Xhevahir Spahiu

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit, është shkrimtar i njohur shqiptar.
Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe.
Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë.
ثshtë i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.
Tituj të veprave

* Mëngjes sirenash (1970)
* Ti qytet i dashur (1973)
* Vdekje e perendive (1977)
* Dyer dhe zemra të hapura (1978)
* Bashkohësit (1980)
* Agime shqiptare (1981)
* Zambakët e Mamicës (1981)
* Kitaristët e vegjël (1983)
* Nesër jam aty (1987)
* Heshtje s´ka (1989)
* Dielli i lodrave (1990)
* Poezia shqipe (1990)
* Kohë e krisur (1991)

Burimi: Wikipedia
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Xhevahir Spahiu

"Fjala"

I thane fjales: tani je e lire
Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh : nuk me duhet
E c’ me duhet
kur s’ u thashe atehere kur duhet?
Kam mbetur pa krahe ,
Kam mbetur pa qiell,
Jam jete pa enderr,
Jam enderr pa jete.
I thane fjales: je e lire
Veshtire, tha fjala sa veshtire
Te besosh se je e lire;
Pasi ke ngrene rrokjet e tua,
Pasi ke mbetur cung
Dhe liria behet burg .
I thane fjales: liria jeton.
Fjala ua ktheu :
S’jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton
I thane fjales: ti je liria
Per ta kuptuar kete duhet fare pak
Ajo e besoi,
Ajo hapi gojen,
Por ne vend te tingujve
Prej saj doli gjak

"Borxhet e mija"

Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe,
s'eshte asgje mbytja ne lum a ne dhomat e gazit
I kam borxhe nenes qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s'ia hodha pjergullen,
i kam borxhe dashurise qe ia vodha te dielen,
i kam borxhe krimit qe s'i vura emer.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
I kam borxhe fjales qe s'e pashe ne enderr
i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendet,
i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plaget
i kam borxhe ardhemrise qe ia lashe tek pragu
terin e nje kohe te larget.
Do te vdes,
do te vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxh te gjalleve,
u kam borxh te vdekurve;
gurin e varrit e shes
te laj borxhet.

Dhe ve piken ketu.
Tani mund te flisni
per borxhet qe me kini ju.
 
Redaktimi i fundit:

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Xhevahir Spahiu

Dashuri e ndaluar


Leshoje drerin Artemide.
Harkoje harkun,
shigjeten shigjetoje,
piken e lotit qe shket nga syri i drerit,
nese te ngushellon,
qelloje.

Leshoje drerin Artemide.
Se dashuria ka uri,
dhe vjeshta,vjeshta e llahtarisur ve kujen
si te jete ne zi.

Shigjeta e nisur kurre s'kthehet pas
dhe mosha s'eshte gafore qe shkon praptas.
Klapite e lindjes te tmerrojne?
Rreshqit,
rreshqit ne siperfaqen e jetes,
gjahtare e vetvetes.

Mbi koken tende rri mberthyer
nje cerdha gjysmehene,
nen driten e saj
ne kopsht te Luksemburgut,
pellumbat dashurohen gjersa cmenden.

Leshoje drerin Artremide
dhe mos e nis ate shigjete.
Sorkadhja veshur me te zeza,
kahmot pas blirit pret.

Paris,1992
 
Redaktimi i fundit:

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Xhevahir Spahiu

Shembja e nje nate dashurie

Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.

Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.

Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.

Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.

Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.

Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...

Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....

Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.

Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?

Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.

Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje...
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Xhevahir Spahiu

Sonte...

Jetoj brenda syve te tu,
ne syte e mi ti ke shtepine
s'jemi vetevetja, seicili eshte tjetri
Vera ime ka dy skaje:
Njeri ne pranveren, tjetri ne vjeshten tende
Ti hyn ne te djeshmen time,
humb rrugen si ai qe ka humbur kujtesen.
Une hyj ne te ardhmen tende,
Humb rrugen si ai qe ne pyll s'ka kaluar asnjehere.
Sa do doje te kishe ne duar te djeshmen time!
Sa do doja te kisha ne duar te ardhmen tende!
Ke te pyes?
Cilin yll?
Cilen kohe?
-Per te djeshmen time ti mund te pyesesh nje lum, dy lisa, nje dem
edhe varrin,
varrin e nenes.
Krejt e kote.
Ti leme pyetjet.
Pyetjet le te marrin nje sy gjume.
Sonte jemi vetem e sotme.
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Xhevahir Spahiu

Nje rruge te shkurter kishim bere.
Ky ishte fundi!
C'kish mbetur tjeter pa u thene?
Ky ishte fundi.

Larg, shume larg,
yjet rrinin ne nje perhumbje te plote
ti the vetem dy fjale:
Kam ftohte!

Po ktheheshim ne te perkohshmit,
gjymtyregjymtuarit nen peshe perjetesie.
Ky ishte fundi.
Ne gjysemterr njeri-tjetrit doren i dhame…

dashuri me sa duket
do te thoshte ndarje.

Ish dimer dhe druret ishin zhveshur.
Skajoheshin hapat, skajoheshin vitet.
Dhe c'fund vjen pas fundit
askush nuk e dinte.
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Xhevahir Spahiu

Te jesh me ty...

Te prekesh heshtjen tende sic prek nje send,
te shohesh thelle ne ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e te mos duash te jesh perhere me ty?

Te ecesh me krahun mbi supet e tua
e te harrosh oshetimen e kalter,
limonat mbi krye,
peshkarexhat si zjarre te nates?

Te jesh me ty,
tok me ty te qeshesh
e mos kuptosh se si perpiqet deti
te dale jashte guaskes se vetvetes?

Te jesh me ty?
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Xhevahir Spahiu

Migjeni flet

Nuk është sëmundja që ma bren mushkërinë;
as brengë e dashurisë. As dhe fati.
Jo, mos ma shkulni heshtën që në brinjë
ma nguli koha me sa fuqi që pati.
Ndodh që poetit zemra t‘i përgjaket
nga një trishtim i vogël, nga një fjalë;
po mua sot tullumbat e vocërrakve
kanë hapur gojën dhe po më hanë të gjallë.
Një plumb i verdhë tejpërtej më mori:
ah, s‘ishte plumb! Ishte një kokërr misri;
nga thesi i grisur i ra një malësori
dhe era s‘di në ç‘barqe e gremisi.
Nga ky mjerim dhe gurët do të qanin,
s‘mund të mos çahej zemra si me plor,
këndoni për mustaqet e sovranit,
poetë të oborrit mbretëror.
Kur gishti nis t‘i hakërrohet zotit
më lind një shpresë… Dridhuni, tiranë!
Ma shkulni, shokë, atë shigjetë prej gjoksit
me të u bini atyre që më ranë!
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Titulli: Xhevahir Spahiu

Dil!

