Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Rrëfimi i Shaqirit për jetën e tij : “Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”

709969797lajmetari709969797.jpg


Ylli kosovar Xherdan Shaqiri ka shkruar historinë në futbollin zviceran dhe atë gjerman. Ai është shqiptari i parë që ka fituar Champions*in, si dhe me të drejtë është një nga “ambasadorët” e futbollit më të shquar për shqiptarë. Karriera e tij mbart shumë suksese, trofe si te Bazeli dhe te Bajerni. Tek Interi nuk arriti dot të nxirrte më të mirën nga vetja, ndërsa te Stok Siti po shkëlqen.

Redaktori i “spox”, Johen Titmar, ka vizituar Shaqirin në shtëpinë e tij në Angli ku i ka bërë edhe një intervistë mjaft interesante 25*vjeçarit kosovar. Në pjesën e parë të intervistës, mesfushori i Stokut dhe Kombëtares së Zvicrës flet për kohët e vështira në fëmijëri, “xhentëlmenin” Jup Hajnkes dhe pakënaqësitë ndaj Guardiolës.

Shaqiri, ju keni lindur në Kosovë dhe u rritët në kushte modeste në Zvicër. Babai juaj ju la vetëm në vitet ’80 për të emigruar dhe punuar në ndërtim në Zvicër. Si ndihej familja në mungesë të babait?

Nga njëra anë babi fitonte para dhe na e lehtësonte jetën në Kosovë. Nga ana tjetër e ndjenim mungesën e tij. Personalisht s’kam shumë kujtime, por kam dëgjuar nga mamaja.

Kur babai ju mori me vete në Zvicër, ju ishit afro 2 vjeç dhe jetonit në një shtëpi të vjetër. اfarë kujtime keni nga ajo kohë?

Mbaj mend që mbrapa shtëpisë kishte vend për të mbajtur kafshë. Ishte një shtëpi normale që kurrë nuk u rikonstruktua. Bënim si të çmendur në korridor. Për mua dhe dy vëllezërit e mi më të mëdhenj ishte fillimi i një fundi (qesh).

Në moshën 4*vjeçare u futët për herë të parë në një klub futbolli…

Babai ka luajtur vetë futboll dhe ne të gjithë e kishim pasion futbollin. Qendrën stërvitore kishim shumë afër. Shkonim për pesë minuta. Prindërit e mi donin që ne të merreshim me sport për të mësuar disiplinën, në mënyrë që të mos bëheshim rrugaçë.

Më vonë, babai juaj humbi punën dhe ju të tre djemtë kishit shpenzime. Sa e vështirë ishte ajo kohë?

Unë kam qenë gjithmonë fans i Brazilit dhe, më vonë, bëra modelin e flokëve të Ronaldos që kishte në Botërorin 2002. Në moshën 7* vjeçare kërkova me ngulm fanellën e “Fenomeit”. Ma dhuruan, edhe pse ishte imitacion (qesh). Ndërsa klub të preferuar nuk kisha. Dortmundi më pëlqente, sepse luante Tomas Roziçki. Bajerni më dukej atraktiv prej Xhovani Elber. Babai im ishte fans i Shalkes. U rritëm me futbollin gjerman, pasi çdo fundjavë herët shihnim televizionet sportive gjermane.

Në vitin 2000 mbyllët angazhimet me të rinjtë e Bazelit dhe nisët më vonë një kurs për shitje veshjesh, por për shkak se mbushët 18 vjeç e ndërpretë prej futbollit. Si ndodhi?

Në fakt, mora leksione sportive, e cila u ofrua me iniciativë të klubit të Bazelit në bashkëpunim me një sponsor veshjesh. Shkoja në mëngjes dhe punoja në departamentin e shitjeve. Pasdite stërvitesha. Në vitin 2009, kur nënshkrova kontratën e parë profesioniste, nuk pata më kohë.

Kur konstatuat se do të bëheshit vërtet futbollist profesionist?

Kur isha 16 vjeç arrita t’i kuptoja aftësitë e mia. Në eventin “Nike Cup”, në vitin 2007, u shpalla lojtari më i mirë i turneut me U*15. Ky ishte një moment që do ia arrija. Ai vlerësim bëri që njerëzit të njihnin emrin tim. Në atë kohë ishte më e vështirë sesa sot të nënshkruaje një kontratë profesionisti apo të stërviteshe me profesionistët.

