Xhirimi i papublikuar më parë i bombardimit të tmerrshëm të Nagasakit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Sulmi me bombë atomike i qytetit japonez të Nagasakit ka ndodhur më 9 gusht 1945. Xhirimi, deri tash i papublikuar i kësaj tragjedie, tregon përgatitjet për sulm, e pastaj shfaqet momenti i eksplodimit nga një kënd deri tash i paparë. Videoja nuk ka ton, por tregon rrëfimin e vrasjes së mbi 100 mijë njerëzve.

Japonia në Luftën e Dytë Botërore ishte aleate e Gjermanisë naziste dhe Italisë fashiste. Në vitin 1945, në maj, Gjermania kapitulloi, por Lufta e Paqësorit ende vazhdoi.

Bombardimi u krye me vendimin e presidentit i SHBA-ve, Harry Truman. Urdhrat i zbatuan bombarduesit amerikanë. Kjo ishte hera e parë në histori që u përdorën armët bërthamore në luftë.
hiro_559832.jpg

Ky akt edhe sot është kontrovers, edhe pse me këtë akt mbaroi Lufta e Dytë Botërore që solli dhjetëra milionë viktima, transmeton Telegrafi.

Bomba e parë u hodh në Hiroshimë më 6 gusht 1945. Efektet ishin të tmerrshme: mijëra të vdekur nga shpërthimi dhe valët e ngrohta. Por, më e keqja vinte pastaj: dhjetëra mijëra persona tjerë u shuan me vdekje të ngadalshme të shkaktuar nga rrezatimi.

Por, kjo nuk mjaftoi që të gjunjëzohet Japonia. Në Nagasaki më 9 gusht 1945, në ora 11:02, hidhet bomba atomike që në çast vret 39 mijë njerëz. 75 mijë të tjerë besohet se kanë vdekur më vonë nga rrezatimi.

Pikat e shiut të zi që bien kanë bartur rrezatimin që merr edhe më shumë jetë. Shumë të mbijetuar vdesin më vonë, apo ndoshta vdesin edhe sot nga pasojat e rrezatimit, si kanceri dhe leukemia. Prandaj, ende nuk dihet saktë numri i viktimave të hedhjes së bombës atomike..B.tema.
 

iLirjam

Antar i fv.al
Titulli: Xhirimi i papublikuar më parë i bombardimit të tmerrshëm të Nagasakit

A kan edhe ni fotografi e ni anije Gjermane ne faqen qe e ke marr ket lajm,,po nuk e paske qit,
me gjith ata,,un e kam lexu ne wikiliks kete ngjarje,,
pergjithsisht aty ku ushtrohet dhun mbi popullsin e pa fajshme,,mesojm se keto kan qen predha terroristash,,
te pakten keshtu e spjegon ky versioni ne wikiliks,,
kaq per temen,,se tash desha me e kthy ne personale me ty,

"Ahmeti kur ka dal per her te par ne han,,esht detyruar te pohoj se ska Zot tjeter pos Bruslit!
 
Top