Kur s'i qesh buza buzëqeshjes
Kur dhe vetmia zë vetmohet,
ti rri ngujuar brenda heshtjes,
po tjetërkush për ty ngujohet.

Je gjeth i degës hijerëndë,
Je dru i pyllit që nuk sos,.
Nga zëra njerzish rrafsh iu shembën,
Të moçmit mure Jerikosë.

Dikush për ty përbluan urinë,
Mos ndjejnë uri as zogjtë as ti.
Ti-një shushamë një suferinë-
Ngujuar brenda vetes rri.

Dil, sa pa rënë nata e gjatë,
sa pa të marrë Harrimi osh.
Në këtë botë të pamatë,
Të rrosh përkthehet...Të luftosh!
 

Love

βeℓℓe â๓e
Xhevahir Spahiu poet i klasit të parë i elitës poetike

Kredoja: “Jam ai që s’kam qenë / Do të jem ai që nuk jam’’

Ekzitojnë arketipe kritikash të ndryshme e të larmishme për gykimin e poezisë, prozës, artit dhe të personales artistike të autorëve. Unë aplikoj kritikën tekstore komplekse dhe moderne, sfiduese e faktorëve jashtëletrarë. Sipas kësaj kritike po analizoj vlerat dhe jovlerat poetike në librat “Udha 1” dhe “Udha 2” të Xhevahir Spahiut. Përzgjedhja e krijimeve poetike nga vetë autori, përfshirë në këto dy libra voluminozë, është një punë fort e vyer që i ka dhënë lexuesit ato poezi që i konsideron më oëfaqsuese, duke kumtuar: gjykomëni nga teksti i këtyre poezive: Unë jam Unë.

2
Duke zhbiruar në shtresat dhe nënshtresat polisemike të tekstit letrar, s h q u a j se Spahiu është poet racional, lakonik dhe dramatik. Racionaliteti dhe lakonizmi i poezive të tij, b u r o j n ë nga natyra poetike e të menduarit dhe shprehurit artistikisht mbi esencat e qenieve njerëzore, të dukurive, mjediseve, ngjarjeve dhe kohrave. Ky origjinalitet është element i rëndësishëm, përcaktues, i personales artistike të poetit i cili që në procesin e krijimit mënjanon proliksitetin, hollësitë e panevojshme dhe narracionin, çka i jepet përparësi subbstanciales dhe dramatikes, që shfaqet me një larmi formash të ndryshme dhe me intensitet. Poezia “H i s t o r i ” si dhe te shumë të tjera të këtij niveli, arrijnë vlerat e epërme aristike dhe etetike. Citoj:

Gjaku pikoi dhe hodhi rrënjë mbi gurë,
gjakun prej shpatave e fshimë me shajak;
kur s’patëm armë,
prej trupit shkulëm
njerën nga brinjët dhe e bëmë shpatë.


Këto vargje lapidare, koncentratë poetike dhe shumë dimensionalë, janë metafora e simbole unikale me mendime, ide dhe nëntekst të fuqishëm, të pasur në trope. E shestuar dhe e shprehur kësisoj, poezia dimensionon marrëdhëniet e lexuesit me tekstin poetik prej të cilit përftohen mesazhe të rëndësishme e të guximshme historike, realiste dhe ekzistenciale.

3
G u x i m i poetik është tipar themeltar i poetit Spahiu. Nga analiza e tekstit letrar në rrafshin e shqetësimit qytetar dhe poetik, konstatoj se autori është sa i krisur, aq dhe rebel e kryengritës. Në qasjen Xhevahir Spahiu qytetar dhe Xhevahir Spahiu poet kemi dy realitete: atë të jetës dhe atë të realitetit artistik ku epiteteti “i krisur”, “rebel” dhe “kryengritës” janë pothuajse identikë, shqetësimi vjen nga përceptimi i dukurisë reale kur qytetari dhe poeti e përceptojnë dhe përjetojnë atë: të padrejtë, mungesë lirie, dhunë, të shëmtuar dhe regresiv. Nga shpirti i trazuar gjithçka shpërthen natyrshëm, pa marrë parasysh asgjë: qytetari Spahiu kurajon poetin Spahiu i cili me vargjet-akuzë godet pa pyetur për pasojat, pa e ndjerë rrezikun. Me stil herë të rrëmbyer, herë të ashpër e agresiv shfaq vetveten, kredon poetike: “Jam ai që s’kam qenë, do të jem ai që nuk jam” që do ta analizoj më poshtë. Ndërsa në situata të tjera, stili është më i shtruar, më i butë si në poezinë “V i j a të b a r d h a”. Këtu shqetësimi poetik që jepet me vargje racionale, zien përbrenda:

Vija të bardha majtas,
vija të bardha djathtas,

vija të bardha para,
vija të bardha mbrapa;

vija të bardha, vija të bardha, m a n x i të j e t ë n....


Vini re: gjysmën e vargut të fundit “ma nxitë jetën” ! ثshtë rebelim poetik guximçartun, i jashtëzakonshëm, për dhunimin e lirisë krijuese dhe të lirisë në tërësi, por edhe një veçori artistike e poetit që përshkon shumicën e poezive të tij opozitare ndaj realitetit socialist pa liri, të cilat frymëzohen nga filozofia e ndryshimit, zhvillimit dhe përsosjes së njeriut dhe realitetit, si sfidë ndaj vijave të bardha dhe mureve ideologjike.