Qëndruat për 12 vite te Bazeli dhe fituat me ekipin profesionist dy herë dopietën e titujve. Sa të vështirë e patët në fillim me lojtarët profesionistë?

Kur trajneri Kristian Gros më grumbulloi për herë të parë në një miqësore dhe më la të luaja, nuk mbeti i kënaqur. Isha 16 vjeç. Bëja shumë driblime dhe finte, të cilat nuk ishin në shijet e tij. Në atë kohë isha shumë afër transferimit te Grashopers U*21. Në atë moment, trajneri Gros u shkarkua dhe erdhi Torsten Fink. Me ardhjen e tij, gjithçka shkoi mirë për mua.

Pas afro 20 viteve në Zvicër, sa të vështirë e patët të vendosnit për të ardhur te Bajerni në vitin 2012?

Vendimi m’u imponua, sepse ishte Bajerni. Për më tepër që Jup Hajnkes më donte me patjetër dhe ishte me perspektivë për mua. Në Mynih jetonit vetëm, larg familjes. Firmosa në janar për t’u bërë pjesë e Bajernit në verë dhe pata kohë të përgatitesha. Ndonjëherë kisha mall, nga ana tjetër Zvicra ishte tri orë larg. Në vitin e parë jetoi me mua vëllai i madh, Arianiti. Ma lehtësoi jetën. Përsëri na duhej një pastruese. Ishte masa e parë që morëm (qesh). Sezoni juaj i parë te Bajerni ishte super, aq sa për herë të parë në historinë e klubit fituan tripletën.

Hajnkes ju aktivizonte shpesh si titullar. Ndërsa një vit me Guardiolën nuk ndodhi kështu. Pse?

ثshtë e vërtetë që situata ime sportive ndryshoi nën drejtimin e Guardiolës. Nuk pata kurrë problem me të. Për fat të keq u dëmtova disa herë. Isha i pakënaqur, sepse aktivizoheshin lojtarë me nivel më të ulët sesa unë. Ky fakt më zhgënjeu, edhe pse nuk hoqa dorë kurrë të thyeja konkurrencën dhe t’i tregoja trajnerit.

اfarë të mire kishte Guardiola?


Stërvitja e tij ishte speciale, e detajuar dhe më bindte. Mjaft argëtuese. Bënim gjithçka me topin. Nën drejtimin e Hajnkes bënim vrap tri herë në ditë si lepuj dhe ndiheshim në formë.

Guardiola njihet për elozhet e tij në publik ndaj lojtarëve. Ju ka lavdëruar edhe juve. Si ndiheshit?

Ishte shumë e vështirë për të gjithë ata që qëndronin në stol. Nuk mund të vija dhe t’i thosha: Teksa më lavdëron, duhet të më lejosh të luaj!

Si e moderonte sjelljen me rezervat trajneri Hajnkes?


Ishte krejt ndryshe. Nën drejtimin e tij e dinim të gjithë se çfarë pozicioni dhe rëndësie kishte secili brenda ekipit. Gomez, Rafinja dhe Gustavo qëndruan në stol në finalen e Champions*it 2013 dhe asnjë prej tyre nuk tha një fjalë të keqe për trajnerin. Hajnkes kishte komunikim të drejtpërdrejtë. Ai ua bënte të qartë më përpara lojtarëve çfarë shkoi mirë dhe keq.

Edhe Hajnkes mund të bënte të rreptin apo jo?

Ai ishte një “gentlemen”, por i prerë. Rregullat e tij ishin njësoj për të gjithë. Nëse një lojtar qëndronte i vetëm para portës dhe nuk pasonte apo tërhiqej, atëherë zëvendësohej direkt dhe ndeshjen e radhës do ulej në stol, sepse rregulli i ishte shpjeguar më përpara prej Hajnkesit.

Burimi: Panorama Sport
 

Passion

Banned
Titulli: Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”

Ndoshta nga ajo meria qe s'lozi me kombetaren e Dukes ushqej mos simpati per kete yllin (kosovar).

Dua te them qe eshte nje cope analfabeti (me cepa).
E verej nga postimet e tij ne fb.

E aktualisht me ngjason si marangoz,e pse eshte nje futbollist i mire. :)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”



Mua me pelqen Xherdan Shaqiri, zotëri djal është...


