpesh si emrat Isa dhe Merjemje.



“Imami i kësajë Xhamie thotë se dëshiron të sjellë një mesazh të bashkëjetesës dhe tolerancës sidomos pas tensionit midis dy feve për shkak të karikaturave fyese ndaj Profetit Muhamed.”
/ EuroEmigrant
19/07/2011
 
Top