4
Shpirti kryengritës i poetit shpërthen në forma të ndryshme, në realitete të ndryshme, në ngjarje e situta të jashtzakonshme, dramatike dhe tragjike, në drama tronditëse dhe zezona të frikëshme. Të qënit poet opozitar me të keqen është në thelb të poezisë së Spahiut, një realitet organik brenda qenies qytetar dhe krijues, element thelbësor formues i individualitetit artistik të tij. Që në fillimet e krijimtarisë poetike, vihet re qëndrimi ndaj realitetit të kohës. Kjo qasje poetike në poezitë e para është e ndrojtur, pothuajse e padukshme, kurrësesi si në disa poezi rebele fillimviteve ’70, e sidomos në vitet ’80, ku opozitarizmi poetik dimensionohet, merr ngjyra më të ndezura, bëhet më agresiv, por me një spirale sipas një kurbe ngjitjeje dhe uljeje të alternuar, herë i butë, herë rebel, kryesisht tropologjik; në ndonjë rast të veçantë edhe i drejtpërdrejtë.

* * *

(Ndërsa në fillimet demokratike dhe veçanërisht në zezonën e 1997-tës, opozitarizmi poetik siç do ta analizoj në vazhdim, është i turbullt, i mjegulluar, i çfrenuar, i pavetëkontrolluar).

6
Sinjalin e parë publik të fortë, mospajtues me realitetin, poeti Spahiu e shfaqi në poezinë “ J E T ث ” botuar në revistën “Nëntori” nr. 12, 1972. Si poet kryengritës kërkon të thotë gjëra të pathëna që i ndjen përbrenda dhe në mënyrë të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme i shpreh poetikisht edhe në këtë poezi, duke iu kundërvënë realitetit “të shndritshëm socialist”, totalitarist. Noshta çensura nuk e kishte pikasur këtë gjah të majmë për të ta, por heshti, mbasi Spahiu në atë kohë shikohej si gazetar i besueshëm i regjimit dhe poet i shquar i realizmit socialist, por dy vargjet:
“ J a m a i që s’ k a m q e n ë / D o t ë j e m a i q ë n u k jam”,
bënë që të akuzohet prej Diktatorit të Madh si poet ekzistencialist nën ndikimin e Sartrit. Janë dy vargje poetikë shumëkuptimorë. Nga teksti dhe nënteksti nxirren kuptimësi të ndryshme. Njeri prej tyre mund të formulohet kësisoj: heroi liriko-dramatik akuzon të tashmen se e ka tjetërsuar, i ka dhunuar atë që ai ishte, ndaj me trimëri dhe guxim nuk e pranon pjesën e tjetërsuar brenda vetes: “Do të jem ai që nuk jam” rebelohet poeti, që do të thotë kërkon vetëveten e vërtetë të cilën e sheh në të ardhmen. Këto vargje me mendime filozofike të mishëruara poetikisht godisnin dhunën ndaj njeriut dhe poetit, tjetërsimin e tyre në njeri ideologjik, skllav, pa liri, pa personalitet, pa identitet.

* * *

Ndërsa në një poezi tjetër heroi lirik e shpreh më haptas, mungesën e lirisë, trishtimin e jetës dhe letragjinë e shpresën:

“Pemë dua të isha, /
të mbija ndanë lumit, /
të gjelbëronin shpresat, /
të binin fletët e trishtimit...”.


Poeti thërret: “...zogjtë të ikin në liri...të ikin...! ” Revolta që zjenë bredna vedit dinamikëzohet dhe me një hovëzim të paparë shpërthen nëpërmjet metaforash dhe gjuhës poetike tropologjike:

“Le të vijnë druvarët,
trungun le ta presin,
nën tokë
për rilindje,
rrënjët të mbesin.”


Poezia kumton se operacioni i së keqes duhet të jetë drastik, duke prerë trungun dhe duke ruajtur rrënjet thellë tokës pjellore që të rilindin filiza të rinj.

* * *

Si leitmotiv përsëriten vargjet “Jam ai që s’kam qenë, / Do të jem ai që nuk jam”. Vargjet përmbajnë kumtin e fuqishëm: e sotmja të mos jetë e shkuara dhe e ardhmja të mos jetë e sotmja. Semantika e poezisë dimensionohet, mezashet fuqizohen, censura tronditet. Por metaforat nuk e shpëtuan poetin, megjithëse diktatori kishte thënë se kam dëgjuar që është njeri i mirë, (në atë kohë përkthehej: njeriu ynë, i partisë) I shpëtoi burgut po jo persekutimit. Lëvizjet e poetit nga një punë në tjetrën, madje edhe të rëndomta, madje edhe në minierën e Valiasit. Censuruesit e ndiqnin, e survejonin. Ishte e madhe trysnia psikologjike në vetëdijen dhe lirinë krijuese, sa vërtetë ia nxinë jetën, siç thotë vargu i poezisë “Vija të bardha”. Falë mikut të tij Spiro Dedja në maje të piramidës, i cili guxoi dhe e shpëtoi kolegun poet, nga të këqijat më të mëdha që do t’i kanoseshin....! Urtakut do të thhoshte: mirë një mik se një çiflik,

7
Me gjithë se ia nxinë jetën, Spahiu nuk u mbyll në vetvete. Poeti i vërtetë kurrë nuk hesht, siç nuk heshti kurrë Xhevahir Spahiu. Ka shkruar poezi me art të klasit të parë për gëzimet e hidhërimet e njeriut; për jetën dhe vdekjen; për ëndrrat dhe shpresat; për bukuritë e natyrës, për malin e detin e erërat; për agun dhe perëndimin e diellit; për Skraparin, Malindin e Tomorrin, për Kosovën e اamërinë. Ndërnjet tyre herë-herë gjen edhe poezi entuziaste dhe euforike, ashtu siç është vetë poeti kur flet për Naimin, gjuhën shqipe, Baba Tomorrin dhe atdhetarizmin. Dhe personaliteteve poetike të kombit që ua ka thurur poezi ashyu siç di të bëjë ai. Herë-herë është edhe euforik dhe entuziast, që do ta konsideroja element pozitiv poetik; këtë frymë e ka në gene, Njeriu i mirë dhe poeti i talentuar Xhevahir Spahiu.

8
Në të njejtën kohë poeti shkroi edhe poezi që i kundërviheshin realitetit të kohës ku dominuese bëhet metafora e natës, sidomos në vitet ’80, siç dëshmojnë poezitë: “Njeriu pa emër”, “Fjala”, “Vjeshta e gjyqeve”, “Nisja pakthim”, “Koka ime çuditem me ty” etj. Metafora e natës është mjaft e përdorur në forma e versione të larmishme poetike. Kjo frymë poetike buron nga një revoltë e brendëshme sa personale aq dhe sociale e qytetare që e sfidonte frikën.