Jo vetem qe e njoh familjarisht, por ky dhe familja e tij shum të mirë janë.



Respekte... dhe shumë suksese më tej Xherdan.............


 
Titulli: Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”

ushqej mos simpati per kete yllin (kosovar).

Dua te them qe eshte nje cope analfabeti (me cepa).

Per ty eshte analfabet , por per vajzat shqiptare eshte mashkulli i enderrave :)
 
Redaktimi i fundit:

Passion

Banned
Titulli: Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”

Per ty eshte analfabet , por per vajzat shqiptare eshte mashkulli i enderrave :)

Me vjen mire :)

Po ato te Kosoves? :p

Jetesa si kosovare :d thote se e pelqen.

Keto te Shqypnise shumica e femrave jam i bind qe se njohin :D

Fakti qe shkruan shqip si analfabet mos me kundershto o Cen djal i mire.
Eshte fakt.
 
Titulli: Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”

Me vjen mire :)

Po ato te Kosoves? :p

Jetesa si kosovare :d thote se e pelqen.

Keto te Shqypnise shumica e femrave jam i bind qe se njohin :D

Fakti qe shkruan shqip si analfabet mos me kundershto o Cen djal i mire.
Eshte fakt.

Jo nuk jam ka te kundershtoj aspak .
Une p.sh, ia lypi nje femre kosovare 100 here nje kafe . E ajo sma jep lol Kurse , Shaqa me ia lyp , ia jep n'ven lol kuptohet per kafen e kam fjlalen :p

E ti thua qe se njohin Shaqen shqiptaret e Albanis ! Ato nuk e njohin ndonje djal te sukseshem ne shkence e ne fe . Se Shaqen i madhe e i vogel e njehe .
Edhe pse eshte analfabet ne mburremi me suksesine e tij . Dhe nga ana tjeter , edhe pse nje njeri mund te jete doktor shkence si Sali Berisha , e nuk jane te kenaqure e te mburrur asnje shqiptar .
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”


jo jo Jetesa, kishte për qëllim vetëm aspektin e talentit tij të arritur në drejtimin e tij të deshiruar......

Vetëm këtë gjë kisha për qëllim (me atë shprehje pelqimi), asgje tjetër.


Pra, faleminderit për drejtkuptim!


 
Titulli: Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”

Jo nuk jam ka te kundershtoj aspak .
Une p.sh, ia lypi nje femre kosovare 100 here nje kafe . E ajo sma jep lol Kurse , Shaqa me ia lyp , ia jep n'ven lol kuptohet per kafen e kam fjlalen :p

E ti thua qe se njohin Shaqen shqiptaret e Albanis ! Ato nuk e njohin ndonje djal te sukseshem ne shkence e ne fe . Se Shaqen i madhe e i vogel e njehe .
Edhe pse eshte analfabet ne mburremi me suksesine e tij . Dhe nga ana tjeter , edhe pse nje njeri mund te jete doktor shkence si Sali Berisha , e nuk jane te kenaqure e te mburrur asnje shqiptar .

Nqs ti je i kenaqur 1 here me doktorin e shkencave qe i dha nafte tankeve serbe gjate embargos se luftes ne Kosove une jam i kenaqur 1000 here.
Shiko e bej vete.
Sa per Shaqen, me pelqen si futbollist edhe pse qe kur ka shtuar mase trupore nuk eshte me ai qe ka qene.Kapacitetin per te qene nje nga me te miret ne bote e ka.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”

Ndoshta nga ajo meria qe s'lozi me kombetaren e Dukes ushqej mos simpati per kete yllin (kosovar).

Dua te them qe eshte nje cope analfabeti (me cepa).
E verej nga postimet e tij ne fb.

E aktualisht me ngjason si marangoz,e pse eshte nje futbollist i mire. :)

80% te futbollisteve shqiptar ashtu i ke. S'dine me lidh 2 llafe! Nfund tfundit shkollen si me loz me top kan bere se mos kan mbaruar fakultete :p
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Xherdan Shaqiri;“Isha emigrant, korrja barin e komshiut për para.”

Une personalisht kam nje nexenes shume te afte pe futboll por shume i dobet ne mesime.. thoshte nje profesor sporti dhe shkolla smundet paralel.. une mendoj se po..por sduan, e kan me lehte, si zakonisht edhe me te lehten zgjedhin, heqin dore nga shkolla..
 
Top