9
Po siç e nënvizova më lart, revolta e poetit jo gjithnjë është e orientuar në qasjen e duhur. Dy herë është larguar nga vetëvteja poetike në ngjarje e rrethana të jashtëzakonshme, ku vetëdija krijuese i është mjegulluar dhe errësuar sa poezia ka shpërthyer si dallgë rebele pa ditur se ku bie dhe kë godet. Kjo përceptohet nga teksti i disa poezive në “Udha 1” dhe “Udha 2”, ku në fokus janë në dy realitete: ai i fillimeve demokratike në vitet ’90 dhe realiteti tragjik në pranverën e zezonës së tmerrshme të 1997-tës.

* * *

ثshtë sa e çuditshme dhe absurde që poeti shikon vetëm natë dhe dëshpërim në fillimet demokratike kur po përmbysej diktatura më e egër komuniste e Lindjes. Citoj:

“Nata, çdo natë,
bujt shtëpive tona,
Nata pus i thellë, nata gisht në sy,
ose ndyshe dëshpërim;
gjysma qytetëse e pushtuar sonte,
gjysma tjetër nesër;
si ta ngushëlloj,
fytyrën e parruar të dëshpërimit të verbër?

(Nata e shiut të ngjethur, 1992)

ثshtë e pashpjegueshme si poeti që ka shpallur kredon poetike të ndryshimit të vetes dhe realitetit: që e sotmja të mos jetë e djeshme dhe e ardmja të mos jetë e sotme, të mos shehë as dritë, as shpresë gjatë përmysjes së diktaturës gjakatare komuniste. Vërtetë demokracia erdhi edhe me shkatërrime edhe me rrëmujë, por erdhi pa gjak. Ishte urrejtja më e madhe mbarëpopullore të cilën nuk e ka parë ky vend që u derdh mbi kolerën komunizëm. Shyqyr Zotit që nuk u shndërrua në një luftë të tmerrshme civile shqiptari kundër shqiptarit...ثshtë e pa deshifrueshme kjo gjendje psikologjike, hutimi dhe revolta absurde e poetit në këtë moment historik, kur duhej të ishte e kundërta, duartrokitja poetike për agimin mëngjesor të lirisë dhe demokracisë së brishtë të munguar.

10
Poetët që përjetojnë maksimalisht ngjarjet e mëdha tronditëse, janë kontigjente të kalimit në surealitet dhe absurd nga emocionet e mëdha dhe të pakontrolluara. Kjo i ka ndodhur edhe Spahiut. ثshtë një moment psikologjik, traumatik, haluçinat që as vete poeti nuk mud t’i japë një domethënie logjike natës që ai sheh dhe dëshpërimit që ndjen... Megjithatë në një shoqëri të hapur kritika nuk mund t’i kërkojë poetit pse e ka parë ashtu realitetin. ثshtë e drejta e tij ta përceptojë realitetin ashtu siç e sheh ai, kë quan ai të vërtetë; si t’i shpreh ndjenat e mendimet poetike?. E shoh të përveçëm edhe në këtë qasje të gabuar. Po, një zë i brendëshëm miku dhe kolegu në rrafshin e letrave, s’më le të qetë, më urdhëron të jem i sinqertë, me poetin idealist Xhevahir Spahiu, atdhetarin e flaktë si ai, poetin human si ai, i angazhuar të luftojë me pendë kundër padrejtësisë, varfërisë, dhunës si ai; poetin që lirinë ka kryefjalë (siç del nga teksti poetik i “Udha 1” dhe “Udha 2” ; i dashuruar me tokën, vendlindjen dhe njeriun e mirë; - pra, zëri i brendëshëm më thotë t’i kujtoj fjalët e Stendalit se në ngjarje e situara të jashtëzakonshme të papërballueshme “ zotërimi i durimit dhe frenimi i zemërimit të turbullt” do të ishin qasja e duhur. Heshtja meditative do të ishte akumulim për të gjetur rrugën e humbur.

* * *

Kjo nuk ndodhi as më 1997 me Xhevahir Spahiun. Pa ditur kush është fajtori e kush viktima, kush kish të drejtë e kush nuk kish të drejtë. Pa e ditur se ata që prisnin me tufa mimozash mbrojtësit e rendit kishin armë vrastare brenda tyre. Pa e ditur se kush ishte ndezësi i zjarrit midis policisë dhe turmave të dirigjuara apo të tërbuara e pakontroll e të tjera e të tjera, e shkrehu “armën” poetike mbi njerën palë, një qasje e gabuar për poetin e talentuar. Po, ja që edhe poetët gabojnë. Krejt ndryshe e përcepton realitetin dhe shpreh e shpreh poetikisht në poezitë ‘’Ballëpërballë” dhe ‘’Përçartje” ku poeti nuk merr përsipër gjykatësin, nuk e rikrijon situatën poetike sipas njëanshmërisë, por krismat e armëve midis vëllezërve shqiptarë i quan “përçartje të marrësh’’. Sipas meje i qortueshëm është arratisja nga vetvetja poetike e Spahiut në fillimviti 1990 dhe 1997, megjithëse janë raste të veçuara që nuk i kam gjetur në ndonjë poezi tjetër. Kjo qasje e gabuar poetike, nuk është përsëritur më, çka e lexoj si refuzim të poetit të shkruarit kësisoj.

11
Do të rikthehem përsëri te poezitë përfaqsuese të poetit, te vlerat e epërme të poezisë së tij që janë përcaktuese si poet i elitës poetike shqiptare. Xhevahir Spahiu është zë i veçantë poetik, origjinal dhe i spikatur. I p ë r v e ç ë m në kredon poetike “Jam ai që s’kam qenë, / Do të jem ai që nuk jam” që shpreh dialektikën e zhvillimit dhe ndryshimit të qenies qytetar e krijues, me një poezi që arrin nivel të lartë artistik dhe estetik, si te kjo poezi ku, këndon-vajton kurbetin, duke prekur mrekulloren, çuditoren dhe fantastiken:
“Atje tek ujët e zi, /
oi, nëna ime, oi, /
Fëmijët e Malit të Shenjtë, /
as libra, as bukë nuk kanë, /
as flasin, as qeshin, as qajnë, /
uria ka vetë uri, /
oi, o nëna ime, oi”

(Tej maleve, detrave dhe oqeaneve vjen zëri i kurbetliut M.P.):
“Jam larg e nuk mund të vij, /
oi, nëna imë, oi”.


Kjo klithmë poetike çan dhe gurin. Fantazi e jashtzakonshme, tablo dramatiko-tragjike, emocione të forta e të veçanta, gjithçka origjinale.
I përveçëm Spahiu edhe kur dashuron edhe kur urren; i përveçëm edhe në raportet e fjalës me lirinë dhe të bukuën. Lëvrimi i fjalës së bukur shqipe që në rrafshin burimor, në përzgjedhjen e saj dhe në futjen në marrëdhënie fjalësore të reja, kanë dimensionuar kuptimësitë e reja potente të fjalës së bukur. Të bukurën synon poeti si kredo poetiko-estetike në funksion të lirisë.

12
Si konkluzë:
Poezia e Xhevahir Spahiut është poezi elitare, aq sa të jep kënaqësi estetike aq dhe të bën të mendosh, të dialogosh me veten për të bukurën e të shëmtuarën, për të madhërishmen dhe të ultën, për lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën; të bën monologosh me veten, të dialogosh dhe të debatosh në distancë me këtë poet kompleks e unikal, me talent të fuqishëm dhe impresionues.. .
“Jam ai që s’kam qenë / Do të jem ai që nuk jam” ! që do të thotë: Unë jam Unë, XHEVAHIR SPAHIU!

Nga: Mexhit Prençi
20121004-prenci.JPG

 
Xhevahir Spahiu boton poezitë e fundit

Poeti i levizjes Xhevahir Spahiu e tejkaloi heshtjen. Nisi rrugëtimin dje vëllimi i poezive "Vetëtimë", i cili u promovua mes miqsh e kolegesh në orën 19.00 ne Kinema Millenium. Ai ndau dje me gjithë njerëzit e dashur heshtjen e pathënë, vargjet e patreguara, që i ka mbledhur kuptimin në një metaforë që i përmbledh të gjitha: syri i ujit. Në parathënie autori shkruan: "Syri i jetës, vetëtimeë Ndoshta atje, në atë shoqëri poeteëh, brenda meje nisi pagëzimi i kësaj përmbledhjeje me poezi të pabotuara. Amin".

****
A ka gjëkund ndonjë shitore
A ndonjë tezgë kot më kot,-
Te ble me ca qin darka qorre,
Jo bukë, po pak durim, o Zot?

***
Drurët
ëndërrojnë fluturimin,
po rrënjët
pranguar me dhe.
Në udhë të pamundura
Nisin
Zogjtë
ثndrra dhe Re.

Gazeta Shqiptare
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Xhevahir Spahiu

Jetoj Brenda Syve Të Tu

Jetoj brenda syve të tu,
në sytë e mi ti ke shtëpinë.
S’jemi vetvete
secili është tjetri.
Vera ime ka dy skaje:
njëri në pranverë, tjetri në vjeshtën tënde.
Ti hyn në të djeshmen time
humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën.
Unë hyj në të ardhmen tënde,
Humb rrugën si ai që në pyll s’ka kaluar asnjëherë.
Sa do doje të kishe në duar të djeshmen time!
Sa do të doja të kisha në duar të ardhmen tënde!
Kë të pyes? Cilin yll? Cilën kohë?
Për të djeshmen time ti mund të pyesësh një lumë,
dy lisa, një dem,
edhe varrin,
varrin e nënës.
Krejt e kotë.
T’i lëmë pyetjet. Pyetjet le të marrin një sy gjumë.
Sonte jemi vetëm e sotme.

######################################

Babai

Naten
kur bota fle
dhe deti pertyp pendimin per marrezite e dites
kur pulebardhat ne skajet e kujteses klithin
dhe yjet – sy qe s’mbyllin sy –
ne heshtje zene e fiket
del nga shushama
dhe shalon nje kale
shkel mbi asgjene
dhe qaset ne rrethina
S’eshte Kostandini i vetem. Eshte babai.

Askush s’e sheh dhe nuk e njeh askush.
Lidh kalin ne nje gardh me rreze hene
shkund balten dhe avitet ne driatare
prane gjumit te femijeve
Zgjat doren, i mbulon me nje velenxe
se shohin endrra dhe endrrat mund te ftohen

Nje lemsh me brenga befas ia ze fytin
po kollen mban
femijet mund te zgjohen
Sikur te ngrihen e t’i kerkojne buke: ai
prej kohesh i ka harrruar perrallat
Si heshtje del
merr udhen drejt baneses qe nuk ia ze askush
me sy i flet Karontit, pa u ndjere
mos pikelloje te vdekurit e tjere
Ah, shpirti i tij ia mbushi zgavrat e qiellit
vec trupi eshte atje
ne preher te nje nate te nendheshme
……………e vetmja nate pa yje
 
Redaktimi i fundit:

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Xhevahir Spahiu

Ora 6
Akrepat si dy krahë të hapur që presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as në 6 e një minutë
në 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unë isha me vetminë në 6 e tre minuta
në 6 e katër bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtës si dy pika uji
6 e shtatë, 6 e tetë, 6 e nëntë, 6 e dhjetë
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
në 6 e pesëmbëdhjetë
hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit
akrepat u thyen si dy krahë të një zogu
që s'ekziston
Unë mora pikëllimin për dore
dhe ika
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Xhevahir Spahiu

Viti i Xhevahir Spahiut, vepra e
poetit dhe intervista e munguar
Me Spahiun në 70-vjetorin e lindjes



Trupi i tij duket si një shtatore e gjallë, që ecën me një ritëm valltari rebel rrugëve të Tiranës. Koka lart. Buzëqeshja që na fal e bën të duket si një pikturë e çmuar. ثshtë e njëjta buzëqeshje e Xhevahir Spahiut që na ka dhënë edhe më parë. Sëmundja s’ia ka ndryshuar dot. Vështrimi krenar. As syrit shigjetar, sëmundja s’ia ka dalë ta mroli.

Më 1 mars 2015 Xhevair Spahiu mbush 70-vjeç. ثshtë fat që poetin e kemi midis nesh, e kemi gjallë. Poeti i përqafon miqtë me atë dashuri dhe dhemshuri për të cilën të merr akoma më shumë malli. As te burimi i dashurisë së tij sëmundja nuk depërtoi dot.
160624.jpg
Xhevahir Spahiu ka pësuar një ishemi cerebrale para pak vitesh, por sikur të mos e vuante aq shumë brengën që kujtesa s’e lejon të shkruajë deri në fund vargun e ri të një poezie, do të ndjehej plotësisht i shëruar.

Në këtë 70-vjetor gjithë ngurim e vetëdijësim se kujtesa e tij mund ta lërë në baltë, refuzon intervistën për gazetarin. S’ka gazetar që të mos e pëlqejë atë. Ka qenë një eskluzivitet gjithëherës çdo intervistë e tij. E gazetari mezi pret një intervistë, përpiqet ta bindë se duket shumë mirë, se flet mirë. Ai Xhevahir Spahiu i çiltër, duke picërruar sytë mendueshëm, ku sapo i duket në fytyrë një refleks lumturie thotë: “Ndihem mirë vërtetë, kam fat që kam djalin mjek dhe më ka ndihmuar shumë.

Por s’flas dot, s’mund të flas”. E meqë s’e kemi dot intervistën e tij në këtë 70-vjetor, kemi poezinë. Në rrethet letrare dhe akademike Xhevahir Spahiu është poeti më i dashur, “është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria”, thotë Dritëro Agolli. Duket se kanë vendosur që këtë 70-vjetor t’ia dedikojnë atij. Janë bërë disa projekte që do vijnë hap pas hapi, jo vetëm në ditën e lindjes së poetit. Ky vit do të quhet viti i Xhevahir Spahiut. Kanë nisur aktivitetet.

Për 70-vjetorin sapo është ribotuar vëllimi poetik “Udha” i botuar në 2005-n. Ky ribotim ka edhe disa poezi shtesë të vëllimit të tij më të fundit “Vetëtimë”, botuar nga shtëpia botuese “Poeteka”. I kemi disa nga këto poezi, të cilat edhe kur rilexohen, duken aq të bukura e natyrale, si të bëra nga dora e një krijuesi të përjetshëm.

Të hënën më 2 mars Akademia e Shkencave do të organizojë një takim me shkrimtarin paradite. Ndërsa “Poeteka” do të organizojë në sallën e Teatrit të Metropolit aktivitetin “Ora poetike” në orën 19.00. Ndërkohë gazeta disa poezi të vëllimit “Vetëtimë” dhe ccfarë kanë thënë personalitetet për poetin ia përcjellë lexuesit në vend të intervistës së munguar të 70-vjetorit të lindjes së poetit.

Kush është Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu u lind më 1 mars 1945 në fshatin Malind të Skraparit. Diplomohet në vitin 1967 për letërsi në Universitetin e Tiranës. Që nga ky vit e deri më sot ai ka punuar si gazetar, mësues, botues, skenarist. I cilësuar si një nga poetët në zë shqiptarë të dalë në vitet '70, Spahiu ka botuar një sërë vëllimesh poetike si "Ti qytet i dashur (1973)", "Vdekje e perëndive (1977)", "Dyer dhe zemra të hapura (1978)", "Poezia shqipe (1990)", "Kohë e krisur (1991)"etj. Së fundi është botuar vepra e tij e zgjedhur, krijimet më të mira ndërmjet viteve 1965-2000.

Janë dy vëllime me të njëjtin titull, "Udha". Viti 1993 e gjen Spahiun sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, struktura bazë e organizimit dhe orientimit të artistëve në 45 vite të regjimit. Shumë shpejt ai emërohet kreu i kësaj strukture, funksion të cilin e kryen deri në vitin 1998. Ndërsa Akademia e Shkencave gjatë zgjedhjeve të saj të fundit e vlerësoi Spahiun duke e bërë anëtar të saj.

Vlerësime për poetin Xhevahir Spahiu

“Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.”
Dritëro Agolli

“Talenti i tij poetik luksoz e identiteti krijues i pakrahasueshëm, bashkon rreth vetes tematikën me një përsosmëri të vazhdueshme të gjykimit të tij...”
Ante Popovski
Shkup, 1998

“Energjiku Xhevahir Spahiu nuk është poet-murg dhomash të mbyllura apo i një vetmie të humbur në mendime. Poezia e Xhevahir Spahiut, e këtij “enfant terrible” të letërsisë shqiptare është e fuqishme dhe solide, por njëkohësisht është poezi e ngjyrimeve dhe shkallëzimeve kuptimore.”
Robert Elsie (Historia e letërsisë shqiptare, Nju Jork 1995)

“Me kalimin e viteve, Xhevahir Spahiu është shndërruar gjithmonë e më shumë në një poet të brendshëm, nga ai lloj i veçantë krijuesi që ujërat dhe dallgët e të folurës së përditshme i kthen në dritë poezish. I ngjashëm, por jo krejt njëlloj, me atë që mbështet veshin pas tokës për të dalluar lëkundjet, ky poet mbërthen kryet pas gjoksit, në përgjim të ndjenjës njerëzore. Mes tyre ai ka veçuar gjithmonë njërën - Dashurinë, e cila te ky poet nuk është e vetme dhe njëfarëshe.

Prej formave të pafundme të dashurisë, poezia e Xhevahir Spahiut shndërrohet në joshje, që nxit dhe grish. Poeti, njëlloj si në fillesën e marrëdhënies, gjen vendin në botë. Poezia rifiton vlerën e harruar. Ajo mund të ndihmojë sërish.

Dikush kapërcen vetminë. Dikush gjen fjalën e duhur mes fjalëve të humbura. Një tjetër mban mend vargje të kthjellët, të fuqishëm, plot tingull dhe kuptim, ashtu siç i ndeshim në poezinë e Xhevahir Spahiut. Falë origjinalitetit, kjo poezi na shtyn të besojmë se ç’ishte e poetit është bërë tashmë dritë brenda atij që lexon apo mban vesh ato fjalë.”

Arian Leka, poet e shkrimtar

/ shqiptarja.com /
 

Attachments

  • 160624.jpg
    160624.jpg
    23.1 KB · Shikime: 0
  • 160624.jpg
    160624.jpg
    15.2 KB · Shikime: 0

Behgjeti

Anëtar i Respektuar
Xhevahir Spahiu

Nata e Vitit të Ri

O zemra ime, o vetmi,
të pimë sonte, gjithsesi.
Një mall, një dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne.
Pas muresh kokë më kokë kurthojnë
harrimin e harrimit tonë.
Po qoftë në Dajt a Monparnas
një shishe vere të ndjek pas.
Sa vlen një gllenjkë e saj nuk vlen
as fama, as froni që shkëlqen.
E tha s’e tha Omar Khajami,
stacioni i fundit: Varri i Bamit.
O zemra ime, o vetmi
të pimë sonte, gjithsesi..
 
Redaktimi i fundit:

Behgjeti

Anëtar i Respektuar
Xhevahir Spahiu

Dreri

Qëlloi mbi drerin
Dhe i mori brirët.

Kaukazi në zi.

Brirët si duar
Mblidhnin yje.

Në pyje
Një pyetje sëpatash
Si jehonë
Pezull rri:

Qëlloi mbi drerin
A mbi veten e tij?




 

Behgjeti

Anëtar i Respektuar
Xhevahir Spahiu

Ferrparajsa

Pa pikë pezmi vdes qysh nesër
po fundja fatit pse t’ia prish
Pushtoma shpirtin, verë e vjetër
më lidh me pranga perëndish

Shkëlqen parajsa përmatanë
s’ka ferr e terr e tmerr pa fre
Se nga të gjithë që shkuan e vanë
asnjë s’u kthye prapë mbi dhe

Por çfarë mërzie e përzishme
rrafshirë e botës n’amëshim
Pa pabesi të befasishme
pa një përplasje, një tundim

M’u ndiz ne deje zjarr i parë
me prush e afsh më përkëdhel
Një mijë demonë ta heqin zvarrë
i zmbraps ky dufi yt rebel

Me yjet flet kur pret vetëm
në ferrparajsa gjithësish
Plugoma shpirtin, verë e vjetër
të thyej pranga perëndish
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Të mbaj në duar, dashuria ime… Xhevahir Spahiu sot 73 vjeç

xhevo-768x721.jpg


“Të mbaj në duar, dashuria ime/ Krijesë prej qelqi/ me shkëndijime yjesh/ Kam frikë/Kam frikë se mos më bie dhe/ thyhesh”. I veshur me pardesynë e bardhë, syzet që i dalloheshin në portretin që e jep imtësisht atë lidhjen e tij të thellë me letrat, e shihje gjithnjë me një libër në dorë në barin e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Kjo godinë që deri pak muaj më parë ishte shndërruar në Ministrinë e Kulturës, mban një pjesë të mirë të jetës jo vetëm të Xhevahir Spahiut, por të një plejade të tërë shkrimtarësh dhe poetësh që krijimtarinë e tyre nisën ta shkruanin pas viteve ’60.

Pas viteve ’90-të, bari në oborrin e kësaj godine nuk e kishte humbur ende atë ankthin e së shkuarës. Ndërtesa nga jashtë të jepte të njëjtën ndjesi që u kishte thënë për gati gjysmëshekulli shkrimtarëve dhe artistëve, që e shihnin atë si tempullin që do të certifikonte përgjithmonë krijimtarinë e tyre. Në bar, bisedat e së shkuarës vazhdonin të ndiheshin nga një tavolinë në tjetrën, përplasje miqsh, inate të vjetra dhe dëshirë për ta pushtuar atë godinë që dalëngadalë po shuhej përgjithmonë.

Në këtë atmosferë dualizimi me të shkuarën, poeti shfaqej i heshtur, me poezitë e tij gjithnjë në xhep, dhe pasionin për të mbështetur çdo të ri që donte të ecte në rrugën e letrave. Poeti e dinte se gjithë ajo histori, që shpesh mund ta kishte trazuar brenda asaj ndërtese do të mbetej përgjithmonë tek ai, si pjesë e një rrugëtimi historik, që ai bashkë me të tjerë bënë në letrat shqipe para viteve ’90.

Xhevahir Spahiu ngjiti shkallët e ish-Lidhjes për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i saj në vitin 1993, gati 23 vjet pas botimit të librit të tij të parë me poezi “Mëngjes sirenash”. Të qenët i talentuar, dhe një poet lirik do t’i kushtonte jo pak djaloshit të ri nga Skrapari, të cilit do t’i hiqej disa herë e drejta e botimit, për frymë antikonformiste. Pas botimit të vëllimit të dytë me poezi “Ti qytet i dashur” më vitin 1973, ai nuk do të botonte për katër vjet rresht, për t’u rikthyer me një libër metaforik si “Vdekja e perëndive” më 1977.

Të trazuara do të ishin dhe fillimi i viteve ’90-të për Spahiun, që vazhdonte ta shihte poezinë të shkëputur nga sistemi. Ai donte të shkruante atë ndjenjë që endej brenda tij, sa herë vesa e mëngjesit, apo mbrëmja i kujtonte një orë të bukur lumturie. Pas përfundimit të studimeve për letërsi, ai nis punën si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, por shpirti antikonformist i poetit do ta bënte të jetonte shumë pak në një punë të tillë. Pas ndërtesës së “Zërit të Popullit” atë e pret puna në minierën e Valiasit. E njëjta gjë ndodh dhe me rikthimin sërish në Tiranë për të punuar në revistën “Nëntori”.

Vetëm pak kohë më pas e heqin sërish për ta çuar mësues të thjeshtë në shkollat e natës. Poeti nuk po mundte ta kuptonte fijen e hollë që ndante vargjet e tij nga ideologjia. Dhe kur këtë të fundit përpiqej ta fuste në to, sërish poezitë ishin tepër të ndjera. Ai u kthye në një model të të pabindurit ndaj sistemit, gjë të cilën e pagoi me jetën e tij gjithnjë në ndryshim. Por kjo nuk e ndali penën e tij. Ndaj kur pas viteve ’90, ai u emërua si sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve e deshi këtë punë po aq sa vargjet. Nga Valiasi ai e kishte parë gjithnjë Lidhjen si tempullin e vërtetë të vargjeve.

Dhe e tillë ishte ajo në sistemin e kaluar, pavarësisht kontekstit politik mbi të cilin funksiononte. Në vitin 1998 Spahiu do të ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, detyrë që e mbajti deri në vitin 2001, viti i cili shënoi dhe rrugën drejt një rënie përfundimtare të rolit të këtij institucioni, që do të ndodhte disa vite më vonë. Gjatë kohës në krye të Lidhjes, ai u përpoq të mbante në të njëjtin standard gazetën historike letrare në vend “Drita”. Me një politikë më të hapur ndaj krijuesve që për vite me radhë u ishte mohuar botimi në këtë organ, Spahiu krijoi një model tjetër të “Dritës”.

Në vitin 2002, Spahiu punoi si këshilltar në Ministrinë e Kulturës, më vitin 2003-2006 do të ishte këshilltar i jashtëm për kulturën i Presidentit të Republikës. Prej vitit 2005 do të ishte anëtar i Akademisë së Shkencave. Të qenët i ndjeshëm ndaj çështjeve politike shoqërore që po kalonte vendi, Spahiu ofroi kontributin e tij në çështjet e kulturës, çështje që i njihte aq mirë.

Por poezia, ishte ajo që ecte gjithnjë bri tij, për t’u shndërruar në varg sapo merrte stilolapsin dhe shkruante mbi letër. Në vitin 2005 ai botoi përmbledhjen poetike “Udha”. Vargje po aq të ndjera sa vite më parë, duke ruajtur atë kontinuitetin e një poeti të pandryshuar. Me një karrierë gati 40-vjeçare në letrat shqipe, Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që i kanë ardhur vendit në fund të këtij shekulli. Me jetën e thjeshtë që çdo artist ka në këtë vend, ai qëndroi gjithnjë modest përballë asaj çfarë vërtet përfaqësonte.

“Eja të vdesim, e dashur/ shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti/ a s’e dëgjove në TV si kryelajm?/ Eja të vdesim/ e dashur/ s’ka rëndësi në rron si rob a zot/ arkivoli është gati/ dy metra vend gjithashtu/ makinë e funeralit/ kurora me lule artificiale: të kuqe, të bardha, blu/ Eja të vdesim, e dashur/ ç’na duhet kjo jetë/e rëndësishme është të vdesësh si zotni/ mbylle TV-në/ të vdesim qysh tani”, shkruan ai në një poezi të viteve të fundit. Vargje ku ndihet shqetësimi i tij për brerjen morale të shoqërisë vitet e fundit.

“Do të vdes/ do të vdes i mbytur në borxhe/ s’është asgjë mbytja në lum a në dhomat e gazit/ I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin/ i kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën/ i kam borxhe dashurisë që ia vodha të dielën/ i kam borxhe krimit që s’i vura emër/ Do të vdes…”, shkruante ai në një tjetër poezi vitet e fundit.

Përmes vargjeve, poetët parandiejnë të ardhmen dhe nëse lexon vargjet e Spahiut duket sikur ai ka parandier një përballje të fortë mes tij dhe vdekjes, përballje që duket se e ka fituar. Disa vite më parë, ai kaloi një periudhë të vështirë me shëndetin. Kjo gjë e ka bërë më të heshtur, por nuk ka mundur ta largojë nga e shkruara, ajo që gjithnjë ka dashur më shumë. Sot është 73 vjetori i lindjes së tij. Një përvjetor i rëndësishëm për letrat shqipe, që nuk mjaftojnë disa shkrime për të vlerësuar kontributin e tij në historinë tonë letrare.

“Tani që jam gjallë, vjen poezia tek unë, nesër kur s’do të jem, do të shkoj unë te poezia ime. Nëse kam bërë diçka, nëse nga dhjetë marrëzira, që thotë njeriu brenda ditës, kam thënë një fjalë të mirë, kjo nuk është pak, ka të tjerë që mendojnë apo pandehin se nga dhjetë fjalë që thonë, njëzet i kanë të përndritura”, do të shprehej poeti në një intervistë disa vite më parë. Dje “Poeteka” e kujtoi përmes një mbrëmje në Teatrin e Metropolit poetin, po kështu dhe Akademia e Shkencave. Bashkë me orën me poezi kushtuar poetit, u prezantua dhe 50 vjet krijimtari e tij e përzgjedhur në dy vëllime.

Dy librat janë quajtur “UDHA I” dhe “UDHA II”, dhe janë botim i plotësuar me krijimtari të re, me shënime të rëndësishme bibliofilike për jetëshkrimin e autorit dhe fatin e veprës së tij, të tilla si ai që lidhet me poezinë “Jetë”, e cila u botua për herë të parë në revistën “Nëntori”, ku gjejmë këtë shënim: “Më 9 janar 1973, kreu i atëhershëm i shtetit, e kritikoi publikisht autorin e poezisë për ndikime nga filozofia ekzistencialiste e Sartrit. Kjo e detyroi poetin ta tërheqë dorëshkrimin e librit -“Bota ku eci” – i cili u botua pas pesë vjetësh, i plotësuar pa poezinë në fjalë”.

Një ndër shënimet me interes është edhe ai që bën fjalë për vëllimin poetik “Zgjimi i thellësive”, të cilit iu ndalua shpërndarja, u hoq nga qarkullimi dhe u bë karton. Të tilla shënime nuk janë dokumente për të plotësuar kujtesën apo kërshërinë e lexuesit, por vihen gjithashtu në shërbim të një historiografie më të vëmendshme në interpretime ndaj fakteve letrare. Mbajtja e shënimeve ka qenë një ves i bukur për poetin, po aq sa dhe hedhja në letër e vargjeve.

Sot ato janë dëshmi e një kohe që poeti me shpirtin e tillë s’mund ta gjykojë, por thjesht na lë ta vëzhgojmë me gjuhën e shënimeve. Pas viteve ’90 poezia e Spahiut është botuar në gjuhë të ndryshme. Në tetor 2011, në Francë u përurua poezia e Xhevahir Spahiut me vëllimin “Lëshoje drerin, Artemidë”. Spahiu mban urdhrin “Mjeshtër i madh” dhënë nga Presidenti i Republikës, Tiranë 2005; Urdhri “Naim Frashëri” klasi II, 1982, Medalja “Naim Frashëri”, 1972 Medalja e Punës, 1974.


gazeta-Shqip.com)
 
Top